LG VK8820UHA Owner's Manual page 15

Cyclone vacuum cleaner
Table of Contents

Advertisement

UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË
KUJDES
• Mos vendosni asnjë objekt në të çarat.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim të
produktit.
• Mos e përdorni kur të çarat janë të bllokuara: mbajeni
të pastër nga pluhurat, copat, flokët, ose çdo gjë tjetër
që mund të ulë qarkullimin e ajrit.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim të
produktit.
• Mos e përdorni fshesën me korrent pa depozitë
pluhurash dhe/ose filtrat e vendosur.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim të
produktit.
• Pastrojeni gjithmonë depozitën e pluhurave pas
fshirjes së pastruesve dhe zbutësve të tapeteve,
substancave pluhur dhe pluhurit të imët.
Këto produkte bllokojnë filtrat, ulin qarkullimin e ajrit dhe
mund të shkaktojnë dëmtime për pastruesin. Mospastrimi
i depozitës së pluhurave mund të shkaktojë dëmtime të
rënda ndaj pastruesit.
• Mos e përdorni fshesën me korrent për të mbledhur
objekte të forta të mprehta, lodra të vogla, gjilpëra me
kokë, kapëse letrash, etj.
Ato mund të dëmtojnë pastruesin ose koshin e pluhurave
• Mbajeni fshesën me korrent në ambiente të
brendshme.
Vendoseni larg fshesën me korrent pas përdorimit për të
parandaluar që të shkelni mbi të.
• Fshesa me korrent nuk është projektuar për tu
përdorur nga fëmijët e vegjël ose persona të
pafuqishëm pa një mbikëqyrje.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim personal
ose dëmtim të produktit.
• Përdorni vetëm pjesë të prodhuara ose të
rekomanduara nga Agjentët e Servisit të LG
Electronics.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim të
produktit.
• Përdoreni vetëm siç përshkruhet në këtë manual.
Përdoreni vetëm me aksesorë dhe pajisje shtesë të
rekomanduara dhe të aprovuara nga LG.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim personal
ose dëmtim të produktit.
Mbrojtësi Termal :
Kjo fshesë me korrent ka një termostat special që mbron fshesën me korrent në rast mbinxehje të motorit. Nëse
fshesa me korrent fiket papritur, fikni çelësin dhe hiqeni fshesën nga priza. Kontrolloni fshesën me korrent për burime
të mundshme të mbinxehjes si depozita e pluhurave e mbushur, një tub i bllokuar ose një filtër i bllokuar. Nëse
zbulohen këto situata, rregullojini dhe prisni për të paktën 30 minuta para se të përdorni fshesën me korrent. Pas
periudhës 30 minutëshe, rivendoseni fshesën me korrent në spinë dhe ndizni çelësin.
Nqs pajisja ende nuk funksionon kontaktoni me një elektriçist të specializuar.
• Për të shmangur dëmtime personale dhe për të
parandaluar rënien e pajisjes kur pastroni shkallët,
vendosni gjithmonë në fundin e shkallëve.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim personal
ose dëmtim të produktit.
• Përdorni koka aksesore në modalitetin për divanë.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim të
produktit.
• Mos e kapni dorezën e depozitës kur lëvizni fshesën
me korrent.
Trupi i fshesës me korrent mund të bjerë kur ndahen
depozita me trupin. Mund të shkaktohen dëmtime
personale ose dëmtime të produktit. Ju duhet të kapni
dorezën transportuese kur lëvizni fshesën me korrent.
(Faqe 26)
• Nëse pas boshatisjes së depozitës së pluhurave
sinjali tregues është i ndezur (i kuq), pastroni
depozitën e pluhurave.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim të
produktit.
• Sigurohuni që filtrat (filtri i shkarkimit dhe filtri i
sigurisë së motorit) janë plotësisht të thatë para
vendosjes në pajisje.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim të
produktit.
• Mos e thani filtrin në sobë ose furrë me mikrovalë.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në rrezik zjarri.
• Mos e thani filtrin në një tharëse rrobash.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në rrezik zjarri.
• Mos e thani pranë një flake të pambuluar.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në rrezik zjarri.
• Nëse përcjellësi kryesor dëmtohet, ai duhet të
zëvendësohet nga një Agjent i Servisit të LG
Electronics për të shmangur rrezikun.
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga persona
me aftësi të kufizuar (përfshirë fëmijët), fizike ose
mendore apo që nuk kanë eksperiencën dhe dijen
përkatëse. Këta persona mund t'a përdorin pajisjen
vetëm nën mbikëqyrjen e një specialisti.
Fëmijët duhet të ndalohen që të luajnë me pajisjen.
15

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents