Makita 5705R Instruction Manual page 21

Hide thumbs Also See for 5705R:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për modelin 5143R
► Fig.11: 1. Prerjet me kënd 60° 2. Prerjet me kënd
45° 3. Prerjet me kënd 30° 4. Prerjet e drejta
5. Fleta 6. Bazamenti 7. Udhëzuesi i sipërm
Vini në vijë të drejtë vijën e shikimit tuaj me kanalin 0°
për prerje të drejta, me kanalin 30° për prerje me kënd
30°, me kanalin 45° për prerje me kënd 45° ose me
kanalin 60° për prerje me kënd 60°.
Rregullimi i thikës ndarëse
► Fig.12: 1. Caktimi i daljeve 2. Buloni me kokë
hekzagonale (për rregullimin e thikës ndarëse)
3. Caktimi i daljeve 4. Thellësia e prerjes
Përdorni çelësin hekzagonal për të liruar bulonin me
kokë hekzagonale për rregullimin e thikës ndarëse, më
pas ngrini mbrojtësen e poshtme të diskut. Lëvizni thikën
ndarëse lart ose poshtë tek dy zgjatimet për cilësimet
siç tregohet në figurë me qëllim që të arrini hapësirën e
duhur ndërmjet thikës ndarëse dhe diskut të sharrës.
KUJDES:
Sigurohuni që thika ndarëse të jetë rregulluar në
mënyrë të tillë që:
Distanca ndërmjet thikës ndarëse dhe buzës së
dhëmbëzuar të diskut të sharrës të mos jetë më
tepër se 5 mm. Buza e dhëmbëzuar të mos dalë
më tepër se 5 mm përtej skajit më të poshtëm të
thikës ndarëse.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.13: 1. Butoni i bllokimit 2. Këmbëza e çelësit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi
është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet
në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, ka një
buton zhbllokimi. Për ta ndezur veglën shtypni brenda butonin
e zhbllokimit dhe tërhiqni çelësin. Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Heqja ose instalimi i diskut të sharrës
Me këtë vegël mund të përdoret disku i mëposhtëm.
Modeli
Diametri maksimal Diametri minimal Trashësia e fletës
5705R
190 mm
170 mm
5903R
235 mm
210 mm
5103R
270 mm
260 mm
5143R
355 mm
350 mm
Trashësia e thikës ndarëse është 1,8 mm për modelin
5705R, 2,0 mm për modelet 5903R dhe 5103R, dhe 2,5
mm për modelin 5143R.
Kanali i sharrës
1,6 mm ose më pak 1,9 mm ose më shumë
1,7 mm ose më pak 2,1 mm ose më shumë
1,8 mm ose më pak 2,2 mm ose më shumë
2,3 mm ose më pak 2,7 mm ose më shumë
KUJDES:
Mos përdorni disqe sharrash që nuk përputhen
me karakteristikat e specifikuara në këto
udhëzime.
Mos përdorni disqe sharrash disku i të cilave
është më i trashë ose grupi i të cilave është më i
vogël se trashësia e thikës ndarëse.
► Fig.14: 1. Çelësi heksagonal 2. Bllokimi i boshtit
KUJDES:
Sigurohuni që disku të jetë instaluar me dhëmbët
e drejtuara nga ana e përparme e veglës.
Përdorni vetëm çelësa Makita për instalimin apo
heqjen e diskut.
Mos e shtypni kurrë kyçin e boshtit ndërkohë që
sharra është në punë.
Për të hequr diskun, shtypni deri në fund kyçin e boshtit
në mënyrë që disku të mos rrotullohet dhe përdorni
çelësin hekzagonal për të liruar në drejtimin kundërorar
bulonin me kokë hekzagonale. Më pas, hiqni bulonin
hekzagonal, flanxhën e jashtme dhe diskun.
Për të instaluar diskun, ndiqni procedurën e anasjellë
të heqjes. SIGUROHUNI TA SHTRËNGONI MIRË NË
DREJTIMIN ORAR BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE.
► Fig.15: 1. Buloni me kokë hekzagonale 2. Flanxha
e jashtme 3. Fleta e sharrës 4. Flanxha e
brendshme
Kur ndërroni diskun sigurohuni gjithashtu që të pastroni
tallashin e akumuluar në mbrojtësen e sipërme dhe
të poshtme të diskut. Megjithatë, këto veprime nuk
shmangin nevojën për të kontrolluar funksionimin e
mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.
Lidhja me një fshesë me korrent
► Fig.16: 1. Fshesa me korrent
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një fshesë
me korrent Makita me veglën tuaj. Vendosni bashkuesin
në vegël duke përdorur vidat. Më pas, lidhni tubin e
fshesës me korrent në bashkues siç tregohet në figurë.
PËRDORIMI
KUJDES:
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara lehtë
dhe në vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të
çojnë në mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje
të rrezikshme, duke shkaktuar ndoshta dhe
lëndime serioze.
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një dorezë
të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini të dyja për
ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja duart përdoren
për të mbajtur sharrën, ato s'mund të priten nga disku.
Vendoseni bazën mbi materialin e punës që do të pritet pa
bërë asnjë kontakt me diskun. Në vijim ndizeni veglën dhe
prisni derisa disku të arrijë shpejtësinë e plotë. Tani thjesht
lëvizni veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit të punës,
duke e mbajtur në të njëjtën lartësi dhe duke ecur para me
ngadalë derisa sharrimi të përfundojë.
21 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

5903r5103r5143r

Table of Contents