Kujdesi Dhe Pastrimi - Electrolux EGL6282NOX User Manual

Mixed hob
Hide thumbs Also See for EGL6282NOX:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 51

KUJDESI DHE PASTRIMI

PARALAJMËRIM
Çaktivizojeni pajisjen dhe lëreni të
ftohet para se ta pastroni.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti
elektrik, përpara se të kryeni çdo
veprim pastrimi ose mirëmbajtjeje.
PARALAJMËRIM
Për arsye sigurie, mos e pastroni
pajisjen me pastrues me avull ose
me pastrues me presion të lartë.
PARALAJMËRIM
Mos përdorni pastrues abrazivë,
lesh teli ose acide. Ato mund të
shkaktojë dëmtime në pajisje.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e pajisjes.
• Për ta pastruar më mirë vatrën, mund t'i
hiqni skarat mbështetëse të tenxhereve.
• Për t'i pastruar pjesët e emaluara,
kapakun dhe kurorën, lajini ato me ujë të
ngrohtë dhe sapun dhe thajini me kujdes
përpara se t'i vendosni në vend.
• Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe pastaj
fshijini me një leckë të butë.
• Mbajtëset e tenxheres nuk janë të
përshtatshme për t'u larë në enëlarëse.
Ato duhet të lahen me dorë.
• Kur i lani skarat mbështetëse me dorë,
bëni kujdes kur t'i fshini, për t'u ruajtur
nga ndonjë buzë e mprehtë e mbetur
nga procesi i emalimit. Nëse është e
nevojshme, hiqni njollat e forta duke
përdorur një pastrues në trajtë paste.
• Sigurohuni që pas pastrimit t'i vendosni
skarat mbështetëse si duhet.
• Në mënyrë që vatrat të funksionojnë
mirë, sigurohuni që krahët e skarës
mbështetëse të jenë në qendër të vatrës.
• Tregoni shumë kujdes kur t'i
rivendosni skarat mbështetëse, për
të mos e dëmtuar rrafshin e gatimit.
Pas pastrimit, thajeni pajisjen me një leckë
të butë.
Çeliku inoks mund ta humbasë shkëlqimin
nëse tejnxehet. Në lidhje me këtë, mos
gatuani me enë prej guri, enë prej balte ose
pllaka gatimi prej gize. Mos përdorni letër
alumini për të parandaluar dëmtimin e
syprinës gjatë përdorimit.
Heqja e ndotjeve:
1.
– Hiqni menjëherë: plastmas të
shkrirë, celofan dhe ushqime që
përmbajnë sheqer. Përdorni
kruajtëse të posaçme për xhamin
qeramik. Vendoseni kruajtësen mbi
sipërfaqen e xhamit qeramik në një
kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni
tehun mbi sipërfaqe.
– Fikni pajisjen dhe lëreni të ftohet
para se të pastroni: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet metalike. Përdorni një
pastrues të veçantë që mund të
përdoret për sipërfaqen e vatrës së
gatimit.
2.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent.
3.
Në fund fshijeni pajisjen me leckë
të thatë e të pastër.
PASTRIMI I VATRËS ELEKTRIKE
Pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
PARALAJMËRIM
Përpara se të bëni çdo lloj
mirëmbajtjeje apo pastrimi duhet ta
shkëpusni vatrën nga korrenti.
SHQIP
11

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Egl6282Egl6382

Table of Contents