Samsung BF1O Series User Manual page 86

Hide thumbs Also See for BF1O Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 202
Mos vendosni kurrë materiale të ndezshme mbi furrë.
Sipërfaqja e furrës nxehet kur pajisja përdoret në temperaturë të lartë për periudhë të gjatë.
Gjatë gatimit, bëni kujdes kur hapni derën e furrës, pasi mund të dalë ajër i nxehtë ose avull në mënyrë të
vrullshme.
Gjatë gatimit të ushqimeve që përmbajnë alkool, ky i fundit mund të avullojë për shkak të temperaturave të
larta dhe avulli mund të marrë flakë nëse bie në kontakt me ndonjë sipërfaqe të nxehtë të furrës.
Për të qenë të sigurt, mos përdorni pastrues me ujë me presion të lartë ose me avull me presion.
Gjatë kohës që furra është në përdorim, fëmijët duhet të mbahen në distancë sigurie.
Ushqimet e ngrira, siç janë picat, duhet të gatuhen në skarën e madhe. Nëse përdorni tavën e pjekjes, ajo
mund të deformohet për shkak të ndryshimeve drastike të temperaturës.
Mos hidhni ujë në pjesën e fundit të furrës ndërkohë që është e nxehtë. Kjo gjë mund të dëmtojë sipërfaqen
e emaluar.
Dera e furrës duhet të qëndrojë e mbyllur gjatë gatimit.
Mos e mbuloni pjesën e fundit të furrës me letër alumini dhe mos vendosni mbi të tavë pjekjeje apo tepsi.
Letra e aluminit bllokon nxehtësinë, gjë që mund të dëmtojë sipërfaqen e emaluar duke rezultuar në cilësi të
dobët gatimi.
Lëngjet e frutave lënë njolla mbi sipërfaqen e emaluar të furrës, të cilat nuk hiqen. Kur gatuani kekë shumë
të lëngshëm, përdorni tavën e thellë.
Mos vendosni enë gatimi te dera e hapur e furrës.
Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
Mbajini fëmijët larg derës, gjatë hapjes ose mbylljes, pasi mund të përplasen me derën ose mund të kapin
gishtat.
Mos shkelni, mos u mbështesni, mos u ulni dhe mos vendosni gjëra të rënda mbi derë.
Mos e hapni derën me shumë forcë.
PARALAJMËRIM: Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti elektrik, madje edhe pasi të ketë mbaruar
procesi i gatimit.
PARALAJMËRIM: Mos e lini derën hapur ndërkohë që furra është duke punuar.
Mbajini fëmijët larg derës, gjatë hapjes ose mbylljes, pasi mund të përplasen me derën ose mund të kapin
gishtat.
6_udhëzimet e sigurisë
BF1OC4T212_BOL_DG68-00382C-01_SQ.indd 6
2013-08-23
6:27:36

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents