Fig.17 - Makita DUR142L Instruction Manual

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for DUR142L:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se
të kryeni ndonjë shërbim për veglën. Nëse
vegla nuk fiket dhe kutia e baterisë nuk hiqet,
ndezja aksidentale mund të shkaktojë lëndim të
rëndë personal.
Mos e ndizni kurrë veglën nëse nuk është
montuar plotësisht. Vënia në punë e veglës
kur ajo është pjesërisht e montuar mund të
rezultojë në lëndime personale serioze nga
ndezja e paqëllimshme.
Montimi i tubit bashkues
Për modelin DUR183L
► Fig.13: 1. Xhuntoja 2. Leva bllokuese 3. Kapaku
i bashkuesit 4. Leva 5. Tubi (Në anën e
veglës prerëse)
Për të montuar bashkuesin në njësinë elektrike:
1.
Sigurohuni që leva të mos jetë e shtrënguar.
2.
Për të hapur pikën e hyrjes, shtypni kapakun e
bashkuesit.
► Fig.14: 1. Leva bllokuese 2. Pjesa konkave 3. Pjesa
e dalë
3.
Bashkërenditni pjesët e dala në tub (në anën e
veglës prerëse) me pjesën konkave të pjesës së
bashkimit.
4.
Fusni tubin bashkues në pjesën e bashkimit.
Sigurohuni që sipërfaqja e levës së bllokimit të
jetë horizontal me tubin.
5.
Shtrëngojeni levën fort si në figurë.
Për të hequr bashkuesin, lirojeni levën, shtypni pjesën
e përparme të levës së bllokimit dhe më pas rrëshqisni
tubin.
Instalimi i mbajtëses
► Fig.15: 1. Mbajtësja 2. Bulonat hekzagonalë
3. Kapaku 4. Fashetat shtrënguese 5. Ana e
veglës prerëse 6. Distancatori
Vendosni mbajtësen në tubin e bushtit dhe shtrëngojeni
me dy bulona hekzagonalë. Sigurohuni që distancatori
në tubin e boshtit të jetë i vendosur ndërmjet agregatit
të mbajtëses dhe mbajtëses tjetër. Mos e hiqni apo ta
zvogëloni distancatorin.
KUJDES:
Për modelin DUR183L, mos e instaloni kurrë
mbajtësen në bashkues.
Instalimi i mbrojtëses
PARALAJMËRIM:
Mos e përdorni kurrë veglën pa mbrojtësen
e vendosur siç ilustrohet. Nëse nuk e bëni
diçka të tillë mund të pësoni lëndime personale
serioze.
► Fig.16
► Fig.17: 1. Kanalet 2. Mbrojtësja
Bashkërenditni pjesët e dala në mbrojtës me kanalet e
kasës së motorit.
► Fig.18: 1. Pjesët konkave 2. Mbajtësja e mbrojtëses
3. Pjesët e dala
Bashkërenditni pjesët e dala në mbajtësen e
mbrojtëses me pjesët konkave të kasës së motorit.
Fusni mbajtësen e mbrojtëses në kasën e motorit.
► Fig.19: 1. Bulonat hekzagonalë
Pasi të keni montuar mbrojtësen dhe mbajtësin e
mbrojtëses në kasën e motorit, shtrëngoni mirë bulonat
hekzagonalë.
Instalimi i mbrojtëses së telit.
KUJDES:
Përpara se të rregulloni mbrojtësen e telit, prisni
që koka prerëse të ndalojë plotësisht. Mos e
rregulloni mbrojtësen e telit me këmbë.
► Fig.20
Për të ulur rrezikun e objekteve dëmtuese përpara
kokës prerëse, vendosni mbrojtësen e telit në mënyrë
që të kontrollojë këndin e prerjes së linjës së kositjes.
► Fig.21: 1. Vrimat 2. Mbrojtësja e telit
Zgjatni pak mbrojtësen e telit nga jashtë dhe më pas
futeni në vrimat e mbrojtësit.
SHËNIM:
Mos e zgjatni shumë mbrojtësen e telit nga
jashtë. Përndryshe mund të prishet.
► Fig.22
Kur mbrojtësja e telit nuk është në përdorim, ngrijeni në
pozicionin e shpejtësisë zero.
Instalimi i kokës prerëse prej najloni
NJOFTIM:
Sigurohuni që të përdorni kokë prerëse origjinale
prej najloni nga Makita.
Kthejeni veglën kokëposhtë për ta zëvendësuar me
lehtësi kokën prerëse prej najloni.
► Fig.23: 1. Koka prerëse prej najloni 2. Mbrojtësja
metalike 3. Rondela hyrëse 4. Çelësi
heksagonal
Futni çelësin hekzagonal në vrimën në kapakun
e mbrojtësit dhe në kasën e motorit dhe rrotulloni
rondelën hyrëse derisa të bllokohet me çelësin
hekzagonal. Montoni mbrojtësen metalike, kokën
prerëse prej najloni direkt mbi aksin me shkëputje dhe
shtrëngojeni duke e rrotulluar në drejtim kundërorar.
Hiqni çelësin hekzagonal.
Për të hequr kokën prerëse prej najloni, rrotulloni kokën
prerëse prej najloni në drejtim orar ndërkohë që mbani
rondelën hyrëse me çelësin hekzagonal.
36 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dur182lDur183l

Table of Contents