Samsung BF1O Series User Manual page 85

Hide thumbs Also See for BF1O Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 202
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç dhe nga
personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose
me mangësi në përvojë dhe njohuri nëse janë të mbikëqyrur ose
nëse u jepen udhëzime lidhur me përdorimin e pajisjes në një
mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që u kanosen. Fëmijët
nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet
të bëhen nga fëmijët të pambikëqyrur.
Temperatura në sipërfaqet e përdorshme mund të jetë e lartë kur
pajisja është vënë në punë.
Dera e sipërfaqes së jashtme mund të nxehet kur pajisja është vënë
në punë.
Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.
Pajisjet nuk janë parashikuar të përdoren nëpërmjet një kohëmatësi
të jashtëm ose nëpërmjet një sistemi të komandimit në distancë.
Anën me kornizë të përthyer vendoseni mbrapa,
si mbështetëse gjatë qëndrimit kur gatuani sasi të
mëdha ushqimi. (Në varësi të modelit.)
KUJDES
Mos e lidhni furrën nëse është dëmtuar gjatë transportimit.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin elektrik vetëm nga një elektricist i licencuar.
Mos u përpiqni ta vini në punë pajisjen në rast defekti apo dëmtimi.
Riparimet duhet të kryhen vetëm nga një teknik i licencuar. Riparimi i gabuar mund të përbëjë rrezik
të madh për ju dhe për të tjerët. Nëse furra juaj ka nevojë për riparim, kontaktoni një qendër shërbimi
SAMSUNG ose shitësin tuaj.
Spinat dhe kabllot elektrike nuk duhen lejuar të prekin furrën.
Furra duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me energji nëpërmjet një çelësi qarku ose sigurese të aprovuar.
Mos përdorni kurrë përshtatës spine të shumëfishtë ose spinë zgjatuese.
Kur pajisja është duke u riparuar ose duke u pastruar, furnizimi me energji duhet të ndërpritet.
Kujdes kur të lidhni pajisjet elektrike te prizat që ndodhen pranë furrës.
Nëse pajisja ka funksionin e gatimit me avull, mos e vini në përdorim këtë pajisje nëse kaseta e furnizimit me
ujë është e dëmtuar. (Vetëm modeli me funksion me avull)
Nëse kaseta është e krisur ose e thyer, mos e përdorni atë dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
(Vetëm modeli me funksion me avull)
Kjo furrë është krijuar vetëm për gatimin e ushqimeve të shtëpisë.
Gjatë përdorimit, sipërfaqja e brendshme e furrës nxehet aq sa mund të shkaktojë djegie. Mos i prekni
elementet nxehëse ose sipërfaqen e brendshme të furrës derisa të ftohen.
udhëzimet e sigurisë_5
BF1OC4T212_BOL_DG68-00382C-01_SQ.indd 5
2013-08-23
6:27:36

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents