Download Print this page

Shërbimi I Informimit - Carrier 38QUS014DS2 Series Installation Manual

Multi system air conditioner multi system air conditioner
Hide thumbs Also See for 38QUS014DS2 Series:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
11. SHËRBIMI I INFORMIMIT
11.1 KONTROLLET NË ZONË
Përpara se të nisni punën në sisteme që përmbajnë agjentë të ndezshëm ftohës, nevojiten kontrolle sigurie
për të garantuar minimizimin e rrezikut të ndezjes. Për riparimin e sistemit të ftohjes, duhen ndjekur masat e
mëposhtme paraprake përpara kryerjes së punimeve në sistem.
11.2 PROCEDURA E PUNËS
Punimet duhen kryer me procedura të kontrolluara për të minimizuar rrezikun e pranisë së gazeve apo të
avujve të ndezshëm gjatë kryerjes së punimeve.
11.3 ZONA E PËRGJITHSHME E PUNËS
I gjithë stafi i mirëmbajtjes dhe persona të tjerë që punojnë në terren duhet të marrin udhëzime për natyrën
e punës që po kryhet. Duhet të evitohen punimet në hapësira të ngushta. Zona përreth hapësirës së
punimeve duhet të veçohet. Sigurohuni që kushtet brenda zonës të jenë të sigurta duke pasur nën kontroll
materialet e ndezshme.
11.4 KONTROLLI PËR PRANINË E AGJENTIT FTOHËS
Zona duhet të kontrollohet me një detektor të përshtatshëm të agjentit ftohës përpara dhe gjatë punimeve,
për të garantuar që tekniku të jetë në dijeni të atmosferave potencialisht të ndezshme. Sigurohuni që pajisjet
e përdorura për diktimin e rrjedhjeve të jenë të përshtatshme për përdorim me agjentë të ndezshëm ftohës,
p.sh. pa shkëndija, me izolimin e duhur ose që janë vetë të parrezikshme.
11.5 PRANIA E FIKËSIT TË ZJARRIT
Nëse kryhen punime në të nxehtë mbi pajisjet e ftohjes ose në pjesë të tjera përkatëse, duhet të mbani
pranë mjetet e duhura zjarrfikëse. Pranë zonës së mbushjes mbani një fikës zjarri me CO
ose me pluhur të
2
thatë.
11.6 ASNJË BURIM NDEZJEJE
Askush që kryen punime që prekin sistemin e ftohjes dhe që mund të përfshijë ekspozimin e ndonjë
tubacioni që përmban apo ka pasur më herët agjent të ndezshëm ftohës nuk duhet të lejohet t'i përdorë
burimet e ndezjes në mënyrë të atillë që mund të shkaktojë rrezik zjarri apo shpërthimi. Të gjitha burimet e
mundshme të ndezjes, duke përfshirë tymosjen e cigareve, duhet të jenë sa më larg nga vendi i instalimit,
riparimit, heqjes dhe hedhjes, në të cilin mund të çlirohet agjenti i ndezshëm ftohës në hapësirën përreth.
Përpara se të kryhen punimet, zona përreth pajisjes duhet të inspektohet për t'u siguruar që të mos ketë
rreziqe zjarri apo ndezjeje. Duhet të afishohen tabelat "NDALOHET DUHANI".
11.7 ZONA E AJROSUR
Sigurohuni që zona të jetë në vend të hapur dhe që të ajroset mirë përpara se të ndërhyhet në sistem ose të
kryhet ndonjë punim në të nxehtë. Njëfarë ajrosjeje duhet të vazhdojë gjatë periudhës që kryhet puna. Ajrosja
duhet të shpërndajë në formë të sigurt agjentin e çliruar ftohës dhe mundësisht ta nxjerrë jashtë në atmosferë.
11.8 KONTROLLET NË PAJISJET FTOHËSE
Në rastet ku ndërrohen komponentët elektrikë, këta të fundit duhet të jenë të përshtatshëm për qëllimin dhe
të kenë specifikimin e duhur. Udhëzimet e prodhuesit për mirëmbajtjen dhe shërbimin duhen ndjekur në çdo
kohë. Nëse keni dyshime, konsultohuni me departamentin teknik të prodhuesit për asistencë. Duhen kryer
kontrollet e mëposhtme në instalimet që përdorin agjentë të ndezshëm ftohës:
SQ-24

Hide quick links:

Advertisement

loading