Makita 2704N Instruction Manual page 35

Hide thumbs Also See for 2704N:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kur gjerësia e rigës është me e ngushtë se 65 mm,
shkopi i shtyrjes nuk mund të përdoret sepse do
të godasë mbrojtësen e fletës. Përdorni kufizuesin
e ndihmës dhe dërrasën shtytëse. Bashkoni rigën
ndihmëse me rigën drejtuese me dy shtrënguese "C".
Afrojeni materialin me dorë deri kur fundi të jetë rreth 25
mm larg skajit të përparmë të tavolinës.
► Fig.40
Vazhdoni ta afroni me anë të dërrasës shtytëse që
ndodhet mbi kufizuesen e ndihmës derisa prerja të jetë
e plotë.
► Fig.41: 1. Blloku për shtyrje 2. Riga ndihmëse
Prerja e tërthortë
KUJDES:
Kur bëni prerje tërthore hiqni rigën
drejtuese nga tavolina.
KUJDES:
Kur prisni materiale pune të gjata
ose të mëdha, tavolina duhet të ketë gjithmonë
mbështetjen e përshtatshme në anë të saj.
Mbështetja duhet të ketë të njëjtën lartësi si
tavolina.
KUJDES:
Mbajini duart gjithmonë larg nga
drejtimi i prerjes së fletës.
Vizorja tipografike për këndet
► Fig.42: 1. Prerja e tërthortë 2. Prerja me kënd
3. Prerja me buzë 4. Prerja e përbërë (me
kënde)
Përdorni matësin për prerjen tërthore për 4 llojet e
prerjeve të treguara në figurë.
KUJDES:
Shtrëngoni me kujdes çelësin mbi
matësin e prerjes tërthore.
KUJDES:
Shmangni fërkimin e materialit me
matësin me anë të strukturave të qëndrueshme
që mbajnë ngarkesën e punës, sidomos kur prisni
me kënd.
KUJDES:
Mos e mbani ose kapni KURRË
pjesën që keni ndër mend të prisni nga materiali.
KUJDES:
Rregulloni gjithmonë distancën
ndërmjet fundit të matësit të prerjes tërthore dhe
fletës së sharrës të mos i kalojë 15 mm.
Ndalesa pozitive e matësit të prerjes
tërthore
► Fig.43: 1. Vida për ndalesë pozitive 2. Pllaka e
vogël 3. Çelësi rrotullues
Matësi i prerjes tërthore është pajisur me ndalesa
pozitive me kënde 90°, 45° në të djathtë dhe të majtë të
prerjes tërthore për një përcaktim të shpejtë të këndeve
të prerjes tërthore.
Për të përcaktuar këndin e prerjes tërthore, lironi
çelësin mbi matësin e prerjes tërthore.
Ngrini pllakën e vogël që ndodhet mbi matësin e prerjes
tërthore për të përcaktuar vlerat që doni. Ktheheni
matësin e prerjes tërthore në këndin e dëshiruar të
prerjes. Ktheni pllakën e vogël që ndodhet mbi matësin
e prerjes tërthore në pozicionin fillestar dhe shtrëngoni
fort çelësin në drejtim të akrepave të orës.
Përdorimi i matësit të prerjes tërthore
► Fig.44: 1. Ulluku 2. Vizorja tipografike për këndet
3. Çelësi rrotullues
Rrëshqitni matësin e prerjes tërthore në ulluqet e
trasha në tavolinë. Lironi çelësin mbi matës dhe
bashkërenditeni në këndin e dëshiruar (0° – 60°).
Ngjisheni lëndën e parë fort pas rigës dhe tërhiqeni me
ngadalë përpara drejt fletës së sharrës.
Matësi i poshtëm (matësi i prerjes me
kënd)
► Fig.45: 1. Matësi i poshtëm
Matësi i poshtëm në matësin e prerjes me kënd pengon
që materiali i punës të lëkundet. Lironi vidën në matësin
e prerjes me kënd dhe rregulloni pozicionin e matësit të
poshtëm.
Transportimi i veglës
► Fig.46
Sigurohuni që vegla të jetë hequr nga priza.
Transportojeni veglën duke e mbajtur nga ana që
tregohet në figurë.
KUJDES:
Sigurojini gjithmonë të gjitha pjesët
lëvizëse para se të transportoni veglën.
KUJDES:
Përpara se të transportoni veglën,
sigurohuni që mbrojtësja e fletës dhe mbrojtësja
e poshtme janë ulur dhe se ana e poshtme
e mbrojtëses së poshtme krijon kontakt me
tavolinën kryesore.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Pastrimi
Pastroni tallashin dhe ashklat herë pas here. Pastroni
me kujdes mbrojtësen e fletës dhe pjesët e lëvizshme
brenda sharrës së tavolinës.
Kur hiqni tallashin e akumuluar poshtë fletës së sharrës,
hiqeni insertin e tavolinës dhe përdorni kompresor me
ajër për të fryrë jashtë tallashin nga konektori për një
fshesë me korrent.
35 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents