Makita LM003J Instruction Manual page 45

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for LM003J:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Llamba e energjisë kryesore pulson në të
gjelbër nëse shtypni çelësin e energjisë kryesore ndërsa
tërhiqni levën e çelësit. Lëshojeni levën e çelësit përpara
se të shtypni çelësin e energjisë kryesore.
3.
Tërhiqni levën e çelësit drejt jush ndërkohë që
mbani shtypur butonin e çelësit. Lëshojeni butonin e
çelësit kur motori nis të punojë.
► Fig.23: 1. Butoni i çelësit 2. Leva e çelësit
4.
Ndërkohë që mbani levën e çelësit, shtypni levën e
transmisionit dhe mbajeni për të lëvizur rrotat e pasme.
► Fig.24: 1. Leva e transmisionit
SHËNIM: Ju mund të lëvizni rrotat e pasme duke
shtypur levën e transmisionit përpara dhe duke
mbajtur pa tërhequr levën e çelësit.
5.
Lëshoni levën e transmisionit dhe levën e çelësit
për të ndaluar makinerinë.
Rregullimi i lartësisë së kositjes
PARALAJMËRIM:
dorën ose këmbën poshtë trupit të kositëses kur
rregulloni lartësinë e kositjes.
PARALAJMËRIM:
që të keni futur mirë levën në kanal përpara
përdorimit.
Lartësia e kositjes mund të rregullohet në një nivel mes
20 mm dhe 100 mm.
Fikeni makinerinë dhe pastaj tërhiqni levën e rregullimit
të lartësisë së kositjes për jashtë trupit të kositëses, dhe
lëvizeni në lartësinë e dëshiruar të kositjes.
► Fig.25: 1. Leva e rregullimit të lartësisë së kositjes
Tabela e mëposhtme tregon lidhjen mes numrit në
trupin e kositëses dhe lartësisë së përafërt të kositjes.
Numri
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
Mbajeni dorezën e poshtme me njërën dorë dhe më pas lëvizni
levën e rregullimit të lartësisë së kositjes me dorën tjetër.
► Fig.26: 1. Leva e rregullimit të lartësisë së kositjes
2. Doreza e poshtme
SHËNIM: Figurat e lartësisë së kositjes duhet të
përdoren vetëm si udhëzuese. Në varësi të kushteve të
lëndinës ose të tokës, lartësia aktuale e kositjes mund
të jetë paksa e ndryshme nga lartësia e vendosur.
SHËNIM: Provoni një kositje prove të barit në një pjesë
jo shumë të dukshme që të arrini lartësinë e duhur.
Asnjëherë mos e vendosni
Gjithmonë sigurohuni
Lartësia e kositjes
20 mm
26 mm
32 mm
39 mm
47 mm
55 mm
63 mm
74 mm
86 mm
100 mm
Treguesi i nivelit të barit
Treguesi i nivelit të barit tregon volumin e barit të
kositur. Kur koshi i barit nuk është plot, treguesi
qëndron pezull ndërkohë që fletët janë në lëvizje.
► Fig.27: 1. Treguesi i nivelit të barit
Kur koshi i barit është pothuajse plot, treguesi nuk
qëndron pezull ndërkohë që fletët janë në lëvizje. Në
këtë rast, ndaloni menjëherë përdorimin dhe boshatisni
koshin.
► Fig.28: 1. Treguesi i nivelit të barit
SHËNIM: Treguesi është udhëzues i përafërt. Në
varësi të gjendjes brenda koshit, ky tregues mund të
mos funksionojë siç duhet.
Rregullimi i lartësisë së dorezës
Lartësia e dorezës mund të rregullohet në dy nivele.
1.
Mbani dorezën e poshtme dhe pastaj kthejeni
çelësin 90° duke tërhequr çelësin në dorezën e
poshtme për të liruar kunjin e bllokimit. Kryeni të njëjtën
procedurë në anën tjetër.
► Fig.29: 1. Doreza e poshtme 2. Çelësi rrotullues
SHËNIM: Mbështetja e dorezës e bën më të lehtë
lëshimin e kunjit bllokues kur tërhiqet çelësi.
2.
Rregulloni lartësinë e dorezës dhe pastaj ktheni
çelësin në të dy anët me 90°. Sigurohuni që çelësat të
jenë fiksuar mirë.
► Fig.30: 1. Çelësi rrotullues
Kalibrimi i shpejtësisë së udhëtimit
► Fig.31: 1. Leva e shpejtësisë
Shpejtësia e udhëtimit mund të rregullohet me levën e
shpejtësisë. Për të ulur shpejtësinë, tërhiqni levën drejt
jush dhe për të rritur shpejtësinë kthejeni levën përpara.
Përdorimi i aksesorit të plehërimit
Aksesori i plehërimit ju lejon që ta ktheni barin e prerë
në tokë pa e mbledhur barin e prerë në koshin e barit.
Kur e përdorni makinerinë me aksesorin e plehërimit,
sigurohuni që të hiqni koshin e barit ose gypin e
shkarkimit.
VINI RE:
Kur e përdorni makinerinë me aksesorin
e plehërimit, sigurohuni që gjatësia totale e
barit të jetë 30 mm ose më shumë dhe gjatësia e
prerjes është 15 mm ose më pak.
► Fig.32: (1) 30 mm ose më shumë (2) 15 mm ose
më pak
Përdorimi i gypit të shkarkimit
Gypi i shkarkimit ju lejon ta shkarkoni barin e prerë në
tokë nga ana e djathtë e makinerisë pa e mbledhur
barin e prerë në koshin e barit. Kur e përdorni
makinerinë me gypin e shkarkimit, sigurohuni që të
hiqni koshin e barit dhe aksesorin e plehërimit.
45 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Lm004jLm004jb101Lm003jb101

Table of Contents