Samsung UE49K5500 User Manual page 142

5 series
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE - MOS E HAPNI
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE,
MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK
KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI
PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.
Ky simbol tregon që brenda ka tension të lartë.
Është e rrezikshme të prekni pjesët e brendshme
të produktit.
Ky simbol tregon se produkti përfshin
dokumentacion të rëndësishëm në lidhje me
përdorimin dhe mirëmbajtjen.
Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën e pasme ose të poshtme shërbejnë për ajrimin e nevojshëm. Për të garantuar funksionim të
qëndrueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta mbrojtur nga mbinxehja, këto fole dhe hapësira nuk duhet të bllokohen apo mbulohen kurrë.
-
Mos e vendosni këtë pajisje në hapësirë të izoluar, si p.sh. në raft ose në dollap inkaso, nëse nuk kanë ajrimin e duhur.
Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet ndaj rrezeve të
-
diellit.
Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
-
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut dhe mos e vendosni pranë ujit (pranë vaskës, legenit me ujë, lavamanit në kuzhinë ose makinës larëse, në
sipërfaqe me lagështirë ose pranë pishinës etj.). Nëse pajisja laget pa dashje, hiqeni nga priza dhe kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar.
Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas masave të
caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
Mos i mbingarkoni prizat, kordonët zgjatues ose përshtatësit përtej kapacitetit të tyre, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë që të mos shkelen apo kapen nga objekte që vendosen mbi to. Kushtojuni vëmendje të
posaçme skajeve të kordonëve, në priza dhe në pjesët ku dalin nga pajisja.
Për ta mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur lihet e pambikëqyrur dhe pa u përdorur për kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe shkëputeni nga
antena ose sistemi kabllor. Kjo do të parandalojë dëmtimin e pajisjes nga rrufetë ose nga luhatjet e linjës elektrike.
Para se të lidhni kordonin elektrik (AC) me folenë e ushqyesit (DC), sigurohuni që tensioni i përcaktuar i ushqyesit (DC) të korrespondojë me
linjën lokale elektrike.
Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të shkaktojë rrezik goditjeje elektrike.
Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga tekniku i kualifikuar.
Sigurohuni ta shtyni spinën në prizë derisa të puthitet mirë. Kur ta hiqni kordonin elektrik nga priza, tërhiqeni gjithnjë nga spina. Mos e hiqni
kurrë duke e tërhequr nga kordoni. Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni
shitësin ose qendrën e autorizuar të shërbimit.
Sigurohuni ta hiqni spinën nga priza nëse nuk do ta përdorni televizorin ose nëse do të largoheni nga shtëpia për kohë të gjatë (sidomos kur në
shtëpi do të qëndrojnë vetëm fëmijë, të moshuar ose persona me aftësi të kufizuara).
-
Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke bërë që kordoni të lëshojë shkëndija dhe
nxehtësi, ose t'i prishet veshja izoluese.
Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të informacionit kur synoni ta instaloni televizorin në vend me shumë pluhur, me temperatura
të larta ose të ulëta, me shumë lagështi, me substanca kimike, ose kur do të punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroporte, stacione treni etj.
Përndryshe, televizori mund të dëmtohet rëndë.
Përdorni vetëm spina dhe priza të tokëzuara siç duhet.
Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim të pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë I.)
-
Për ta fikur tërësisht këtë pajisje, shkëputeni nga priza. Sigurohuni t'i mbani në pozicion praktik spinën dhe prizën.
Ruajini aksesorët (bateritë, etj.) në një vend të sigurt ku nuk mund t'i gjejnë fëmijët.
Mos e rrëzoni dhe mos e godisni produktin. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni nga priza dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
Për ta pastruar pajisjen, hiqeni nga priza dhe fshijeni produktin me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni,
alkooli, holluesit, insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Këto kimikate mund të dëmtojnë pamjen e jashtme të televizorit
ose të fshijnë printimet mbi produkt.
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spërkatjes.
Mos i hidhni bateritë në zjarr.
Mos krijoni lidhje të shkurtër, çmontoni apo mbinxehni bateritë.
Ka rrezik shpërthimi nëse i zëvendësoni me tipin e gabuar bateritë e përdorura në telekomandë. Zëvendësojini vetëm me bateri tipi të
ngjashëm ose të njëvlershëm.
* Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja reale e produktit. Modeli i
produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.
Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt, sepse ky është prodhuar për
klientët në rajonin e BE-së.
K5500_XH_BN68-07870E-00_L16.indb 2
Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme sigurie
(Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni televizorin.)
KUJDES
Produkt i kategorisë II: Ky simbol tregon se nuk
nevojitet lidhje sigurie me tokëzimin elektrik
(tokëzimi).
Tensioni AC: Ky simbol tregon se tensioni nominal i
shënuar me simbolin është tensioni AC
Tensioni DC: Ky simbol tregon se tensioni nominal i
shënuar me simbolin është tensioni DC.
Kujdes; drejtojuni udhëzimeve për përdorimin:
Ky simbol udhëzon përdoruesin që t'i drejtohet
manualit të përdorimit për informacion të
mëtejshëm në lidhje me sigurinë.
Shqip - 2
2016-03-31
12:49:11

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents