Garancia Dhe Mbështetja - Philips One HY1200 Manual

Hide thumbs Also See for One HY1200:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pastrimi
Ju duhet të pastroni furçën tuaj të dhëmbëve dhe
aksesorët rregullisht për të hequr pastën e dhëmbëve
dhe mbetjet e tjera. Mospastrimi i produktit mund ta
bëjë atë johigjienik dhe mund të shkaktojë dëmtime
të tij.
Paralajmërim: Mos e pastroni produktin ose
aksesorët në enëlarëse, mikrovalë, me kimikate
ose me ujë të nxehtë të vluar.
Doreza e furçës së dhëmbëve
1 Hiqni kokën e furçës dhe shpëlajeni zonën e
boshtit metalik me ujë të ngrohtë (Fig. 14).
Sigurohuni që të hiqni mbetjet e pastës së
dhëmbëve.
2 Fshijeni të gjithë sipërfaqen e dorezës me leckë të
njomë.
Shënim: Mos e trokisni dorezën në lavaman për të
hequr ujin e tepërt.
Pastrimi i kokës së furçës
1 Shpëlani kokën dhe fijet e furçës pas çdo
përdorimi.
2 Hiqni kokën e furçës nga doreza dhe shpëlajeni
bashkuesin e kokës së furçës me ujë të ngrohtë të
paktën një herë në javë.
Pastrimi i kutisë për udhëtim ose i kapakut
për udhëtim të kokës së furçës
Shpëlajeni kutinë për udhëtim ose kapakun për
udhëtim çdo javë me ujë të ngrohtë dhe fshijini me
një leckë të njomë.
Pastrimi i kabllos së karikimit USB-A dhe i
folesë së karikimit
1 Përdorni ajër të kompresuar për të pastruar folenë
e karikimit te doreza e furçës së dhëmbëve dhe
bashkuesin në kabllon e karikimit USB-A.
2 Përdorni një leckë paksa të njomë për të fshirë
kabllon e karikimit USB-A, më pas lëreni të thahet
plotësisht.
Shënim: Shmangni kontaktin e folesë së karikimit dhe
lidhjeve me ujin. Pas pastrimit, sigurohuni që kablloja
e karikimit USB-A të jetë plotësisht e thatë përpara se
ta lidhni me një ushqyes elektrik USB.
Ruajtja
Nëse nuk do ta përdorni produktin për një kohë të
gjatë, pastrojeni atë (shih «Pastrimi»), karikojeni
plotësisht dhe ruajeni në një vend të freskët dhe të
thatë larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
Ndërrimi
Koka e furçës
Për të arritur rezultate optimale, ndërrojini kokat e
furçës çdo 3 muaj. Vetëm kokat e furçave "Philips
One" përputhen me "Philips One".
Gjetja e numrit të modelit
Hiqni kokën e furçës nga doreza. Shikoni në pjesën e
sipërme të dorezës pranë boshtit metalik për numrin
e modelit (HY120X).
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju
lutemi vizitoni www.philips.com/support ose lexoni
fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare.
Përjashtimet nga garancia
Çfarë nuk mbulohet nga garancia:
-
Aksesorët për brenda gojës, duke përfshirë kokat
dhe grykëzat e furçës.
-
Dëmtimin e shkaktuar nga përdorimi i pjesëve të
ndërrimit ose kokave të furçës të paautorizuara.
-
Dëmtimin e shkaktuar nga keqpërdorimi, abuzimi,
pakujdesia, modifikimi ose riparimi i paautorizuar.
-
Konsumimin e zakonshëm, duke përfshirë ciflosjet,
gërvishtjet, gërryerjet, çngjyrimin ose zbehjen.
Riciklimi
-
Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe
bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat
normale të shtëpisë (Fig. 16).
PËRMBAN HIDRAT TË METALIT NIKEL. DUHET TË
ASGJËSOHET NË MËNYRËN E DUHUR.
-
Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin
e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive.
Heqja e baterisë së ringarkueshme
Bateria e karikueshme e integruar duhet të hiqet
vetëm nga një profesionist i kualifikuar kur pajisja
hidhet. Para se të hiqni baterinë, sigurohuni që ajo të
jetë shkarkuar plotësisht.
Merrni masat e nevojshme paraprake kur
përdorni veglat për të hapur pajisjen dhe kur
hidhni baterinë e rikarikueshme. Sigurohuni të
mbroni sytë, duart, gishtat dhe sipërfaqen mbi
të cilën punoni.
Kur administroni bateritë sigurohuni që duart
tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata.
Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të
baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e
baterive të takojnë me sende metalike (p.sh.
monedha, karfica, unaza). Mos i mbështillni
bateritë me fletë alumini. Mbrojuani kontaktet
me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese
plastike përpara se t'i hidhni.
Për të hequr baterinë e rikarikueshme, ju duhen
pinca/gërshërë dhe një kaçavidë.
1 Për të shkarkuar ngarkesat nga bateria e
rikarikueshme, hiqni dorezën nga kablloja e
karikimit, ndizni furçën e dhëmbëve "Philips One"
dhe lëreni atë të punojë derisa të ndalojë.
Përsëriteni këtë hap derisa furça e dhëmbëve
"Philips One" të mos ndizet më.
2 Hiqeni kokën e furçës dhe hidheni.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Sonicare one hy1200Sonicare one hy1200/25Sonicare one hy1200/26

Table of Contents