Makita DLS211 Instruction Manual page 80

Cordless slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for DLS211:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES:
Përdorni dërrasë të drejtë me
trashësi të njëtrajtshme me atë të fletës prej druri.
KUJDES:
Për të kryer prerje të plota të
materialeve të punës me lartësi 107 mm deri në
120 mm, në rigën udhëzuese duhet të përdoret
një fletë prej druri. Fleta prej druri e ndan materialin
e punës nga riga, duke e lejuar fletën të kryejë një
prerje më të thellë.
VINI RE:
Gjatë montimit të fletës prej druri, mos
e rrotulloni bazën e rrotullimit me dorezën të ulur.
Disku dhe/ose fleta prej druri do të dëmtohen.
Përdorimi i fletëve prej druri ndihmon në sigurimin e prerjeve pa
thyerje në materialin e punës. Montoni fletën prej druri te riga
udhëzuese duke përdorur vrimat në rigën udhëzuese dhe vida 6 mm.
Shihni figurën në lidhje me përmasat e fletëve të
sugjeruara prej druri.
► Fig.64: 1. Vrima 2. Mbi 15 mm 3. Mbi 270 mm 4. 90
mm 5. 145 mm 6. 19 mm 7. 115 - 120 mm
SHEMBULL Kur prisni materiale pune me lartësi 115
dhe 120 mm, përdorni fletë prej druri me trashësinë e
mëposhtme.
Këndi i prerjes me
kënd
Majtas dhe djathtas
45°
Majtas dhe djathtas
60°
Transportimi i veglës
Përpara transportimit të veglës, sigurohuni që të hiqni bateritë
dhe të jenë siguruar të gjitha pjesët e lëvizshme të sharrës me
prerje me kënd. Gjithmonë kontrolloni sa më poshtë:
Bateritë janë hequr.
Shasia ndodhet në pozicion këndi prerjeje të
pjerrët 0° dhe është e siguruar.
Shasia është ulur dhe bllokuar.
Shasia është rrëshqitur plotësisht në rigën
udhëzuese dhe është bllokuar.
Baza e rrotullimit ndodhet në pozicionin e plotë të djathtë
të këndit të prerjes me kënd dhe është e siguruar.
Bazat e poshtme janë të ruajtura dhe të siguruara.
Transportojeni veglën duke mbajtur të dyja anët e
bazës së veglës, siç tregohet në figurë.
► Fig.65
PARALAJMËRIM:
e shasisë shërben vetëm për qëllime transportimi
dhe ruajtjeje dhe jo për prerje. Përdorimi i kunjit
ndalues për prerje mund të shkaktojë lëvizje të
papritura të fletës së sharrës dhe të rezultojë në
zmbrapsje dhe lëndim të rëndë personal.
KUJDES:
Sigurojini gjithmonë të gjitha
pjesët lëvizëse para se të transportoni veglën.
Nëse pjesë të veglës lëvizin ose rrëshqasin gjatë
transportimit, mund të ndodhë humbja e kontrollit ose
e ekuilibrit, duke shkaktuar lëndim personal.
Trashësia e fletës së drurit
115 mm
120 mm
20 mm
38 mm
15 mm
25 mm
15 mm
25 mm
Kunji ndalues për ngritjen
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Vetëm për DLS211
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson
përdorim të pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një
fshesë të mbështetur me korrent me veglën, mund ta
përdorni fshesën automatikisht bashkë me mekanizmin
e funksionimit të veglës.
► Fig.66
Për përdorimin e funksionit të aktivizimit të lidhjes me
valë, përgatitni sa më poshtë:
Një njësi me valë (aksesor opsional)
Një fshesë me korrent që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Pamja e përgjithshme e cilësimit të funksionit të
aktivizimit të lidhjes me valë është si në vijim. Referojuni
seksioneve përkatëse për procedurat e detajuara.
1.
Instalimi i njësisë me valë
2.
Regjistrimi i veglës për fshesën me korrent
3.
Nisja e funksionit të aktivizimit të lidhjes me valë
Instalimi i njësisë me valë
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kur instaloni njësinë me valë,
vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë dhe
të qëndrueshme.
VINI RE:
Përpara se të instaloni njësinë me valë,
pastroni pluhurin dhe papastërtitë në vegël. Pluhuri
ose papastërtitë mund të shkaktojnë keqfunksionim
nëse hyjnë në folenë e njësisë me valë.
VINI RE:
Për të parandaluar keqfunksionimin që
shkaktohet nga elektriciteti statik, përpara se të ngrini
njësinë me valë, prekni një material që shkarkon
elektricitetin statik, si p.sh. një pjesë metalike të veglës.
VINI RE:
Kur instaloni njësinë me valë, sigurohuni
gjithmonë që njësia me valë të jetë e vendosur në
drejtimin e duhur dhe kapaku të jetë i mbyllur plotësisht.
1.
Hapni kapakun në vegël siç tregohet në figurë.
► Fig.67: 1. Kapaku
2.
Vendosni njësinë me valë në fole dhe më pas
mbyllni kapakun.
Kur vendosni njësinë me valë, bashkërenditni pjesët e
dala me pjesët e futura në fole.
► Fig.68: 1. Njësia me valë 2. Pjesa e dalë 3. Kapaku
4. Pjesa e futur
Kur hiqni njësinë me valë, hapni ngadalë kapakun.
Grepat në pjesën e pasme të kapakut do ta ngrenë
njësinë me valë ndërsa ju tërhiqni lart kapakun.
► Fig.69: 1. Njësia me valë 2. Grepi 3. Kapaku
Pasi ta hiqni njësinë me valë, vendoseni në kasën e
dhënë ose në një enë pa elektricitet statik.
80 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dls212Dls211zu

Table of Contents