Përdorimi - Makita EB7650TH Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EB7650TH:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
1. Ndezja
PARALAJMËRIM:
Kurrë mos e ndizni motorin në një vend ku është bërë furnizimi me
karburant.
Mund të shkaktojë ndezjen e flakëve ose zjarr. Kur ndizni motorin,
mbani një distancë prej të paktën 3 m.
Gazi i shkarkuar nga motori është toksik. Mos e përdorni motorin në një
vend të pa-ajrosur mirë, si tunel, ndërtesë, etj.
Përdorimi i motorit në vendin e pa-ajrosur mirë mund të shkaktojë
helmim nga gazi i shkarkuar.
Në rast se zbulohen anomali të zhurmës, erës ose dridhjeve pas
ndezjes, fikeni menjëherë motorin dhe bëni një kontroll.
Nëse motori përdoret pa e kontrolluar avarinë, mund të ndodhë një
aksident.
Mos e prekni mbulesën e nxehtë të motorit. Në të kundërt mund të
pësoni djegie në lëkurë.
Sigurohuni se nuk ka rrjedhje karburanti para ndezjes së motorit.
Sigurohuni që motori të fiket kur butoni i fikjes të vendoset në pozicionin
"O".
1) Kur motori të jetë i ftohtë ose pas furnizimit me karburant
(ndezje e ftohtë)
(1) Vendoseni ajërfryrësin mbi një sipërfaqe të sheshtë.
(2) Për modelin e valvulës me levë
Vendoseni levën kontrolluese të fikjes (1) në pozicionin "I".
(2) Për modelin e valvulës me këmbëz
Vendoseni butonin e fikjes (1) në pozicionin "I".
Dhe sigurohuni se leva e valvulës (2) të jetë vendosur në
pozicionin e shpejtësisë së ulët.
(3) Vazhdoni të shtyni pompën ndezëse (3) derisa karburanti të
hyjë në pompën ndezëse.
Në përgjithësi, karburanti hyn në karburator nga 7 deri në 10
shtytje.
Edhe nëse pompa ndezëse shtyhet së tepërmi, një tepricë e
benzinës rikthehet në serbator.
(4) Ngrijeni levën e valvulës së ajrit (4) në pozicionin e mbyllur.
(5) Shkelni pedalin me këmbën e djathtë dhe mbani kapakun e
sipërm të pajisjes me dorën e majtë për të parandaluar lëvizjen
e motorit.
(6) Tërhiqni ngadalë dorezën e motorinos derisa të ndjeni
ngjeshje.
Më pas tërhiqeni fort.
Kurrë mos e tërhiqni litarin deri në fund.
Rikthejeni dorezën e motorinos në vendin fillestar me butësi.
Në të kundërt, doreza e lëshuar mund t'ju godasë trupin ose
mund të mos mblidhet siç duhet.
(7) Pasi motori të ndizet, uleni levën e valvulës së ajrit në pozicionin
e hapur.
Hapni plotësisht levën e valvulës së ajrit kur kontrolloni
funksionimin e motorit.
Në temperatura të ftohta ose kur motori nuk është ngrohur
mjaftueshëm, kurrë mos e hapni levën e valvulës së ajrit
papritmas. Në të kundërt, motori mund të fiket.
(8) Vazhdoni procedurën e ngrohjes për 2 deri 3 minuta.
(9) Ngrohja e motorit arrihet kur ndihet përshpejtimi i shpejtë nga
xhirot e ngadalta deri në xhirot maksimale.
(1)
EB7650TH
(4)
(6)
5
(2)
(1)
EB7650WH
(3)

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Eb7650wh

Table of Contents