6A-3. Kontrolli I Tendosjes Së Zinxhirit; 6A-4. Rishtrëngimi I Zinxhirit Të Sharrës; 6B. Vetëm Për Shufrën Udhëzuese Quickset; 6B-1. Montimi I Shufrës Udhëzuese Dhe I Zinxhirit Të Sharrës - Makita EA3200S Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EA3200S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
6a-3. Kontrolli i tendosjes së zinxhirit
(Fig. 32)
Tendosja e zinxhirit është e saktë nëse zinxhiri qëndron te
pjesa e poshtme e shufrës udhëzuese dhe ende mund të
rrotullohet lehtësisht me dorë.
Gjatë këtij veprimi freni i zinxhirit duhet të lëshohet.
Kontrolloni shpesh tendosjen e zinxhirit ‑ zinxhirët e rinj kanë
tendencën të zgjaten gjatë përdorimit!
Gjatë kontrollit të tendosjes së zinxhirit, motori duhet të jetë i
fikur.
SHËNIM:
Rekomandohet të përdorni 2‑3 zinxhirë duke i ndërruar.
Për të garantuar konsumim të njëtrajtshëm të shufrës
udhëzuese, shufra duhet të hiqet sa herë që ndërroni zinxhirin.
6b. Vetëm për shufrën udhëzuese QuickSet
KUJDES:
Përpara kryerjes së punimeve në shufrën
udhëzuese ose në zinxhir, fikni gjithmonë motorin
dhe hiqni kapakun e kandelës nga kandela (shihni
7‑6 "Ndërrimi i kandelës"). Mbani gjithmonë doreza
mbrojtëse!
KUJDES:
Ndizeni sharrën me zinxhir vetëm pasi ta keni
montuar plotësisht dhe pasi ta keni inspektuar.
Te shufrat udhëzuese QuickSet, zinxhiri është tendosur
me anë të një vizoreje të dhëmbëzuar në shufër. Kjo
thjeshton ritendosjen e zinxhirit. Këto modele nuk kanë
tendosës të zakonshëm zinxhiri. Shufrat udhëzuese
QuickSet identifikohen nga ky simbol:
6b-1. Montimi i shufrës udhëzuese dhe i
zinxhirit të sharrës
(Fig. 34)
Përdorni çelësin universal të dhënë me sharrën me zinxhir për
punën vijuese.
Vendoseni sharrën me zinxhir në një sipërfaqe të
qëndrueshme dhe kryeni hapat e mëposhtëm për montimin e
shufrës udhëzuese dhe të zinxhirit të sharrës:
Lëshoni frenin e zinxhirit duke tërhequr mbrojtësen e dorës (1)
në drejtimin e shigjetës.
Zhvidhosni dadot bllokuese (2).
Hiqni mbrojtësen e rrotës së dhëmbëzuar (3).
(Fig. 35)
Vendoseni shufrën udhëzuese (4) dhe shtyjeni drejt rrotës së
dhëmbëzuar (5).
(Fig. 36)
Ngrijeni zinxhirin (6) mbi rrotën e dhëmbëzuar (5).
Drejtojeni zinxhirin nga sipër deri në mes në kanalin (7) në
shufrën udhëzuese.
62
6a-4. Rishtrëngimi i zinxhirit të sharrës
(Fig. 33)
Lironi dadot (2) me rreth një rrotullim me çelësin
universal.
Ngrini pak majën e shufrës udhëzuese dhe rrotulloni vidën
e tendosjes së zinxhirit (4) djathtas (në drejtim orar) derisa
zinxhiri i sharrës të qëndrojë sërish te ana e poshtme e shufrës
udhëzuese (shihni rrethin).
Ndërkohë që e mbani majën e shufrës udhëzuese të ngritur,
shtrëngojini dadot (2) sërish me çelësin universal.
KUJDES:Vëreni që anët prerëse përgjatë pjesës së sipërme
të zinxhirit duhet të jenë të kthyera në drejtimin e shigjetës!
(Fig. 37)
Tërhiqeni zinxhirin (6) përreth pjesës së përparme të rrotës së
dhëmbëzuar (8) të shufrës udhëzuese në drejtimin e shigjetës.
(Fig. 38)
Ndërroni mbrojtësen e rrotës së dhëmbëzuar (3).
E RËNDËSISHME:Ngrini zinxhirin e sharrës mbi
kapësin e zinxhirit (9).
Fillimisht shtrëngojini dadot (2) vetëm me dorë.
6b-2. Tendosja e zinxhirit të sharrës
(Fig. 39)
Rrotulloni tendosësin e zinxhirit QuickSet (10) djathtas (në
drejtim orar) duke përdorur veglën e kombinimeve, derisa
elementet e udhëzuesit të zinxhirit të sharrës të futen në
kanalin udhëzues në pjesën e poshtme të shufrës udhëzuese
(nëse është e nevojshme, tërhiqeni lehtë zinxhirin për ta
vendosur në vend).
Ngrini pak majën e shufrës udhëzuese dhe rrotulloni më tej
tendosësin e zinxhirit (10) derisa zinxhiri i sharrës të jetë i
puthitur me pjesën e poshtme të shufrës udhëzuese (shihni
rrethin).
Ndërkohë që e mbani majën e shufrës udhëzuese ende
të drejtuar lart, shtrëngoni dadot bllokuese (2) me çelësin
universal.
SHËNIM: Nëse shufra udhëzuese është hequr, rrotullojeni
tendosësin e zinxhirit majtas (pra, në drejtim kundërorar) për ta
shtrënguar zinxhirin.
6b-3. Kontrolli i tendosjes së zinxhirit
(Fig. 40)
Tendosja e zinxhirit është e saktë nëse zinxhiri qëndron te
pjesa e poshtme e shufrës udhëzuese dhe ende mund të
rrotullohet lehtësisht me dorë.
Gjatë këtij veprimi freni i zinxhirit duhet të lëshohet.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3201sEa3202sEa3203s

Table of Contents