Download Print this page

Testimi - Carrier 38QUS014DS2 Series Installation Manual

Multi system air conditioner multi system air conditioner
Hide thumbs Also See for 38QUS014DS2 Series:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

9. TESTIMI

9.1 Përpara kryerjes së testimi
Testimi duhet të kryet pasi të ketë përfunduar
plotësisht instalimi i gjithë sistemit. Konfirmoni
pikat e mëposhtme përpara se të kryeni
testimin:
a) Njësitë e brendshme dhe të jashtme janë instaluar
siç duhet.
b) Tubat dhe telat janë lidhur siç duhet.
c) Nuk ka pengesa afër pikave të hyrjes dhe daljes
së ajrit, të cilat mund të shkaktojnë performancë
të dobët ose keqfunksionim të produktit.
d) Sistemi i ftohjes nuk rrjedh.
e) Sistemi i kullimit nuk i pandërprerë dhe e kullon
ujin në vende të sigurta.
f) Izolimi i nxehtësisë është instaluar siç duhet.
g) Fijet e tokëzimit janë lidhur siç duhet.
h) Gjatësia e tubave dhe kapaciteti i mbushjes
së agjentit ftohës shtesë është mbajtur shënim.
i) Tensioni i rrymës elektrike është në nivelet
e kërkuar për kondicionerin.
KUJDES
Moskryerja e testimit mund të shkaktojë dëmtim
të njësisë, dëmtim të pronës ose lëndim të personit.
9.2 Udhëzime për kryerjen e testimit
Përpara se të përdorni një manometër
mbipresioni dhe një pompë vakuumi, lexoni
manualet e tyre të përdorimit për t'u siguruar
se dini si t'i përdorni ato.
1. Hapni valvulat e bllokimit të lëngut dhe gazit.
2. Ndizni çelësin kryesor dhe jepini kohë
njësisë që të ngrohet.
3. Vendosni kondicionerin në modalitetin
"COOL (Ftohje)".
4. Për njësinë e brendshme
a. Sigurohuni që telekomanda dhe butonat
funksionojnë siç duhet.
b. Sigurohuni që grilat e ajrimit lëvizin siç duhet
e që drejtimi i tyre mund të ndryshohet përmes
telekomandës.
c. Sigurohuni edhe një herë për të parë nëse
temperatura e dhomës është regjistruar siç duhet.
d. Sigurohuni që indikatorët e telekomandës
dhe paneli i ekranit të njësisë së brendshme
punojnë siç duhet.
e. Sigurohuni që butonat manual të njësisë
së brendshme funksionojnë siç duhet.
f. Kontrolloni për të parë që sistemi i kullimit është
i pandërprerë dhe kryen rrjedhshëm kullimin.
g. Sigurohuni që nuk ka dridhje ose zhurma
jonormale gjatë funksionimit.
5. Për njësinë e jashtme
a. Kontrolloni për të parë nëse sistemi ftohës
ka rrjedhje.
b. Sigurohuni që nuk ka dridhje ose zhurma
jonormale gjatë funksionimit.
c. Sigurohuni që ajri, zhurma dhe uji i gjeneruar
nga njësia nuk shqetësojnë fqinjët tuaj ose
nuk përbëjnë rrezik për sigurinë.
SHËNIM: Nëse njësia keqfunksionon ose nuk punon
sipas pritshmërive tuaja, ju lutemi t'i referoheni seksionit
të zgjidhjes së problemeve, në manualin e përdoruesit,
përpara se të telefononi shërbimin e klientit.
SQ-22

Hide quick links:

Advertisement

loading