Makita 2704N Instruction Manual page 33

Hide thumbs Also See for 2704N:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
4.
Për ta siguruar fletën e sharrës në vend, mbajeni
flanxhën e jashtme me çelësin ofset më pas shtrëngoni
dadon hekzagonale në drejtim të akrepave të orës
me këtë çelës. SIGUROHUNI QË TA SHTRËNGONI
DADON HEKZAGONALE NË MËNYRË TË SIGURT.
► Fig.23: 1. Çelësi i nisjes 2. Çelësi
KUJDES:
Mos lini që sipërfaqja e flanxhës të
mbledhë pluhur ose materiale të tjera, kjo mund të
shkaktojë shkarjen e fletës.
KUJDES:
Sigurohuni që ta mbani dadon
hekzagonale me kujdes me anë të çelësit. Nëse
dadoja ju rrëshqet, çelësi mund të dalë nga dadoja
hekzagonale dhe dora juaj mund të përplaset me
disqet e mprehta të sharrës.
5.
Vendoseni insertin e tavolinës në vend me vidën.
Rregullimi i thikës ndarëse
KUJDES:
Nëse fleta ndarëse dhe thika
ndarëse nuk janë bashkërenditur siç duhet,
gjatë punës mund të ndodhë ndonjë pickim i
rrezikshëm. Sigurohuni që të jenë bashkërenditur
siç duhet. Mund të pësoni dëmtime të rënda trupore
gjatë përdorimit të veglës nëse thika ndarëse nuk
është bashkërenditur siç duhet.
KUJDES:
Mos bëni KURRË rregullime
ndërkohë që vegla është në punë. Hiqeni veglën
nga korrenti përpara se të bëni ndonjë rregullim.
KUJDES:
Mos e hiqni thikën ndarëse.
► Fig.24: 1. Mbrojtësja e fletës 2. Thika ndarëse
3. Vida
Pozicioni për thikën ndarëse rregullohet që në fabrikë
në mënyrë që fleta e sharrës dhe thika ndarëse të jenë
në vijë të drejtë. Megjithatë, duhet ta rregulloni nëse
fleta e sharrës dhe thika ndarëse nuk janë në vijë të
drejtë.
Lironi vidën në insertin e tavolinës dhe hiqeni atë nga
tavolina kryesore. Lironi bulonat hekzagonalë (B)
dhe rregulloni vendin ku montohet mbrojtësja e fletës
(qëndrimi) në mënyrë që thika ndarëse të jetë në
vijë të drejtë me fletën e sharrës. Më pas shtrëngoni
bulonat hekzagonalë (B) për të siguruar qëndrimin dhe
vendosni në vend insertin e tavolinës.
► Fig.25: 1. Fleta 2. Këto dy hapësira duhet të jenë
të barabarta. 3. Thika ndarëse 4. Bulonat
hekzagonalë (B) 5. Bulonat hekzagonalë
(A)
Duhet të ketë një vend bosh prej 4 - 5 mm ndërmjet
thikës ndarëse dhe dhëmbëve të fletës. Lironi bulonat
hekzagonalë (A), rregulloni thikën ndarëse siç duhet
dhe shtrëngoni bulonat hekzagonalë në mënyrë të
sigurt (A). Bashkëngjitni dhe insertin e tavolinës mbi
tavolinë me vidën, më pas kontrolloni nëse mbrojtësja e
fletës punon pa probleme përpara se të nisni prerjen.
► Fig.26: 1. Thika ndarëse 2. Mbrojtësja e fletës
3. Hapësira 4 mm - 5 mm
Instalimi dhe rregullimi i rigës
drejtuese
► Fig.27: 1. Grepi 2. Çelësi rrotullues 3. Shina
udhëzuese
1.
Montoni grepin në punton e rigës drejtuese në
shina udhëzuese mbi tavolinë ose tavolinën ndihmëse
(R) dhe instaloni dhe shtyni përpara rigën drejtuese në
mënyrë që mbajtësi i planit të ndërveprojë me shufrën
udhëzuese më të afërt.
2.
Për ta rrëshqitur rigën drejtuese mbi shina
udhëzuese në anë, ktheni plotësisht çelësin në
mbajtësin e planit pa e tërhequr levën mbi çelës.
Për të siguruar rigën drejtuese, rrotulloni plotësisht
çelësin në mbajtësin e planit.
3.
Për të hequr rigën drejtuese, tërhiqni levën në
çelës dhe rrotulloni plotësisht çelësin përpara ndërkohë
që tërhiqni levën.
Për të kontrolluar nëse riga drejtuese është paralele
me fletën e sharrës, largoni rigën drejtuese 2 - 3 mm
nga fleta e sharrës. Ngrijeni fletën lart në maksimum.
Shënjoni me një lapës një nga dhëmbët e fletës. Matni
distancën (A) dhe (B) ndërmjet rigës drejtuese dhe
fletës së sharrës. Bëni të dyja matjet duke përdorur
dhëmbin e shënuar me lapës. Këto dy matje duhet të
jenë identike. Nëse riga drejtuese nuk është paralel me
fletën e sharrës, kryeni veprimet e mëposhtme:
► Fig.28: 1. Shkalla
1.
Vendoseni boshtin lëvizës në pozicion rrëshqitës.
2.
Lironi dy bulonat hekzagonalë në rigën drejtuese
me çelësin hekzagonal që ju ofrohet.
► Fig.29: 1. Bulonat hekzagonalë
3.
Rregulloni boshtin lëvizës derisa të jetë paralel me
fletën e sharrës.
4.
Rrotulloni nga poshtë çelësin në rigën drejtuese
drejt përdoruesit.
5.
Shtrëngoni dy bulonat hekzagonalë në rigën
drejtuese.
► Fig.30
KUJDES:
Sigurohuni që të rregulloni boshtin
lëvizës në mënyrë të tillë që të jetë paralel me
fletën e sharrës përndryshe mund të ndodhë
ndonjë zmbrapsje e rrezikshme.
Kur boshti lëvizës nuk mund të mbërthehet që të mos
lëvizë, rregullojeni sipas procedurës së mëposhtme.
1.
Vendoseni boshtin lëvizës mbi tavolinë dhe
më pas rrotulloni çelësin deri në gjysmë (pozicioni i
lëvizjes). Shtrëngoni vidën (A) derisa boshti lëvizës
të mos lëvizë më. Më pas lirojeni me 1/4 ose 1/2 e
rrotullimit.
► Fig.31: 1. Riga drejtuese 2. Pozicioni i liruar
3. Pozicioni i lëvizjes 4. Pozicioni i bllokuar
► Fig.32: 1. Riga drejtuese 2. Pozicioni i lëvizjes
3. Vida (B) 4. Vida (A)
2.
Shtrëngojeni vidën (B) deri në fund dhe më pas
lirojeni me 2 rrotullime të plota.
3.
Kyçni boshtin lëvizës duke e rrotulluar plotësisht
çelësin në mbajtësen e boshtit (pozicioni i kyçjes).
33 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents