Makita DUR142L Instruction Manual page 34

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for DUR142L:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se
të rregulloni ose të kontrolloni funksionet
e veglës. Nëse vegla nuk fiket ose kutia e
baterisë nuk hiqet, ndezja aksidentale mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
► Fig.4: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni
ose hiqni kutinë e baterisë.
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e baterisë
kur vendosni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe kutisë së baterisë
mund të bëjë që ato t'ju rrëshqasin nga duart
dhe të sjellë dëmtimin e veglës dhe të kutisë së
baterisë, si dhe lëndimin e personit.
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë e baterisë
derisa treguesi i kuq të mos duket. Nëse jo, ajo
mund të bjerë aksidentalisht nga vegla duke ju
lënduar ju ose personat pranë.
Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë.
Nëse kutia nuk rrëshqet me lehtësi brenda, ajo
nuk është futur siç duhet.
Veprimi i ndryshimit të energjisë
PARALAJMËRIM:
Përpara se të fusni kutinë e baterisë në
vegël, kontrolloni gjithmonë për të parë
nëse këmbëza e çelësit është në pozicionin
e duhur dhe kthehet në pozicionin "OFF"
kur lëshohet. Mos e tërhiqni fort këmbëzën
e çelësit pa lëshuar levën e zhbllokimit.
Kjo mund të shkaktojë prishje të çelësit.
Përdorimi i veglës me një çelës që nuk shkon në
pozicionin e duhur mund të çojë në humbje të
kontrollit dhe lëndim personal serioz.
► Fig.5: 1. Treguesi i energjisë 2. Butoni i furnizimit
me energji
Shtypni butonin e furnizimit me energji në fole në
mënyrë që vegla të marrë energji dhe treguesi i
energjisë të ndizet.
► Fig.6: 1. Leva e bllokimit 2. Këmbëza e çelësit
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, vegla është pajisur me një levë zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën, rrotulloni levën e zhbllokimit
dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e
çelësit për ta ndaluar.
SHËNIM:
Pasi butoni i furnizimit me energji të shtypet dhe
vegla të lihet një minute pa u përdorur, energjia
e saj shkëputet automatikisht.
Çelësi i ndryshimit për heqjen e
mbetjeve
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara
se të hiqni barërat e këqija ose mbetjet
e ngecura në vegël, të cilat nuk mund të
hiqeshin në regjimin e përdorimit mbrapsht.
Nëse vegla nuk fiket ose kutia e baterisë nuk
hiqet, ndezja aksidentale mund të shkaktojë
lëndim të rëndë personal.
► Fig.7: 1. Çelësi i ndryshimit 2. Pozicioni i shtypur A
për përdorim normal 3. Pozicioni i shtypur B
për heqjen e barërave të këqija dhe mbetjeve
Kjo vegël është pajisur me një çelës ndryshimi vetëm
për të ndryshuar drejtimin e rrotullimit që të përdoret
për të hequr barërat e këqija dhe mbetjet e ngecura
në vegël. Për të përdorur veglën normalisht duhet të
lëshoni anën "A" të çelësit.
Për të hequr barërat e këqija dhe mbetjet që kanë
ngecur në kokën rrotulluese, vegla mund të kthehet
mbrapsht duke lëshuar anën "B" të çelësit. Në
pozicionin mbrapsht vegla do të funksionojë vetëm
për një periudhë të shkurtër kohore dhe do të fiket
automatikisht.
NJOFTIM:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla
të ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të
rrotullimit përpara se të ndalojë vegla mund të
dëmtojë veglën.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
► Fig.8: 1. Disku i rregullimit të shpejtësisë
Shpejtësia e veglës mund të rregullohet pafundësisht
-1
nga 3500 min
në 6000 min
rregullimit të shpejtësisë.
Rrotulloni diskun e rregullimit të shpejtësisë në drejtim
orar për shpejtësi më të lartë dhe në drejtim kundërorar
për shpejtësi më të ulët.
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
(bateri litiumi e shënuar me yll)
► Fig.9: 1. Shënim me yll
Bateritë e litiumit të shënuara me yll janë të pajisura me
një sistem mbrojtjeje. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në vegël për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë.
Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse
vegla dhe/ose bateria janë vendosur sipas një prej
kushteve të mëposhtme:
34 ALBANIAN
-1
më anë të diskut të

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dur182lDur183l

Table of Contents