Parametrat E Temperaturës Të Ngrirësit; Parametrat E Temperaturës Së Ftohësit; Modaliteti I Super Ngrirjes - Electrolux LNT5ME32U1 User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

Sapo ta keni lidhur produktin, të gjitha simbolet do të shfaqen për 2 sekonda dhe vlerat
fillestare do të tregohen si -18 °C në treguesin e rregullimit të ngrirësit dhe +4 °C në treguesin
e rregullimit të frigoriferit.
Parametrat e temperaturës të ngrirësit
• Vlera fillestare e temperaturës për treguesin e parametrave të ngrirësit është -18 °C.
• Shtypni butonin e vendosjes së ngrirësit një herë
Kur e shtypni butonin së pari, vlera e mëparshme do të pulsojë në ekran.
• Kurdo që shtypni këtë çelës ose buton, temperatura do të ulet.
• Nëse vazhdoni ta shtypni butonin, do të fillojë përsëri nga -16°C.
SHËNIM: Modaliteti Eko aktivizohet automatikisht kur temperatura e ndarjes së
ngrirësit është vendosur në -18°C.
Parametrat e temperaturës së ftohësit
• Vlera fillestare e temperaturës për treguesin e parametrave të ftohësit është +4 °C.
• Shtypni butonin e ftohësit njëherë
• Kurdo që shtypni këtë çelës ose buton, temperatura do të ulet.
• Nëse vazhdoni ta shtypni butonin, do të fillojë përsëri nga +8°C.

Modaliteti i Super ngrirjes

Qëllimi
• Për të ngrirë një sasi të madhe ushqimesh që nuk mund të futen në raftin e ngrirjes së
shpejtë.
• Për të ngrirë ushqime të përgatitura.
• Për të ngrirë ushqime të freskëta shpejt me qëllim që të ruhet freskia.
Si ta përdorni
Për ta aktivizuar modalitetin e super ngrirjes, shtypni dhe mbani shtypur butonin
e konfigurimit të temperaturës së ngrirësit për 3 sekonda. Sapo të jetë vendosur
modaliteti i super ngrirjes, simboli i super ngrirjes në tregues do të ndizet dhe makina
do të lëshojë një sinjal për të konfirmuar se modaliteti është aktivizuar.
Gjatë modalitetit të super ngrirjes:
• Temperatura e ftohësi mund të rregullohet. Në këtë rast do të vazhdojë metoda e super
ngrirjes.
• Nuk mund të zgjidhet modaliteti i ekonomisë.
• Modaliteti i super ngrirjes mund të anulohet në të njëjtën mënyrë siç është përzgjedhur.
Shënim:
• Shuma maksimale e ushqimeve të freskëta (në kilogramë) që mund të ngrihen në
periudhën prej 24 orësh është treguar në etiketën e pajisjes.
• Për performancë optimale në kapacitetin maksimal të ngrirjes, aktivizoni modalitetin e
super ngrirjes 3 orë para se të futni ushqim të freskët në ngrirës.
Modaliteti i super ngrirjes do të anulohet automatikisht pas 24 orësh në varësi të
temperaturës së ambientit ose kur sensori i ngrirjes të arrijë një temperaturë mjaftueshëm
të ultë.
AL -46-

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents