Shënim Mbi Përdorimin - Vivax ACP-09CH25GEH User Manual

Hide thumbs Also See for ACP-09CH25GEH:
Table of Contents

Advertisement

Shënime mbi përdorimin
Parimi i punës dhe funksionet gjatë ftohjes
Parimi:
Kondicioneri absorbon nxehtësi nga ajri i brendshëm dhe ja dërgon pjesës së jashtme për
shkarkim, me të cilën zvogëlohet temperatura e ambientit të brendshëm. Kapaciteti i
ftohjes bie apo rritet në vartësi të temperaturës së ambientit të jashtëm.
Funksioni kundër ngrirjes
Në rast se kondicioneri ftohën gjatë temperaturave të ulta mbi sipërfaqen e brendshme të
ndryshuesit te temperaturës shfaqet akull. Kur temperatura e ndryshuesit të temperaturës bie
në 0°C ose më poshtë, mikroprocesori i pjesës së jashtme ndalon punën e kompresorit në
mënyrë që të mbrojë aparatin.
Parimi i punës dhe funksionet gjatë ngrohjes
Parimi:
*
Kondicioneri absorbon nxehtësi të ajrit të jashtëm dhe e përcjell në brendësi, kështu që
zmadhohet temperatura e hapësirës. Kapaciteti i ngrohjes zvogëlohet me uljen e
temperaturës së ambientit të jashtëm.
*
Në rast se temperatura jashtë bie ju lutemi përdorni kondicionerin ne kombinim me
aparatet tjerë për ngrohje.
Shkrirja:
*
Kur temperatura e jashtme është e ulët por lagështia është e lartë pas punës së gjatë e
pjesës së jashtme do të formohet akull, do të ndikojë ne efektshmërinë e ngrohjes. Atëherë
do të aktivizohet funksioni i shkrirjes kështu që ngrohja do të ndaloj për 8-10 min.
*
Gjatë shkrirjes automatike do të ndalojë ventilatori i jashtëm dhe i brendshëm.
*
Gjatë shkrirjes treguesi në njësinë e brendshme do të ndriçojë, ashtu që në njësinë e
brendshme mund të shfaqet avull. Kjo vjen nga shkrirja e shpejtë, jo prishje.
*
Ngrohja pas mbarimit të shkrirjes do të vazhdoj në mënyrë automatike.
Funksioni kundër ajrit të ftohët:
Në qoftë se gjatë ngrohjes ndryshuesi i brendshëm i ngrohtësisë nuk arrin të mbërrin
temperaturën e caktuar me rrethanat e mëposhtme, ventilatori i brendshëm nuk do të
startoj që ti shmanget depërtimit të ajrit të ftohët (brenda 3 min.)
1. Fillimi i ngrohjes. 2. Pas mbarimit të shkrirjes. 3. Ngrohja në kushte të temperaturave të ulta.
Tipi klimatik i kësaj njësie është shënuar në pllakë me të dhënat teknike.
-3-

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Acp-18ch50gehAcp-12ch35geh

Table of Contents