Bosch TR2000 Series Installation And Operating Instructions Manual page 74

Hide thumbs Also See for TR2000 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 7
Pastrimi
PARALAJMËRIM:
Rrezik goditjeje elektrike!
Nëse ndodh avari fikni menjëherë furnizimin nga rrjeti elektrik.
• Mbyllni menjëherë furnizimin me ujë të ftohtë në pajisje nëse
ajorrjedh.
5.1
Njohja me pajisjen tuaj
Bojleri me qarkullim të vazhdueshëm e ngroh ujin ndërsa ai kalon përmes
pajisjes. Pajisja konsumon energji vetëm gjatë kësaj periudhe.
Elementet e funksionimit (D)
Bojleri me qarkullim të vazhdueshëm ka dy cilësime ngrohjeje:
eco
Cilësimi ekonomik – dy të tretat e fuqisë
comfort
Cilësimi intensiv – fuqi e plotë
Cilësimi eco është ideal për:
▶ Lavamanin e duarve
▶ Dushin
▶ Bidenë
Cilësimi comfort përdoret në kombinim me një mishelator me kontroll
termostatik, për temperatura të larta ose për volume të larta uji,
p.sh. për
▶ Larjen e enëve
▶ Pastrim
▶ Vaskën
5.2
Përdorimi i pajisjes
Hapni rubinetin nga uji i ngrohtë (Fig. 7,E)
Bojleri me qarkullim të vazhdueshëm ndizet dhe ngroh ujin kur hapet
rubineti nga uji i ngrohtë (Fig. 7, E 1).
Ai fiket sërish kur rubineti mbyllet.
KËSHILLË:
Shënime: (nuk aplikohen përTR2000 12B...)
Kur rubineti i ujit hapet vetëm pak, bojleri me qarkullim të vazhdueshëm
do të funksionojë në gjysmë fuqi në të dyja cilësimet e parazgjedhura
(eco, comfort). Kur rubineti i ujit hapet plotësisht, pajisja do të
funksionojë me fuqinë e plotë të parazgjedhur.
Rritja e temperaturës së ujit (E)
Mbylleni lehtë rubinetin e ujit të ngrohtë (Fig. E, 2.).
Ulja e temperaturës së ujit (E)
Hapni rubinetin nga uji i ftohtë (Fig. E, 3.).
5.2.1
Ndezja pas një ndërprerjeje të ujit
• Shkëputeni pajisjen nga furnizimi me energji elektrike (hiqni
siguresat nga kutia e siguresave).
• Hapni rubinetin nga uji i ngrohtë deri sa ajri të dalë nga tubi.
• Vendosni sërish siguresat.
Pajisja është gati për përdorim.
5.2.2
Kursimi i energjisë
Përdorni cilësimin „eco" sa herë që është e mundur.
Për lavamanin e duarve: Hapni valvulën e qoshes aq sa nevojitet për të
ndezur cilësimin e nxehtësisë së ulët.
74
5.2.3
Përdorimi gjatë dimrit
KËSHILLË:
Shënim: Gjatë dimrit mund të ndodhë që temperatura e ujit të ulet dhe
nuk arrihet më temperatura e dëshiruar e ujit në dalje.
• Për të kompensuar këtë ulje të temperaturës, ulni sasinë e ujit në
rubinet derisa të arrihet temperatura e dëshiruar e ujit.
6
Pastrimi
Thjesht fshijeni pajisjen me një leckë të njomë.
Mos përdorni për pastrim materiale acide ose gërryese.
KËSHILLË:
Shënime: Normalisht nuk ka nevojë të pastroni çmërsin te pajisja.
Megjithatë, ujërat jashtëzakonisht të forta dhe qarkullimet e shpeshta të
ujit shumë të nxehtë mund të bëjnë që pajisja të grumbullojë çmërs. Në
këtë rast, kontaktoni me shërbimin tonë të klientit.
7
Shërbimi i klientit
Nëse telefononi shërbimin e klientit për asistencë, specifikoni numrin
serial BOSCH (SNR/TTNR) të pajisjes.
Këta numra gjenden në pjesën e brendshme të kapakut të panelit të
kontrollit të bojlerit me qarkullim të vazhdueshëm.
TR2000 | TR2000R – 6 720 876 014 (2019/04)

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents