Pastrimi I Pjesës Së Brendshme Të Mbrojtëses Së Rrotës Së Dhëmbëzuar; Pastrimi I Shufrës Udhëzuese; Ndërrimi I Zinxhirit Të Sharrës; Pastrimi I Filtrit Të Ajrit - Makita EA3200S Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EA3200S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
(Fig. 62)
Lima duhet të presë vetëm kur shtyhet përpara (shigjeta).
Ngrijeni limën lart kur e tërhiqni pas.
Në fillim mprihni prerësin më të shkurtër. Gjatësia e këtij
prerësi më pas është standarde për të gjithë prerësit e tjerë të
zinxhirit.
Dhëmbët e rinj të sharrës duhet të limohen në formën
saktësisht të njëjtë me dhëmbët e përdorur, duke përfshirë
sipërfaqet e tyre punuese.
Limoni në varësi të llojit të zinxhirit (90° ose 10° deri te shufra
udhëzuese).
(Fig. 63)
Mbajtësi i limës e bën më të lehtë drejtimin e limës. Ajo është e
shënuar për këndin e duhur të mprehjes së:
α = 30°
(mbajini shenjat paralele me zinxhirin gjatë limimit, shihni
ilustrimin) dhe kufizojeni thellësinë e prerjes në 4/5 e diametrit
të limës.
(Fig. 64)
Pas mprehjes së zinxhirit, lartësia e kufizuesit të thellësisë
duhet të kontrollohet me anë të një matësi zinxhiri. Shihni 10
"Ekstrakt nga lista e pjesëve të këmbimit".
Korrigjoni edhe lartësinë e tepërt më të vogël me anë të një
lime të sheshtë të posaçme (1). Shihni 10 "Ekstrakt nga lista e
pjesëve të këmbimit".
Rrumbullakosni pjesën e përparme të kufizuesit të thellësisë (2).
7-2. Pastrimi i pjesës së brendshme të
mbrojtëses së rrotës së dhëmbëzuar
KUJDES: Përpara kryerjes së punimeve në shufrën
udhëzuese ose në zinxhir, fikni gjithmonë motorin
dhe hiqni kapakun e kandelës nga kandela (shihni 7‑6
"Ndërrimi i kandelës"). Mbani gjithmonë doreza mbrojtëse!
KUJDES: Ndizeni sharrën me zinxhir vetëm pasi ta keni
montuar plotësisht dhe pasi ta keni inspektuar.
(Fig. 65)
Hiqni mbrojtësen e rrotës së dhëmbëzuar (1) (shihni 6 "VËNIA
NË PUNË" për modelin e duhur) dhe pastrojeni pjesën e
brendshme me furçë.
Hiqni zinxhirin (2) dhe shufrën udhëzuese (3).
SHËNIM:
Sigurohuni që të mos ngelen mbetje ose lëndë të huaja në
kanalin udhëzues të vajit (4) ose te tendosësi i zinxhirit (5).
Për të instaluar shufrën udhëzuese, zinxhirin e sharrës dhe
mbrojtësen e rrotës së dhëmbëzuar, shihni 6 "VËNIA NË
PUNË" për modelin e duhur.
SHËNIM:
Freni i zinxhirit është një pajisje shumë e rëndësishme
sigurie dhe si çdo përbërës tjetër ai i nënshtrohet
konsumimit të zakonshëm.
Inspektimi dhe mirëmbajtja e rregullt janë të
rëndësishme për sigurinë tuaj dhe duhet të kryhen nga
qendra e shërbimit MAKITA.
SHËRBIMI
7-3. Pastrimi i shufrës udhëzuese
KUJDES: Duhet të mbani doreza mbrojtëse.
(Fig. 66)
Inspektoni rregullisht sipërfaqet mbajtëse të shufrës
udhëzuese (7) për dëmtime dhe pastrojini me një vegël të
përshtatshme.
Mbajini dy vrimat e vajosjes (6) dhe të gjithë shufrën
udhëzuese të pastër dhe pa lëndë të huaja!
7-4. Ndërrimi i zinxhirit të sharrës
KUJDES: Përdorni vetëm zinxhirë dhe shufra udhëzuese
të projektuara për këtë sharrë!
(Fig. 67)
Kontrolloni rrotën e dhëmbëzuar përpara montimit të zinxhirit
të ri.
Rrotat e dhëmbëzuara të konsumuara (8) mund të dëmtojnë
zinxhirin e ri dhe prandaj duhen zëvendësuar.
Hiqni mbrojtësen e rrotës së dhëmbëzuar (shihni 6 "VËNIA NË
PUNË").
Hiqni zinxhirin dhe shufrën udhëzuese.
Hiqni fashetën (9).
KUJDES: Fasheta del nga kanali. Gjatë heqjes, mbajeni me
gishtin e madh të dorës për të mos lejuar që të kërcejë.
Hiqni rondelën e spesorit (11).
Nëse rrota e dhëmbëzuar (8) është konsumuar, i gjithë tamburi
i friksionit (12) duhet të zëvendësohet.
Instaloni një tambur të ri friksioni (12), rondelë spesori (11)
dhe fashetë të re (9).
Për ndërrimin e shufrës udhëzuese, zinxhirit dhe rrotës së
dhëmbëzuar, shihni 6 "VËNIA NË PUNË".
SHËNIM:
Mos përdorni zinxhir të ri mbi rrotën e dhëmbëzuar të
konsumuar. Rrota e dhëmbëzuar është konsumuar pasi janë
konsumuar 2 zinxhirë, kështu që ajo duhet të ndërrohet të
paktën pas çdo ndërrimi të zinxhirit të dytë. Për ta shpërndarë
vajin e zinxhirit njëtrajtësisht, aktivizojeni zinxhirin e ri me
gjysmë gazi për disa minuta përpara përdorimit.
Zinxhirët e rinj tendosen, prandaj kontrollojeni shpesh tendosjen
e zinxhirit (shihni 6‑3 "Kontrolli i tendosjes së zinxhirit").
7-5. Pastrimi i filtrit të ajrit
KUJDES: Për të parandaluar lëndimin e syve, mbani
gjithmonë mbrojtëse të syve gjatë pastrimit të filtrit me
ajër të ngjeshur!
Mos përdorni karburant për të pastruar filtrin e ajrit.
(Fig. 68)
Hiqni kapakun e mbulesës (1).
Lironi vidën (2) në drejtim kundërorar dhe hiqni mbulesën (3).
Ngrijeni çelësin e kombinimeve (4) (pozicioni i bllokuar) për të
parandaluar rënien e copëzave të papastërtive në karburator.
Tërhiqni pak gjuhëzën e kapakut të filtrit të ajrit (5) në drejtimin
e shigjetës dhe hiqeni kapakun e filtrit të ajrit.
Hiqni filtrin e ajrit (6).
E RËNDËSISHME: Mbulojeni vrimën e thithjes me një leckë të
pastër për të parandaluar futjen e copëzave të papastërtive në
karburator.
Nëse filtri është shumë i ndotur, pastrojeni në ujë të vakët me
detergjent për larjen e enëve.
69

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3201sEa3202sEa3203s

Table of Contents