Samsung BF1O Series User Manual page 95

Hide thumbs Also See for BF1O Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 202
pastrimi dhe kujdesi
paStrimi me dorë
Sigurohuni që furra dhe pjesët shtesë të jenë ftohur para se të filloni pastrimin.
pjesa e brendshme e furrës
• Për të pastruar pjesën e brendshme të furrës, përdorni një cohë të pastër dhe një solucion
delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.
• Mos e pastroni me dorë gominën e derës.
• Mos përdorni tel enësh ose sfungjerë pastrues.
• Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.
• Veshja e kapakut duhet pastruar duke përdorur ujë të nxehtë, detergjent dhe furçë najloni të
butë.
Mos përdorni solucion gërryes pastrimi, furça të ashpra, tel enësh apo cohë të ashpër, fije metalike,
thika ose materiale të tjera gërryese.
pjesa e jashtme e furrës
• Për të pastruar pjesën e jashtme të furrës, përdorni një cohë të pastër dhe një solucion delikat
pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.
• Thajeni me letër kuzhine ose me një peshqir të thatë.
• Mos përdorni tel enësh, pastrues kaustikë ose solucione gërryese.
Sipërfaqe e emaluar katalitike (opsional)
Veshja e heqshme e kapakut është e mbështjellë në emal katalitik në ngjyrë gri, i cili mund të
vishet me vaj dhe yndyrë që shpërndahet nga qarkullimi i ajrit gjatë nxehjes me konveksion. Këto
depozitime do të digjen në temperaturën e sobës prej 200 °C dhe më shumë, për shembull, gjatë
pjekjes ose skuqjes. Temperatura më e lartë do të shkaktojë djegie më të shpejtë.
1. Hiqini të gjitha pjesët shtesë nga furra.
2. Pastroni të gjitha sipërfaqet e furrës siç përshkruhet në seksionin e pastrimit me dorë.
3. Vendoseni furrën në sistemin e sipërm dhe të poshtëm të nxehtësisë.
4. Vendoseni nxehtësinë në 250 °C.
5. Vëreni në funksionim furrën për afërsisht 1 orë. Kohëzgjatja varet nga shkalla e ndotjes.
Çdo njollë e mbetur do të zhduket gradualisht me çdo përdorim të mëpasshëm të furrës në
temperatura të larta.
pjesët ballore të furrës prej inoksi
• Mos përdorni fije metalike, tel enësh apo materiale të tjera gërryese. Ato mund të dëmtojnë
sipërfaqen e lëmuar.
pjesët ballore të furrës prej alumini
• Pastrojeni sipërfaqen butësisht me një cohë të pastër e të butë ose cohë me mikrofibër dhe me
një detergjent të butë xhamash.
pjesë shtesë
• Pastrojini pjesët shtesë pas çdo përdorimi dhe thajini me një peshqir kuzhine. Nëse është e
nevojshme, lërini në ujë të ngrohtë me sapun për rreth 30 minuta në mënyrë që të pastrohen
më lehtë.
BF1OC4T212_BOL_DG68-00382C-01_SQ.indd 15
pastrimi dhe kujdesi_15
2013-08-23
6:27:42

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents