6B-4. Ritendosja E Zinxhirit Të Sharrës; 6C. Vetëm Për Modelet Me Tendosës Të Shpejtë Në Mbrojtësen E Rrotës Së Dhëmbëzuar (Tlc); 6C-1. Montimi I Shufrës Udhëzuese Dhe I Zinxhirit Të Sharrës; 6C-2. Shtrëngimi I Zinxhirit Të Sharrës - Makita EA3200S Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EA3200S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kontrolloni shpesh tendosjen e zinxhirit ‑ zinxhirët e rinj kanë
tendencën të zgjaten gjatë përdorimit!
Gjatë kontrollit të tendosjes së zinxhirit, motori duhet të jetë i
fikur.
SHËNIM: Rekomandohet të përdorni 2‑3 zinxhirë duke i
ndërruar.Për të garantuar konsumim të njëtrajtshëm të shufrës
udhëzuese, shufra duhet të kthehet në anën tjetër sa herë që
ndërrohet zinxhiri.
6c. Vetëm për modelet me tendosës të shpejtë në mbrojtësen e rrotës së
dhëmbëzuar (TLC)
KUJDES:
Përpara kryerjes së punimeve në shufrën
udhëzuese ose në zinxhir, fikni gjithmonë motorin
dhe hiqni kapakun e kandelës nga kandela (shihni
7‑6 "Ndërrimi i kandelës"). Mbani gjithmonë doreza
mbrojtëse!
KUJDES:
Ndizeni sharrën me zinxhir vetëm pasi ta keni
montuar plotësisht dhe pasi ta keni inspektuar.
6c-1. Montimi i shufrës udhëzuese dhe i
zinxhirit të sharrës
(Fig. 41)
Vendoseni sharrën në një sipërfaqe të qëndrueshme dhe
kryeni hapat vijues për të instaluar shufrën udhëzuese dhe
zinxhirin e sharrës:
Lëshoni frenin e zinxhirit duke tërhequr mbrojtësen e dorës (1)
në drejtimin e shigjetës.
Palosni tendosësin e shpejtë të mbrojtëses së rrotës së
dhëmbëzuar (2) (shihni edhe ilustrimin në tendosjen e zinxhirit
të sharrës).
Shtyjeni fort tendosësin e shpejtë të mbrojtëses së rrotës
së dhëmbëzuar kundër presionit të sustës dhe rrotullojeni
ngadalë në drejtim kundërorar derisa të ndjeni se bllokohet.
Vazhdoni ta shtyni dhe rrotullojeni sa më shumë që të jetë e
mundur në drejtim kundërorar.
Lëshojeni sërish tendosësin e shpejtë të mbrojtëses së rrotës
së dhëmbëzuar dhe rrotullojeni në drejtim orar për ta sjellë
sërish në pozicionin e tij fillestar. Përsëriteni këtë procedurë
derisa mbrojtësja e rrotës së dhëmbëzuar (4) të jetë zbërthyer.
Hiqeni mbrojtësen e rrotës së dhëmbëzuar (4).
(Fig. 42)
Vendoseni shufrën udhëzuese (5) dhe shtyjeni drejt rrotës së
dhëmbëzuar (6).
(Fig. 43)
Ngrijeni zinxhirin (8) mbi rrotën e dhëmbëzuar (7).
Drejtojeni zinxhirin nga sipër deri në mes në kanalin (9) në
shufrën udhëzuese.
KUJDES: Vëreni që anët prerëse përgjatë pjesës së sipërme
të zinxhirit duhet të jenë të kthyera në drejtimin e shigjetës!
6b-4. Ritendosja e zinxhirit të sharrës
(Fig. 39)
Përdorni veglën e kombinimeve për të liruar dadot
shtrënguese (2) me rreth një rrotullim. Ngrini pak majën
e shufrës udhëzuese dhe rrotullojeni tendosësin e zinxhirit
QuickSet (10) djathtas (në drejtim orar) derisa zinxhiri i
sharrës të jetë sërish i puthitur me pjesën e poshtme të shufrës
udhëzuese (shihni rrethin).
Ndërkohë që e mbani majën e shufrës udhëzuese ende
të drejtuar lart, shtrëngoni dadot bllokuese (2) me çelësin
universal.
(Fig. 44)
Tërhiqeni zinxhirin (8) përreth pjesës së përparme të rrotës
së dhëmbëzuar (10) të shufrës udhëzuese në drejtimin e
shigjetës.
(Fig. 45)
Bashkërenditni vrimën në mbrojtësen e rrotës së dhëmbëzuar
(4) me kunjin (11).
Rrotulloni tendosësin e zinxhirit (3, shihni 6c‑2 "Shtrëngimi i
zinxhirit të sharrës") për të bashkërenditur kunjin e tendosësit
të zinxhirit (12) me vrimën në shufrën udhëzuese.
Shtyni mbrojtësen e rrotës së dhëmbëzuar (4) sipër kunjit (11).
6c-2. Shtrëngimi i zinxhirit të sharrës
(Fig. 46)
Shtyni fort tendosësin e shpejtë të mbrojtëses së rrotës së
dhëmbëzuar (2) dhe njëkohësisht rrotullojeni në drejtim orar
për të mbërthyer mbrojtësen e rrotës së dhëmbëzuar, por mos
e shtrëngoni ende.
Ngrini pak majën e shufrës udhëzuese dhe rrotulloni
tendosësin e zinxhirit (3) në drejtim orar derisa zinxhiri i
sharrës të jetë i puthitur me pjesën e poshtme të shufrës
udhëzuese (shihni rrethin).
Shtyni sërish tendosësin e shpejtë të mbrojtëses së rrotës së
dhëmbëzuar (2) dhe shtrëngojeni duke e rrotulluar në drejtim
orar.
(Fig. 47)
Lëshoni tendosësin e mbrojtëses së rrotës së dhëmbëzuar
derisa të rrotullohet lirshëm dhe paloseni brenda ndërmjet
buzëve mbrojtëse (15) siç tregohet në ilustrim.
6c-3. Kontrolli i tendosjes së zinxhirit
(Fig. 48)
Tendosja e zinxhirit është e saktë nëse zinxhiri qëndron te
pjesa e poshtme e shufrës udhëzuese dhe ende mund të
rrotullohet lehtësisht me dorë.
Gjatë këtij veprimi freni i zinxhirit duhet të lëshohet.
Kontrolloni shpesh tendosjen e zinxhirit ‑ zinxhirët e rinj kanë
tendencën të zgjaten gjatë përdorimit!
Gjatë kontrollit të tendosjes së zinxhirit, motori duhet të jetë i
fikur.
63

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3201sEa3202sEa3203s

Table of Contents