Skil 7420 Original Instructions Manual page 87

Random orbit sander, f0157420
Hide thumbs Also See for 7420:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat
për materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Mbani doreza mbrojtëse, syze mbrojtëse, rroba të
ngushta dhe mbrojtëse për flokët (për flokët e gjatë)
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Kur smeriloni metale, krijohen shkëndija; mos përdorni
qese pluhurash dhe mbajini personat e tjera dhe
materialet e djegshme larg nga zona e punës
GJATË PËRDORIMIT
• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
• Mos e prekni diskun smerilues në lëvizje
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORIMIT
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që
të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
PËRDORIMI
• Mbështetëset
- mos e përdorni kurrë pajisjen pa fletën mbështetëse A
! zëvendësoni menjëherë mbështetëset (lironi/
shtrëngoni 4 vidat e fletës B)
! hiqeni veglën nga spina para se të hiqni/montoni
fletat mbështetëse
• Montomi i fletës së smerilimit ④
- montoni fletën e smerilimit VELCRO si në ilustrim
- nëse është e nevojshme, pastroni fillimisht fletën
mbështetës
! vrimat në fletën e smerilimit duhet të përputhen
me vrimat në këmbën e smerilimit
! thithja e pluhurit kërkon përdorimin e fletëve të
smerilimit me vrima
! ndërrojini fletët e konsumuara të smerilimit në
kohën e duhur
• Thithja e pluhurave⑤
Për një rendiment optimal të mbledhjen e pluhurave
- montoni qesen e pluhurave D
- boshatisni qesen e pluhurave rregullisht
! mos përdorni qesen e pluhurave me korrent kur
smeriloni metale
• Ndezje/Fikje
- para se të ndizni pajisjen, ju duhet ta vendosni atë me
të gjithë sipërfaqen e smerilimit mbi materialin e punës
- kur ta ndizni, mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje
- ndizni/fikni pajisjen duke shtyrë çelësin E në
pozicionin "I"/"O"
! kini kujdes për goditje të papritura kur ndizni
pajisjen
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës ⑥
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
! mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni
sipërfaqen e smerilimit që të punojë për ju
- rrëshqisni veglën paralel me sipërfaqen e punës dhe
lëvizeni në mënyrë rrethore ose kryq
- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të thella
të padëshirueshme gjatë smerilimit
- mbajini të çarat e ajrimit F të pambuluara
• Smerilimi
- sasia e materialit të hequr përcaktohet nga shpejtësia
e diskut smerilues dhe madhësia e rërës së përdorur
- shpejtësia e diskut smerilues ulet në raport me
trysninë e ushtruar mbi vegël
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Për të përcaktuar ashpërsinë e duhur, tabela ⑦ mund të
përdoret si referencë
! gjithmonë provojeni në fillim në një material të
padobishëm
• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim
profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes F)
- hiqni pluhurin e smerilimit që ngjitet me anë të një
furçe
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës
të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e
shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i
veglës janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC
për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe
të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli ⑧ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se
ky produkt është në përputhje me standardet dhe
87

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents