Download Print this page

Carrier 38QUS014DS2 Series Installation Manual page 322

Multi system air conditioner multi system air conditioner
Hide thumbs Also See for 38QUS014DS2 Series:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
6. LIDHJA E TUBAVE TË AGJENTIT FTOHËS
6.1 Masat paraprake të sigurisë
PARALAJMËRIM
• Të gjitha lidhjet e tubave duhet të bëhen nga një
teknik i licencuar dhe duhet të jenë në përputhje
me rregulloret lokale dhe vendore.
• Kur kondicioneri instalohet në një dhomë të vogël,
duhet të merren masa për të parandaluar tejkalimin
e limitit të sigurisë së përqendrimit të agjentit ftohës
në rast rrjedhjeje të këtij të fundit. Nëse agjenti ftohës
rrjedh dhe përqendrimi i tij tejkalon limitin e vet, mund
të ketë rreziqe për shkak të mungesës së oksigjenit.
• Gjatë instalimit të sistemit të ftohjes, sigurohuni
që ajri, pluhurat, lagështia ose lëndët e huaja të mos
hyjnë në qarkun e agjentit ftohës. Ndotja e sistemit
mund të shkaktojë rendiment të ulët pune, presion
të lartë në qarkun e ftohësit, shpërthim ose lëndim.
• Në rast se konstatoni rrjedhje të agjentit ftohës gjatë
instalimit, ajrosni menjëherë ambientin. Rrjedhjet
e gazit ftohës janë si toksike ashtu edhe të
ndezshme. Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje
të agjentit ftohës pasi të keni përfunduar instalimin.
Udhëzimet për lidhjen e tubave të agjentit
ftohës
KUJDES
• Tubi i degëzuar duhet të instalohet horizontalisht.
Një kënd më i madh se 10° mund të shkaktojë
keqfunksionim.
• MOS e instaloni tubin lidhës përpara instalimit
të njësisë së brendshme dhe asaj të jashtme.
• Izoloni tubat e gazit dhe të lëngut për të parandaluar
rrjedhjen e ujit.
Hapi 1: Prerja e tubave
Gjatë përgatitjes së tubave të agjentit ftohës,
kujdesuni veçanërisht për t'i prerë dhe zgjeruar
ata siç duhet. Kjo do të garantojë funksionim
efikas dhe do t minimizojë nevojën
për mirëmbajtje në të ardhmen.
1. Matni distancën ndërmjet njësisë së brendshme
dhe asaj të jashtme.
2. Duke përdorur një prerës tubash, pritni tubin
në gjatësi pak më të madhe se distanca e matur.
SQ-13
KUJDES
MOS e deformoni tubin gjatë prerjes. Bëni shumë
kujdes të mos e dëmtoni, shtypni ose deformoni tubin
gjatë prerjes. Kjo gjë do të reduktonte në mënyrë
drastike efikasitetin ngrohës të njësisë.
1. Sigurohuni që tubi të jetë prerë në një kënd perfekt
prej 90°. Referojuni figurës 6.1 për shembuj
të prerjeve jo të mira
E pjerrët
Fig. 6.1
Hapi 2: Heqja e ciflave.
Ciflat mund të ndikojnë në izolimin hermetik
të lidhjes së tubave të agjentit ftohës.
Ato duhet të hiqen plotësisht.
1. Mbani tubin me kokë poshtë, në një kënd
që parandalon rënien e ciflave brenda në tub.
2. Hiqni të gjitha ciflat nga zonat e prerjes së tubit
duke përdorur një alezator ose një pajisje lëmuese.
Me kokë
poshtë
Fig. 6.2
Hapi 3: Zgjerimi i fundeve të tubave
SHËNIM
Për modelet me gaz ftohës R32, pikat e lidhjes së
tubave duhet të vendosen jashtë dhomës.
Zgjerimi i saktë është thelbësor për të arritur një izolim
hermetik.
1. Pas heqjes së ciflave nga tubi i prerë, izoloni
fundet me izolant për të parandaluar futjen e
lëndëve të huaja në tub.
2. Mbështillni tubin me material izolues.
3 Vendosni dado konike në të dyja krahët e tubit.
Sigurohuni që ato të jenë në drejtimin e duhur, sepse
nuk mund t'i vendosni apo të ndryshoni drejtimin e tyre
pasi të keni kryer zgjerimin. Shih figurën 6.3
Dadoja konike
Tubi i bakrit
Fig. 6.3
E valëzuar
E harkuar
Tubi
Alezatori

Hide quick links:

Advertisement

loading