Philips OneBlade QP2530 User Manual page 170

Hide thumbs Also See for OneBlade QP2530:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHQIP
170
Ndezja dhe fikja e pajisjes
1
Për ta ndezur pajisjen, shtypni një herë butonin ndezje/fikje.
2
Për ta fikur pajisjen, shtypni një herë butonin e ndezjes/fikjes.
Rroja
Përpara se të përdorni pajisjen, kontrolloni gjithmonë briskun për dëmtim
ose konsumim. Nëse brisku është i dëmtuar apo i konsumuar, mos e
përdorni pajisjen pasi mund të shkaktohet lëndim. Ndërroni briskun e
dëmtuar përpara se të përdorni pajisjen (shihni kapitullin "Ndërrimi").
Këshilla për rruajtjen
-
Sigurohuni që brisku të jetë në kontakt të plotë me lëkurën duke e
vendosur atë rrafsh me lëkurën.
-
Për rezultat më të mirë, lëvizeni pajisjen në drejtimin e kundërt të qimes.
-
Bëni kalime të gjata duke e shtypur lehtë.
-
Mund ta përdorni pajisjen në fytyrë të thatë apo të njomë, me xhel apo
me shkumë, madje edhe në dush.
-
Rruajtja e mjekrës dhe fytyrës së pastër jep rezultatet më të mira.
1
Ndizni pajisjen.
2
Vendoseni briskun në lëkurë dhe lëvizeni pajisjen lart ose në
drejtimin e kundërt të qimes, me kalime të gjata duke e shtypur lehtë.
Shënim: Sigurohuni që ta mbani sipërfaqen e briskut rrafsh me lëkurën.
3
Fikeni dhe pastrojeni pajisjen (shihni "Pastrimi dhe mirëmbajtja")
pas çdo përdorimi.
Konturimi
Gjithashtu, mund të përdorni të dy cepat e briskut për të krijuar vija të
drejta dhe konture perfekte. Mbajeni pajisjen në mënyrë të tillë që brisku
të jetë pingul me lëkurën dhe njëri nga cepat e tij të prekë lëkurën. Kjo
mundëson konturim preciz të favoriteve dhe të zonës rreth gojës dhe
hundës.
1
Për krijimin e kontureve dhe vijave të drejta, përdorni cepin e briskut.
2
Ndizni pajisjen.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents