Montimi Dhe Përdorimi I Frigoriferit; Para Përdorimit Të Frigoriferit - Electrolux LRT5MF38U0 User Manuel

Larder
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Montimi dhe përdorimi i frigoriferit
Para se të filloni të përdorni frigoriferin tuaj, duhet të kini kujdes pikat më poshtë:
• Voltazhi i përdorimit për frigoriferin tuaj është 220-240 V me 50Hz.
• Kordoni elektrik i frigoriferit ka një spinë me tokëzim. Kjo spinë duhet të përdoret me një
prizë me tokëzim që ka një siguresë minimumi 16 amper. Nëse nuk keni një prizë me këto
parametra, ju lutemi realizojeni me ndihmën e një elektricisti të kualifikuar.
• Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmtimet që ndodhin për shkak të përdorimit pa tokëzim.
• Vendoseni frigoriferin në një vend që nuk është i ekspozuar ndaj dritës së diellit.
• Pajisja juaj duhet të jetë të paktën 50 cm nga sobat, furrat me gaz dhe qendrat e nxehtësisë
dhe duhet të jetë të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.
• Frigoriferi nuk duhet të përdoret kurrë jashtë ose të lihet në shi.
• Kur frigoriferi vendoset pranë një ngrirësi me ngrirje të thellë, duhet të ketë të
paktën 2 cm hapësirë midis tyre për të parandaluar lagështinë në sipërfaqen
e jashtme.
• Mos vendosni asgjë mbi frigorifer dhe montoni frigoriferin në një vend të
përshtatshëm në mënyrë që të ketë të paktën 15 cm në pjesën e sipërme.
• Këmbët e përparme përshtatëse duhet të vendosen në një lartësi të përshtatshme për të
lejuar funksionimin e frigoriferit në një mënyrë të qëndrueshme dhe të përshtatshme. Ju
mund t'i rregulloni këmbët duke i rrotulluar në drejtim orar (ose në drejtimin e kundërt). Kjo
gjë duhet të bëhet para se të vendosni ushqime në frigorifer.
• Para se të përdorni frigoriferin, fshini të gjitha pjesët me ujë të ngrohtë me
një lugë të vogël bikarbonat sode, dhe më pas shpëlajini me ujë të pastër
dhe thajini. Vendosni të gjitha pjesët pasi t'i pastroni.
• Montoni gominën e rregullimit të distancës (pjesa me fletën e zezë prapa)
duke e kthyer 90° si në figurë për të parandaluar që kondensatori të prekë
murin.
Para përdorimit të frigoriferit
• Kur e vini në punë për herë të parë ose pas transportit, lëreni frigoriferin drejt
për 3 orë dhe vendoseni në prizë për të lejuar kështu një funksionim më
eficient. Në rast të kundërt mund të dëmtoni kompresorin.
• Frigoriferi mund të ketë një erë kur përdoret për herë të parë, e cila do të largohet kur frigoriferi
fillon të ftohet.
AL - 106 -

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents