Instalimi Dhe Përdorimi I Frigoriferit Tuaj; Para Se Të Përdorni Frigoriferin Tuaj - Electrolux LNT5ME32U1 User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

• Mos i prekni gjërat e ngrira me duar të lagura! Mos i hani akulloret dhe kubat
e akullit menjëherë pasi t'i keni nxjerrë nga dhoma e ngrirësit!
• Mos i ngrini përsëri ushqimet e ngrira pasi kanë shkrirë. Kjo mund të shkaktojë
probleme shëndetësore si helmim nga ushqimi.
• Mos e mbuloni trupin ose kreun e frigoriferit me leckë. Kjo ndikon në performancën e
frigoriferit tuaj.
• Fiksojini aksesorët në frigorifer gjatë transportit për të parandaluar dëmtimin e tyre.
Instalimi dhe përdorimi i frigoriferit tuaj
Para se të filloni ta përdorni frigoriferin tuaj, duhet t'i kushtoni vëmendje pikave të mëposhtme:
• Tensioni i punës për frigoriferin tuaj është 220-240 V në 50Hz.
• Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmtimet që ndodhin për shkak të përdorimit pa tokëzim.
• Vendoseni frigoriferin në një vend ku nuk do të ekspozohej nën dritën direkte të diellit.
• Pajisja juaj duhet të jetë të paktën 50 cm larg nga sobat, furrat me gaz dhe pajisjet e
ngrohjes dhe duhet të jetë të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.
• Frigoriferi juaj nuk duhet të përdoret asnjëherë jashtë ose të lihet nën shi.
• Hapësira e sipërme e nevojshme e pajisjes mund të merret nga dimensionet
që gjenden në kapitullin Dimensionet.
• Këmbët e para të lëvizshme duhet të rregullohen në mënyrë që pajisja të
jetë në nivel dhe e palëvizshme. Mund t'i rregulloni këmbët duke i rrotulluar
ato në drejtim të akrepave të orës (ose në drejtim të kundërt). Kjo mund të
bëhet para se të vendosni ushqim në frigorifer.
• Para se ta përdorni frigoriferin tuaj, fshijini të gjitha pjesët me ujë të ngrohtë me një lugë
çaji bikarbonat sode, dhe pastaj shëplajeni me ujë të pastër dhe thajeni.
Vendosini të gjitha pjesët pas pastrimit.
• Montoni shinën plastike (pjesa me fletë të zeza prapa) duke e rrotulluar
90° siç tregohet në figurë për të mos e lejuar kondensatorin të prekë
murin.
• Nëse e vendosni pajisjen mbështetur në mur në një instalim të pavarur,
atëherë instaloni largësorët që të garantoni distancë maksimale të
mundshme.
Para se të përdorni frigoriferin tuaj
• Kur përdoret për herë të parë ose pas transportit, mbajeni frigoriferin
tuaj në pozicion drejt për 3 orë dhe futeni në prizë për të lejuar punim të
efektshëm. Përndryshe mund të dëmtoni kompresorin.
• Frigoriferi juaj mund të ketë një erë kur përdoret për herë të parë; era do
të largohet kur frigoriferi fillon të ftohet.
Ndriçim i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik nga tronditja elektrike.
• Sa u përket dritave të brendshme në këtë produkt dhe pjesët rezervë që shiten veçmas:
Këto llamba synojnë të qëndrojnë në kushte e skajshme fizike te pajisjet shtëpiake,
si temperaturën, vibrime, lagështinë, ose synojnë të sinjalizojnë të dhëna lidhur me
statusin operacional të pajisjes. Ata synojnë të përdoren te pajisjet tjera dhe nuk janë
të përshtatshme për ndriçimin e dhomës shtëpiake.
AL -42-

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents