Fig.10 - Makita HR4003C Instruction Manual

Hide thumbs Also See for HR4003C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
KUJDES:
Sigurohuni që materiali i punës të jetë i fiksuar
dhe jo i paqëndrueshëm. Objektet e lëvizshme
mund të shkaktojnë lëndim personal.
Mos e tërhiqni veglën me forcë, edhe nëse
puntoja ngec. Humbja e kontrollit mund të
shkaktojë lëndime.
Funksionimi i shpimit me goditje
► Fig.19
Caktojeni levën e ndërrimit te simboli
Poziciononi punton në vendin e dëshiruar për vrimën
pastaj tërhiqni çelësin.
Mos ushtroni forcë te vegla. Presioni i lehtë jep
rezultatet më të mira. Mbajeni veglën në pozicion dhe
parandaloni rrëshqitjen e saj nga vrima.
Mos ushtroni më shumë presion kur vrima mbushet me
cifla ose grimca. Më mirë ndizni veglën bosh, më pas
hiqeni punton pjesërisht nga vrima. Duke përsëritur këtë
disa herë, vrima do të pastrohet dhe mund të vazhdoni
shpimin.
KUJDES:
Ushtrohet një forcë e madhe dhe e papritur
përdredhjeje në vegël/punto në momentin e
çarjes së vrimës, nëse vrima bllokohet me
cifla dhe grimca ose gjatë goditjes së shufrave
përforcuese që janë futur në beton. Përdorni
gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën
ndihmëse) dhe mbajeni fort veglën dhe nga
mbajtësja anësore dhe nga doreza e çelësit
gjatë kohës që është në punë, dhe mbani
ekuilibër të mirë dhe qëndrim të fiksuar në tokë.
Moskryerja e këtij veprimi mund të çojë në
humbjen e kontrollit të veglës dhe ndoshta në
lëndime serioze.
Fryrësja (aksesor opsional)
► Fig.20: 1. Fryrësja
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
Ciflosje/Leskërim/Shkatërrim
► Fig.21
Vendoseni levën e ndërrimit në simbolin
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
ushtroni një presion të lehtë mbi vegël në mënyrë të tillë
që ajo të mos bëjë lëvizje të pakontrolluara. Ushtrimi i
presionit të madh mbi vegël nuk do të rrisë efikasitetin.
MIRËMBAJTJA
Vajosja
.
Kjo vegël nuk kërkon lubrifikim të shpeshtë e të
përditshëm, sepse ajo ka një sistem të mbyllur
lubrifikimi me graso. Ajo duhet të lubrifikohet rregullisht.
Dërgojeni të gjithë veglën në një qendër të autorizuar
ose fabrikë të shërbimit të Makita për shërbimin e
lubrifikimit.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita.
AKSESORË OPSIONALË
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
ose
.
SHËNIM:
19 ALBANIAN
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
KUJDES:
Shërbimi duhet kryer vetëm nga qendra e
autorizuar e shërbimit e Makita.
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Punto me majë karbiti SDS-MAX
Bulino shpuese SDS-MAX
Daltë e ftohtë SDS-MAX
Daltë për leskërim SDS-MAX
Spatul argjile SDS-MAX
Grasoja për çekiçin
Grasoja për punton
Doreza anësore
Mbajtësja anësore
Matësi i thellësisë
Fryrësja
Syze mbrojtëse
Kutia mbajtëse
Montimi i shkarkuesit të pluhurit
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato
mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hr4013cHr5212cHr5202c

Table of Contents