Montimi I Folesë Së Ventilatorit; Pastrimi I Dhomëzës Së Filtrit Të Ajrit / I Dhomëzës Së Ventilatorit; Pastrimi I Fletëve Të Cilindrit; Ndërrimi I Kokës Thithëse - Makita EA3200S Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EA3200S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Goditeni lehtë folenë e ventilatorit në një sipërfaqe prej druri
me të gjithë sipërfaqen e anës së zbrazët dhe mbajeni
poshtë. Tani ngrijeni folenë e ventilatorit me kujdes dhe në
hapa të vegjël. Kjo bën të mundur që paketa e sustës së
kthimit (13), e cila duhet të kishte rënë jashtë tashmë, të qën‑
drojë në mënyrë të kontrolluar nëse susta e kthimit kërcen nga
paketa plastike.
Fusni me kujdes një kasetë të re të sustës së kthimit dhe
shtyjeni derisa të bllokohet.
Vendoseni tamburin e kabllos mbi të dhe rrotullojeni lehtë
derisa të bllokohet susta e kthimit.
Instaloni sustën (6) dhe pajisjen për vidhosje (8) dhe vidhosni
fort me anë të vidës (7).
Tendosni sustën (shihni më sipër).
Ndërrimi i sustës së kthimit
SHËNIM: Nëse susta (6) në sistemin e ndezjes së lehtë është
prishur, do të duhet më shumë mundim për të ndezur mo‑
torin dhe do të hasni rezistencë gjatë tërheqjes së kabllos së
ndezësit. Nëse e vëreni këtë gjë, kontrolloni sustën (6) dhe
ndërrojeni nëse është e nevojshme.
7-10. Montimi i folesë së ventilatorit
(Fig. 72)
Fusni udhëzuesin e ajrit (3) te foleja e ventilatorit në mënyrë që
tre vrimat (4) të bllokohen.
Pozicionojeni folenë e ventilatorit përballë folesë, shtyjeni lehtë
dhe tërhiqni dorezën e ndezësit derisa të aktivizohet ndezësi.
Shtrëngoni vidat (1).
7-11. Pastrimi i dhomëzës së filtrit të
ajrit / i dhomëzës së ventilatorit
(Fig. 73)
Hiqni kapakun.
Hiqni folenë e ventilatorit.
KUJDES: Për të parandaluar lëndimin e syve, mbani gjith-
monë mbrojtëse të syve gjatë pastrimit të filtrit me ajër të
ngjeshur!
Tani e gjithë zona (15) mund të pastrohet me furçë ose me ajër
të ngjeshur.
7-12. Pastrimi i fletëve të cilindrit
(Fig. 74)
Për pastrimin e fletëve të cilindrit mund të përdoret një furçë
për pastrimin e shisheve.
7-13. Ndërrimi i kokës thithëse
(Fig. 75)
Filtri prej stofi (16) i kokës thithëse mund të bllokohet.
Rekomandohet që ta ndërroni kokën thithëse një herë në çdo
tre muaj për t'i siguruar karburatorit furnizim të pandërprerë me
karburant.
Për ta hequr kokën thithëse për ndërrim, nxirreni nga tubi i
mbushjes së serbatorit duke përdorur një copë teli të përthyer
në njërin skaj për të formuar një grep.
71

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3201sEa3202sEa3203s

Table of Contents