Udhëzime Dhe Këshilla - AEG NII74B10AB User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 46
8. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
8.1 Enë gatimi
Për zonat me gatim me induksion, fusha
e fortë elektro-magnetike krijon shumë
shpejt një nxehtësi në enën e gatimit.
Përdorni zonat e gatimit me induksion me
enë të përshtatshme.
• Për të parandaluar mbinxehjen dhe për të
përmirësuar performancën e zonave, enët
e gatimit duhet të jenë sa më të trasha
dhe të sheshta.
• Sigurohuni që bazat e enëve të gatimit të
jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i
vendosni në sipërfaqen e pllakës.
• Gjithmonë kini kujdes që të mos rrëshqitni
ose fërkoni enët e gatimit në skajet dhe
qoshet e xhamit ose në pjesët anësore
pasi mund të copëtohen ose dëmtojnë
sipërfaqen e xhamit.
Materiali i enës së gatimit
• të sakta: giza, çeliku, çeliku i emaluar,
inoksi, bazamenti me shumë shtresa (me
shënimin e duhur nga prodhuesi).
• të gabuara: alumini, bakri, tunxhi, qelqi,
qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një pianurë
me induksion nëse:
• uji zien shpejt në një zonë të vendosur në
shkallën më të lartë të nxehtësisë.
• magneti tërhiqet drejt fundit të enës së
gatimit.
Dimensionet e enës së gatimit
• Zonat e gatimit me induksion u përshtaten
automatikisht përmasave të bazamentit të
enëve.
• Efikasiteti i zonës së gatimit lidhet me
diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
• Për arsye sigurie dhe rezultate të gatimit,
mos përdorni enë gatimi më të madhe
350
SHQIP
sesa dimensionet e treguara në
„Specifikimi i zonave të gatimit". Shmangni
mbajtjen e enëve të gatimit afër panelit të
kontrollit gjatë seancës së gatimit. Kjo
mund të ndikojë në funksionimin e panelit
të kontrollit ose të aktivizojë aksidentalisht
funksionet e pianurës.
Referojuni kapitullit "Të dhënat teknike".
8.2 Zhurma gjatë përdorimit
Nёse dёgjoni:
• zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra
nga materiale të ndryshme (strukturë
sandviç).
• tingull fishkëllime: përdorni një zonë gatimi
me nivel të lartë fuqie dhe ena është e
përbërë nga materiale të ndryshme (një
strukturë sandviç).
• gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë fuqie.
• klikim: ndodh shkëmbim elektrik.
• fërshëllima, zukatje: ventilatori është në
punë.
Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë se
ka keqfunksionim.
8.3 Öko Timer (Kohëmatësi Eco)
Për të kursyer energji, ngrohësi i zonës së
gatimit çaktivizohet përpara se të bjerë sinjali
i kohëmatësit me numërim mbrapsht.
Ndryshimi në kohën e punës varet nga niveli i
cilësimit të nxehtësisë dhe kohëzgjatja e
procesit të gatimit.
8.4 Udhëzues gatimi i thjeshtuar
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë së një
zone dhe konsumit të energjisë së zonës së
gatimit nuk është lineare. Kur ju rritni
cilësimin e nxehtësisë, rritja nuk është në
proporcion me rritjen e konsumit të energjisë.
Kjo do të thotë se një zonë gatimi me cilësim
mesatar nxehtësie përdor më pak se gjysmën
e fuqisë së saj.
Të dhënat në tabelë janë vetëm
orientuese.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents