Makita 2704N Instruction Manual page 30

Hide thumbs Also See for 2704N:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
7.
Gjithmonë përdorni fletë sharre me madhësinë
dhe formën e duhur (ato të diamantit
përkundrejt atyre rrumbullake) të vrimave të
boshtit. Fletët e sharrës që nuk përputhen me
pjesën tjetër të sharrës do të rrotullohen jashtë
qendrës duke shkaktuar humbje të kontrollit.
8.
Asnjëherë mos përdorni mjete montuese të
dëmtuara ose të pasakta të fletës së sharrës
të tilla si flanxha, guarnicione për fletë sharre,
bulona ose dado. Këto mjete montuese janë
projektuar në mënyrë të veçantë për sharrën tuaj,
për përdorimin e sigurt dhe performancën optimale.
Asnjëherë mos qëndroni mbi një sharrë
9.
tavoline, mos e përdorni atë si stol ku të
vendosni këmbën. Mund të shkaktohen lëndime
të rënda nëse vegla përmbyset ose nëse krijohet
kontakt aksidentalisht me veglën prerëse.
10. Sigurohuni që fleta e sharrës të jetë instaluar
për t'u rrotulluar në drejtimin e duhur. Mos
përdorni disqe lëmuese, furça teli ose disqe
abrasive mbi një sharrë tavoline. Instalimi
i pasaktë i fletës së sharrës ose përdorimi i
aksesorëve që rekomandohen mund të shkaktojë
lëndim të rëndë.
Udhëzime shtesë
Përdorni vetëm fletë sharre që kanë të shënuar
1.
një shpejtësi të barasvlershme ose më të
madhe sesa shpejtësia e shënuar mbi vegël.
Zgjidhni fletën e duhur të sharrës për
2.
materialin që do të pritet.
3.
Gjithmonë mbani doreza sigurie kur punoni me
fletët e sharrës.
4.
Pastroni boshtin, flanxhat (veçanërisht
sipërfaqen e instalimit) dhe dadon
hekzagonale përpara se të instaloni fletën.
Instalimi i keq mund të shkaktojë dridhje/lëkundje
ose rrëshqitje të fletës.
Mos prisni objekte metalike, si gozhdë ose
5.
vida. Kontrolloni dhe hiqni të gjitha gozhdët,
vidat dhe materialet e tjera të huaja nga
materiali i punës përpara përdorimit.
KURRË mos lejoni dikë tjetër të qëndrojë në
6.
drejtimin e lëvizjes së fletës së sharrës.
7.
Përpara se të përdorni veglën mbi një material
aktual, lëreni të punojë për ca kohë. Bëni
kujdes për dridhje ose lëkundje që mund
të tregojnë instalim të gabuar ose thikë të
pabalancuar mirë.
Vegla nuk duhet të përdoret për hapjen e
8.
kanaleve, thellimeve ose brazdave.
Zëvendësojeni insertin e tavolinës kur të jetë
9.
konsumuar.
10. Gjithmonë ruajeni shufrën për shtyrje kur nuk
është duke u përdorur.
11.
Hiqni nyjat e lira nga materiali PËRPARA se të
filloni prerjen.
12. Disa pluhura të krijuara nga veprimi përmbajnë
kimikate që shkaktojnë kancer, çrregullime në lindje
dhe dëmtime të tjera në lidhje me riprodhimin. Disa
shembuj të këtyre kimikateve janë:
plumb nga materiali i lyer me produkt me
bazë plumbi dhe
arsenik dhe kromit nga lënda drusore
kimikisht e trajtuar.
Rreziku ndaj këtyre ekspozimeve varion në
varësi të shpeshtësisë së kryerjes së kësaj lloj
pune. Për të pakësuar ekspozimin ndaj këtyre
kimikateve: punoni në ambient të ajrosur mirë
dhe punoni me pajisje sigurie të miratuara, siç
janë maskat kundër pluhurit që janë projektuar
enkas për të filtruar pjesëzat mikroskopike.
13. Sigurohuni gjithmonë që mbrojtësja e poshtme
të jetë e ulur dhe rrafsh kundrejt tavolinës së
sharrës përpara se të futni spinën e veglës në
prizë.
14. Kontrollojini kordonët zgjatues në mënyrë
periodike dhe ndërrojini nëse dëmtohen.
15. (Vetëm për vendet evropiane)
Përdorni vetëm disqet e sharrës të
rekomanduara nga prodhuesi dhe që janë
konform EN847-1.
INSTALIMI
Pozicionimi i sharrës së tavolinës
► Fig.1: 1. Diametri i vrimës 8 mm
► Fig.2: 1. Guarnicion 6 mm Std. 2. Vidë druri nr.10
me gjatësi min. 40 mm
► Fig.3: 1. Guarnicion 6 mm Std. 2. Bulonin e
montimit dhe dadon 6 mm shtrëngojini mirë
Vendoseni sharrën e tavolinës në një zonë të ndriçuar
mirë dhe të niveluar ku të keni mbështetje të mirë dhe
të keni ekuilibër. Ajo duhet të instalohet në një zonë që
ka hapësirë të mjaftueshme për përmasat e materialit.
Sharra e tavolinës duhet të sigurohet me katër vida ose
bulona në vendin e punës ose në stendën e sharrës së
tavolinës në vrimat që ndodhen në pjesën e poshtme të
sharrës së tavolinës. Kur siguroni sharrën e tavolinës
në vendin e punës, sigurohuni që të ketë një hapësirë
në pjesën e sipërme të vendit të punës me të njëjtat
përmasa sa hapësira në pjesën e poshtme të sharrës
së tavolinës në mënyrë që tallashi të bjerë poshtë.
Nëse gjatë punës sharra e tavolinës ka rrezik të bjerë,
të rrëshqasë ose të lëvizë, vendi i punës ose stenda e
sharrës së tavolinës duhet të sigurohen mirë mbi tokë.
Ruajtja e aksesorëve
► Fig.4: 1. Vizorja tipografike për këndet
► Fig.5: 1. Riga drejtuese 2. Shkopi shtytës
3. Arpionet kundër zmbrapsjes
Matësi për prerje tërthore, fleta e sharrës dhe çelësat
mund të ruhen në anën e majtë të bazës. Gjithashtu,
riga drejtuese, shkopi shtytës dhe arpionet kundër
zmbrapsjes mund të ruhen në anën e djathtë të bazës.
30 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents