Samsung BF1O Series User Manual page 89

Hide thumbs Also See for BF1O Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 202
FunkSioni automatik i ruajtjeS Së energjiSë
• Nëse nuk zgjidhni ndonjë funksion kur pajisja është në mes të cilësimit ose përdorimit në gjendje
përkohësisht të ndaluar, funksioni anulohet dhe ora do të shfaqet pas 10 minutash.
eliminimi i duhur i këtij produkti
(pajiSje mBeturinë elektrike dhe elektronike)
(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literatura tregon se produkti dhe pajisjet
e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku
me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për të parandaluar një dëm të
mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi
ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për
të mbështetur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose
zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të
sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet
e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të përzihen me
mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
instalimi
Udhëzimet e sigurisë për instalimin
Kjo furrë mund të instalohet vetëm nga një elektricist i aprovuar. Instaluesi është përgjegjës për
lidhjen e pajisjes me rrjetin elektrik, ndërkohë që zbaton udhëzimet përkatëse mbi sigurinë.
• Gjatë instalimit të furrës, sigurohuni të mbroheni nga pjesët e zhveshura të kabllove të korrentit.
• Dollapi në kuzhinë ku instalohet furra duhet të përmbushë kërkesat e qëndrueshmërisë siç
specifikohen në DIN 68930.
lidhja e energjisë
Nëse pajisja nuk është lidhur me rrjetin elektrik me anë të një prize, duhet
të jepet një çelës bllokimi me shumë pole (me të paktën 3 mm hapësirë
kontakti) për të përmbushur rregullat e sigurisë. Kablloja e energjisë
(H05 RR-F ose H05 VV-F, min. 1,5-2,5 mm²) duhet të ketë një gjatësi
të mjaftueshme për t'u lidhur me furrën, edhe nëse furra ndodhet në
dysheme përballë mobilies inkaso. Hapni kapakun e pjesës së pasme
të furrës me anë të një kaçavide dhe lironi vidat e kapëseve të kabllos
para se të lidhni kabllot elektrike me terminalet e duhura të lidhjes. Furra
tokëzohet nëpërmjet terminalit (
parat dhe duhet të jenë më të gjata se të tjerat. Nëse furra është e lidhur me rrjetin elektrik me prizë, kjo
prizë duhet të mbetet e përdorshme pas instalimit të furrës. Samsung nuk mban asnjë përgjegjësi për
aksidentet që rezultojnë nga mungesa ose tokëzimi i gabuar.
PARALAJMËRIM: Mos lejoni që kablloja e lidhjes të ngecë gjatë instalimit dhe parandaloni
kontaktin e saj me pjesë të nxehta të furrës.
BF1OC4T212_BOL_DG68-00382C-01_SQ.indd 9
). Kablloja e verdhë dhe e gjelbër (lidhje e tokëzuar) duhet të lidhen të
KAFE apo
BLU apo
E VERDHË apo
E ZEZË
E BARDHË
E GJELBËR
udhëzimet e sigurisë_9
2013-08-23
6:27:39

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents