Samsung ME71A Owner's Instructions & Cooking Manual page 75

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 127
PARALAJMËRIM: Lërini fëmijët ta përdorin
furrën të pambikëqyrur vetëm nëse u janë dhënë
udhëzimet e duhura, në mënyrë që fëmija të jetë në
gjendje ta përdorë furrën në mënyrë të sigurt dhe
të kuptojë rreziqet nga mospërdorimi në mënyrën e
duhur.
PARALAJMËRIM: Kjo pajisje mund të përdoret
nga fëmijët mbi 8 vjeç dhe nga personat me aftësi
të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose
me mangësi në përvojë dhe njohuri nëse janë të
mbikëqyrur ose nëse u jepen udhëzime lidhur me
përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe
nëse i kuptojnë rreziqet që u kanosen. Fëmijët
nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhen
nga fëmijët me përjashtim të rasteve kur ata janë 8
vjeç e sipër dhe të mbikëqyrur.
Përdorni vetëm enët që janë të përshtatshme për
përdorim në furrën me mikrovalë.
Kur nxehni ushqim në enë prej plastike ose letre,
hidhini një sy furrës, pasi ekziston mundësia e
marrjes flakë.
ME71A-BOL_DE68-03794C-01_SQ.indd 3
Furra me mikrovalë është parashikuar për ngrohjen
e ushqimeve dhe të pijeve. Tharja e ushqimeve ose
e veshjeve dhe ngrohja e jastëkëve me korrent,
shapkave, sfungjerëve, rrobave të lagura dhe të
ngjashme me këto mund të çojë në rrezik lëndimi,
marrjeje flakë ose zjarri.
Nëse del tym, fikeni ose hiqeni pajisjen nga priza
dhe mbajeni derën të mbyllur, për të shuar flakët.
PARALAJMËRIM: Ngrohja me mikrovalë e pijeve
mund të rezultojë në vlim shpërthyes të vonuar,
prandaj duhet treguar kujdes kur të mbani enën.
PARALAJMËRIM: Përmbajtjet e biberonëve dhe
vazot me ushqim për bebet, duhet të trazohen dhe
të tunden si dhe të kontrollohet temperatura para
se të konsumohen, për të shmangur djegiet.
Vezët e paqëruara dhe vezët e ziera shumë nuk
duhet të nxehen në furrë me mikrovalë pasi mund
të shpërthejnë, edhe pasi të ketë ndaluar nxehja e
mikrovalës.
Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe duhet të
hiqen mbetjet e ushqimeve.
Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të
prishë sipërfaqen, gjë që mund të ndikojë për keq
në jetëgjatësinë e pajisjes si dhe mund të shkaktojë
një situatë të rrezikshme.
3
2013-08-02
3:29:42

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents