Makita EB7650TH Original Instruction Manual page 51

Hide thumbs Also See for EB7650TH:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
2. Furnizimi me karburant
PARALAJMËRIM:
Kur furnizoni me karburant, sigurohuni që po zbatoni udhëzimet vijuese për të parandaluar ndezjen e zjarrit ose lëndimet personale:
Furnizimi me karburant duhet të kryhet në një vend pa zjarre. Kurrë mos afroni zjarrin (cigare të ndezur, etj) afër një vendi me furnizim
karburanti.
Fikeni motorin dhe jepini kohë motorit të ftohet para se ta furnizoni me karburant.
Kryejeni furnizimin mbi një sipërfaqe të sheshtë. Mos e furnizoni në vend pa bazament ose pa ajrosje të mirë.
Kryejeni rimbushjen në dritë dhe dukshmëri të mirë.
Furnizojeni në një vend të hapur.
Hapeni kapakun e serbatorit me ngadalë. Karburanti mund të derdhet nga presioni i brendshëm.
Kini kujdes të mos derdhni karburantin. Karburanti i derdhur duhet të pastrohet.
Bëjeni furnizimin në një vend të ajrosur mirë.
Trajtojeni karburantin me kujdes.
Karburanti në kontakt me lëkurën ose sytë mund të shkaktojë alergji ose acarim. Kur hasni anomali fizike, konsultohuni menjëherë me mjekun
specialist.
MOS futni vaj në serbatorin e karburantit.
PERIUDHA E MAGAZINIMIT TË KARBURANTIT
Karburanti duhet të përdoret brenda një periudhe 4 javore edhe nëse ruhet në një kontejner special në një zonë të ajrosur mirë dhe në hije.
Në të kundërt, karburanti mund të prishet brenda një dite.
Magazinimi i makinerisë dhe furnizimi me karburant
Ruajeni makinerinë dhe serbatorin në një vend të freskët larg nga drita e diellit.
Kurrë mos e mbani karburantin në makinë.
KARBURANTI
Motori është një motor katërtaktësh. Sigurohuni se po përdorni benzinë automjeti (benzinë normale ose pa plumb).
Pikat e furnizimit me karburant
Kurrë mos përdorni përzierje benzine që përmban vaj motori. Në të kundërt, do të shkaktojë akumulim të tepërt të karbonit ose probleme
mekanike.
Përdorimi i vajit të keq shkakton ndezje të çrregullt.
Kur furnizoni me karburant, fikeni motorin dhe prisni që motori të ftohet.
MËNYRA E FURNIZIMIT ME KARBURANT
Lironi kapakun e serbatorit për të nxjerrë presionin e brendshëm.
Hiqeni kapakun e serbatorit dhe furnizojeni me karburant, shkarkojeni ajrin duke anuar serbatorin në mënyrë që gryka të jetë në pozicion vertikal.
MOS e mbushni me karburant deri në grykë të serbatorit.
Pas furnizimit me karburant, shtrëngojeni kapakun fort.
Zëvendësojeni kapakun e serbatorit nëse ka krisje ose dëmtim.
Kapaku i serbatorit konsumohet me kalimin e kohës. Zëvendësojeni çdo dy deri tre vite.
MOS fusni karburant në grykën e vajit.
51

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Eb7650wh

Table of Contents