Download Print this page

Nxjerrja E Ajrit; Udhëzimet Për Nxjerrjen E Ajrit - Carrier 38QUS014DS2 Series Installation Manual

Multi system air conditioner multi system air conditioner
Hide thumbs Also See for 38QUS014DS2 Series:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

8. NXJERRJA E AJRIT

8.1 Masat paraprake të sigurisë
KUJDES
• Përdorni një pompë vakuumi me fuqi kolektori
më të ulët se -0,1 MPa dhe me kapacitet shkarkimi
të ajrit mbi 40 L/min.
• Njësia e jashtme nuk ka nevojë për vakuum.
MOS i hapni valvulat e bllokimit të gazit dhe lëngut
të njësisë së jashtme.
• Sigurohuni që pas 2 orësh, matësi shumëshkallësh
të tregojë -0,1 MPa ose më pak. Nëse pas tre orësh
vlera që kolektori tregon është akoma nën -0,1 MPa,
kontrolloni nëse ka rrjedhje gazi ose ujë brenda tubit.
Nëse nuk ka rrjedhje, përsëritni zbrazjen për 1 ose 2
orë.
• MOS përdorni gaz ftohës për të zbrazur sistemin.
8.2 Udhëzimet për nxjerrjen e ajrit
Përpara se të përdorni një manometër
mbipresioni dhe një pompë vakuumi, lexoni
manualet e tyre të përdorimit për t'u siguruar
se dini si t'i përdorni ato.
Matësi i mbipresionit
Matësi i përbërë
-76 cmHg
Valvul për presionin e ulët
Zorra e ngarkimit
Valvul për presionin e ulët
Fig. 8.1
1. Lidhni zorrën e ngarkimit të manometrit të mbipresionit
me folenë e shërbimit të valvulës me presion të ulët
të njësisë së jashtme.
2. Lidhni zorrën e ngarkimit të manometrit të mbipresionit
me pompën e vakuumit.
3. Hapni pjesën me presion të ulët të manometrit
të mbipresionit. Mbani të mbyllur pjesën e presionit
të lartë.
4. Ndizni pompën e vakuumit për të zbrazur sistemin.
5. Përdorni vakuumin për të paktën 15 minuta, derisa
matësi shumëshkallësh të tregojë -76 cmHG
(-1x105 Pa).
6. Mbyllni valvulën me presion të ulët të manometrit
të mbipresionit dhe fikni pompën e vakuumit.
7. Prisni 5 minuta, pastaj kontrolloni nëse ka pasur
ndryshim të presionit në sistem.
Manometër
Valvul për presionin e lartë
Zorra e ngarkimit
Pompa me vakuum
SHËNIM: Nëse nuk ka ndryshime të presionit,
zhvidhosni kapakun e valvulës së mbushur (valvula
e presionit të lartë). Nëse presioni i sistemit ndryshon,
mund të ketë një rrjedhje gazi.
8. Vendosni çelësin gjashtëkëndësh në valvulën
e mbushur (valvula me presion të lartë) dhe hapeni
valvulën duke e rrotulluar çelësin sa 1/4-a në drejtim
të kundërt të akrepave të orës. Dëgjoni daljen
e gazit nga sistemi dhe pastaj mbylleni valvulën
për 5 sekonda.
Trupi i valvulës
Bishti i valvulës
Fig. 8.2
9. Shikoni manometrin për një minutë për tu siguruar
që nuk ka ndryshim të presionit. Niveli i treguar
duhet të jetë pak më i lartë se presioni atmosferik.
10. Hiqni zorrën e ngarkimit nga foleja e shërbimit.
11. Hapni plotësisht valvulat e presionit të lartë dhe
të ulët duke përdorur çelësin gjashtëkëndësh.
8.3 HAPINI BISHTAT E VALVULAVE ME
KUJDES
Kur hapni bishtat e valvulave, rrotulloni çelësin
gjashtëkëndësh deri në pikën e ndalimit. MOS
u përpiqni të sforconi valvulën të hapet më shumë.
12. Shtrëngoni bishtat e valvulave me dorë, pastaj
shtrëngojini ato duke përdorur mjetin e duhur.
13. Nëse njësia e jashtme përdor të gjitha valvulat
e vakuumit dhe nëse pozicioni i vakuumit është në
valvulën kryesore, sistemi nuk është lidhur me njësinë
e brendshme. Valvula duhet të shtrëngohet me një
dado. Kontrolli për rrjedhje gazi para përdorimit,
për të parandaluar rrjedhjen.
Fig. 8.3
Dadoja konike
Kapaku
E
D
C
B
A
SQ-20

Hide quick links:

Advertisement

loading