Përshkrimi I Punës - Makita 2704N Instruction Manual

Hide thumbs Also See for 2704N:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
Mbrojtësja e diskut
PARALAJMËRIM:
anashkaloni ose hiqni mbrojtësen e fletës. Një
fletë e ekspozuar si rezultat i mbrojtëses së larguar
mund të çojë në lëndime personale të rënda gjatë
përdorimit.
PARALAJMËRIM:
veglën nëse mbrojtësja e fletës ose susta janë
dëmtuar, kanë defekt ose janë hequr. Përdorimi i
veglës me një mbrojtëse të dëmtuar, me defekt ose të
hequr mund të çojë në dëmtime personale të rënda.
► Fig.6: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Mbrojtësja e
poshtme
Kur prisni, shtyjeni materialin e punës drejt fletës me
anën e poshtme të mbrojtëses së poshtme që krijon
kontakt me tavolinën kryesore. Ndërsa futet materiali
i punës, mbrojtësja e fletës dhe mbrojtësja e poshtme
kalojnë mbi anën e materialit të punës.
Për të mirën e sigurisë suaj personale, mbajeni
mbrojtësen e fletës gjithmonë në gjendje të mirë. Çdo
funksionim jo i rregullt i mbrojtëses së fletës dhe i
mbrojtëses së poshtme duhet të korrigjohet menjëherë.
Kontrolloni për t'u siguruar se mbrojtësja e fletës dhe
mbrojtësja e poshtme janë ulur dhe se ana e poshtme
e mbrojtëses së poshtme krijon kontakt me tavolinën
kryesore kur materiali i punës nuk futet.
Nëse pjesët transparente të mbrojtëses ndoten ose në
to hyn tallash dhe pengon shikimin e qartë të fletës dhe/
ose materialit të punës, hiqni sharrën nga priza dhe
pastroni me kujdes pjesët transparente me një copë
të njomur. Mos përdorni tretës ose pastrues me bazë
nafte, sepse kjo mund të dëmtojë pjesët. Nëse pjesët
transparente çngjyrosen si pasojë e vjetërsimit ose
ekspozimit ndaj rrezeve ultraviolet, kontaktoni qendrën
e shërbimit Makita për pjesë të reja. ASNJËHERË MOS
ANASHKALONI OSE HIQNI MBROJTËSEN DHE
MBROJTËSEN E POSHTME TË FLETËS.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
► Fig.7: 1. Doreza
Thellësia e prerjes mund të rregullohet duke rrotulluar
dorezën. Ktheni dorezën në drejtimi të akrepave të orës
për të ngritur fletën e sharrës ose në drejtim të kundërt
të akrepave të orës për ta ulur.
SHËNIM: Përdorni një konfigurim të thellësisë së
cekët kur prisni materialet të holla me qëllim për të
përftuar një prerje sa më të pastër.
Asnjëherë mos
Mos e përdorni kurrë
Rregullimi i këndit të prerjes së pjerrët
► Fig.8: 1. Leva e bllokimit 2. Treguesi me shigjetë
3. Doreza në formë disku
Lironi levën e kyçjes në drejtim të kundërt të akrepave
të orës dhe ktheni dorezën në formë disku derisa
të arrihet këndi i dëshiruar (0° - 45°). Këndi i pjerrët
tregohet nga maja e shigjetës.
Pasi të keni përftuar këndin e dëshiruar, shtrëngoni
levën e kyçjes në drejtim të akrepave të orës për të
siguruar rregullimin.
KUJDES:
Pasi të keni rregulluar këndin e
pjerrët, sigurohuni që të shtrëngoni fort levën e
kyçjes.
Rregullimi i ndalesave pozitive
► Fig.9: 1. Vida rregulluese 90° 2. Vida rregulluese
45°
► Fig.10
Vegla është e pajisur me ndalesa pozitive për 90° dhe
45° në sipërfaqen e tavolinës. Për të kontrolluar dhe
rregulluar ndalesat pozitive, vazhdoni si më poshtë:
Lëvizni dorezën në formë disku sa më shumë të jetë e
mundur, duke e kthyer. Vendosni një vizore trekëndore
mbi tavolinë dhe shikoni nëse fleta e sharrës bie me
kënd 90° ose 45° me sipërfaqen e tavolinës. Nëse
fleta e sharrës bie në këndin e treguar në Figurën A,
rrotulloni vidat rregulluese në drejtim të akrepave të
orës; nëse bie në këndin që tregohet në Figurën B, vidat
rregulluese lëvizini në drejtim të kundërt të akrepave të
orës për të rregulluar ndalesat pozitive.
Pasi të rregulloni ndalesat pozitive, vendoseni fletën e
sharrës në kënd 90° me sipërfaqen e tavolinës. Më pas
rregulloni treguesin e shigjetës që skaji i tij i djathtë të
bashkërenditet me gradimin 0°.
► Fig.11: 1. Treguesi me shigjetë
Veprimi i ndërrimit
► Fig.12: 1. Çelësi
KUJDES:
Përpara se të nisë puna, sigurohuni
që vegla mund të ndizet dhe të fiket.
Për të ndezur veglën, shtypni butonin ON ( I ) (ndezur).
Për ta fikur shtypni butonin OFF ( O ) (fikur).
Riga e poshtme (riga drejtuese)
► Fig.13: 1. Vida shtrënguese 2. Riga drejtuese
3. Riga e poshtme 4. Parmaku
Nëse riga drejtuese i afrohet fletës së sharrës,
përdoreni rigën e poshtme për të mbështetur materialin
e punës. Lironi vidën shtrënguese dhe rrëshqitni rigën
e poshtme jashtë shinës. Bashkoni rigën e poshtme siç
ilustrohet dhe shtrëngoni vidat shtrënguese.
Kur riga drejtuese montohet në anën e majtë të fletës së
sharrës, ndryshoni pozicionin e rigës së poshtme. Hiqni vidat
shtrënguese, rigën e poshtme dhe shinën nga riga drejtuese.
Vendosni lirshëm shinën në anën e djathtë të rigës drejtuese
duke përdorur vidat e hequra shtrënguese. Pas kësaj,
vendosni rigën e poshtme dhe shtrëngoni vidat shtrënguese.
► Fig.14: 1. Riga drejtuese 2. Riga e poshtme 3. Vida
shtrënguese 4. Parmaku
31 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents