AEG BSE778380B User Manual page 8

Hide thumbs Also See for BSE778380B:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 239
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga
priza.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të
derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni
qendrën e autorizuar të shërbimit.
• Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Pastrimi pirolitik
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje/zjarri/emetimesh kimike
(avuj) në regjimin pirolitik.
• Para se të kryeni pastrimin pirolitik dhe të
bëni ngrohjen paraprake, hiqni nga
hapësira e brendshme e furrës:
– çdo mbetje të tepërt ushqimore, vaj
apo yndyrë të derdhur / depozituar.
– çdo objekt të lëvizshëm (duke
përfshirë raftet, mbajtëset e anës, etj.
që kanë ardhur me produktin)
veçanërisht çdo tenxhere, tigan, tavë,
takëme etj., që nuk ngjisin.
• Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet për
pastrimin pirolitik.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë kohës
që pastrimi pirolitik është në funksionim.
Pajisja bëhet shumë e nxehtë dhe del ajër
i nxehtë nga vrimat e ftohjes së parme.
• Pastrimi pirolitik është një funksion me
temperaturë të lartë që mund të çlirojë
avuj nga mbetjet e gatimit dhe materialet e
ndërtimit, si p.sh. konsumatorëve u
këshillohet të:
– sigurojnë ajrim të mirë gjatë dhe pas
pastrimit pirolitik.
– sigurojnë ajrim të mirë gjatë dhe pas
nxehjes paraprake fillestare.
8
SHQIP
• Mos derdhni apo hidhni ujë në derën e
furrës gjatë dhe pas pastrimit pirolitik për
të shmangur dëmtimin e paneleve prej
xhami.
• Avujt e lëshuar nga furrat pirolitike/mbetjet
e gatimit siç përshkruhet nuk janë të
dëmshme për njerëzit, duke përfshirë
fëmijët ose personat me probleme
mjekësore.
• Mbani larg kafshët shtëpiake nga pajisja
gjatë dhe pas pastrimit pirolitik dhe
nxehjes paraprake. Kafshët shtëpiake të
vogla (sidomos zogj dhe zvarranikë) mund
të jenë shumë të ndjeshëm ndaj
ndryshimeve të temperaturës dhe avujve
të nxjerrë.
• Sipërfaqet jongjitëse në tenxhere, tiganë,
tepsi, takëme etj. mund të dëmtohen nga
pastrimi pirolitik në temperaturë të larë i të
gjitha furrave pirolitike dhe mund të jetë
dhe burim avujsh të dëmshëm në nivel të
ulë.
2.6 Gatimi me avull
PARALAJMËRIM!
Mund të digjeni dhe të dëmtoni pajisjen.
• Avulli i çliruar mund të shkaktojë djegie:
– Mos e hapni derën e pajisjes gjatë
funksionit të gatimit me avull.
– Hapeni derën e pajisjes me kujdes pas
funksionit të gatimit me avull.
2.7 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të
tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
• Ky produkt përmban një burim drite të
klasit G të efikasitetit të energjisë.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Bse778380mBsk778380m

Table of Contents