Samsung UE49K5500 User Manual page 147

5 series
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Zgjidhja e problemeve dhe mirëmbajtja
Zgjidhja e problemeve
Nëse televizori duket të ketë ndonjë problem, shqyrtoni fillimisht këtë listë problemesh dhe zgjidhjesh të mundshme.
Përndryshe, shqyrtoni seksionin "Zgjidhja e problemeve" në manualin elektronik. Nëse asnjëra nga këshillat e sugjeruara
nuk e zgjidh problemin, vizitoni "www.samsung.com", shtypni Mbështet ose kontaktoni qendrën telefonike të shënuar në
kapakun e pasmë të këtij manuali.
- Ky panel TFT LED përbëhet nga nënpikëza që kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, mund të ketë
disa pikëza me shkëlqim ose të errëta në ekran. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit.
- Për ta mbajtur televizorin në një gjendje optimale, përdorni softuerin më të ri. Përdorni funksionet Përditëso tani ose
Përditësimi automat. në menynë e televizorit (
>
Cilësimet > Mbështet > Përditësimi i softuerit > Përditësimi automat.).
Televizori nuk ndizet.
Sigurohuni që kordoni elektrik (AC) të jetë futur siç duhet në televizor dhe në prizë.
Sigurohuni që priza funksionon dhe që treguesi i energjisë në televizor ndriçon dhe lëshon dritë të kuqe e të fortë.
Provoni të shtypni butonin e ndezjes në televizor për t'u siguruar që problemi nuk vjen nga telekomanda. Nëse televizori
ndizet, drejtojuni "Telekomanda nuk punon" më poshtë.
Nga pajisja e jashtme nuk del figurë/video/zë ose del figurë/video/zë i shformuar,
ose në televizor shfaqet mesazhi "Sinjal i dobët ose nuk ka sinjal", ose nuk mund të
gjendet kanali.
Sigurohuni që lidhja me pajisjen është e saktë dhe që të gjitha kabllot janë vendosur plotësisht.
Hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me televizorin dhe me pajisjet e jashtme. Nëse është e mundur, provoni
kabllo të reja.
Konfirmoni që është zgjedhur burimi i saktë hyrës (
Kryeni një vetëdiagnostikim të televizorit për të përcaktuar nëse problemi shkaktohet nga televizori ose nga pajisja. (
>
Cilësimet > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Fillo testin e figurës ose Fillo testin e zërit).
Nëse rezultatet e testit janë normale, rindizni pajisjet e lidhura duke hequr nga priza të gjithë kordonët elektrikë të tyre
dhe duke i vendosur sërish në prizë. Nëse problemi vazhdon, drejtojuni udhëzuesit të lidhjes në manualin e përdorimit të
pajisjes së lidhur.
Nëse televizorit nuk është i lidhur me kabllo ose me dekodues, kryeni Sintonizimi automatik për të kërkuar për kanale (
>
Cilësimet > Transmetimi > Sintonizimi automatik).
Telekomanda nuk punon.
Kontrolloni nëse treguesi i energjisë në televizor pulson kur shtypni butonin e ndezjes në telekomandë. Nëse nuk pulson,
ndërroni bateritë e telekomandës.
Sigurohuni që bateritë janë vendosur me polet (+/–) në pozicionet e duhura.
Përpiquni ta drejtoni telekomandën nga televizori, në largësi 5 ft deri në 6 ft (1,5~1,8 m).
Telekomanda e marrësit ose dekoduesit nuk e ndez ose fik televizorin ose nuk
rregullon volumin.
Programoni telekomandën e dekoduesit kabllor/tokësor për të komanduar televizorin. Drejtojuni manualit të përdorimit
të dekoduesit kabllor/tokësor për kodin e televizorit SAMSUNG.
K5500_XH_BN68-07870E-00_L16.indb 7
>
Cilësimet > Mbështet > Përditësimi i softuerit > Përditëso tani ose
> Burimi).
Shqip - 7
2016-03-31
12:49:16

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents