Skil 6420 Original Instructions Manual page 87

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
AKSESORËT
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar
që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
GJATË PËRDORIMIT
Mbajeni kordonin gjithmonë larg nga pjesët lëvizëse të
pajisjes
Nëse puntoja bllokohet papritur (duke shkaktuar një
reagim të papritur dhe të rrezikshëm), fikeni menjëherë
pajisjen.
Mbajeni veglën e punës vetëm nga sipërfaqet e
izoluara e kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose me
kordonin e tij (kontakti me një tel elektrik mund të bëjë
që pjesët metalike të ekspozuara të veglës së punës të
transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen
elektrike të përdoruesit)
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORIMIT
Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
Ndezje/Fikje 6
Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim 7
Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë 8
Kontrolli i shpejtësisë maksimale 9
Me anë të rrotës C shpejtësia maksimale mund të
ndryshohet nga e ulët në e lartë
- ndizni veglën
- bllokoni çelësin
- rrotulloni rrotën C për të zgjedhur shpejtësinë
maksimale
Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit q
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
Shpimi normal në krahasim me shpimin me goditje w
- treguesi F tregon funksionin e zgjedhur të shpimit
! zgjidhni funksionin e shpimit vetëm kur pajisja të
jetë e fikur
Ndërrimi i puntove e
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues G
vetëm kur vegla të jetë e palëvizshme
- futeni punton sa më shumë në mandrinë
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
Rregullimi i thellësisë së shpimit r
Mbajtja dhe drejtimi i veglës t
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- përdorni gjithmonë dorezën ndihmëse H 2 (mund
të rregullohet sipas ilustrimit)
- mbajini të çarat e ajrimit K 2 të pambuluara
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Për shpime në beton ose në gur, kërkohet një trysni e
vazhdueshme mbi trapano
Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet një
vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes K 2 )
! shkëputni spinën para pastrimit
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 5 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
ZHURMA / VIBRIMI
E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 100 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 111 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi . m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria
K = 1,5 m/s²)
. kur shponi në metal 7,1 m/s²
. gjatë shpimit me goditje në beton 17,0 m/s²
Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
87

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents