Makita DLS211 Instruction Manual page 71

Cordless slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for DLS211:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Me veglën të hequr nga priza, rrotulloni fletën me dorë
ndërkohë që mbani dorezën të ulur poshtë fare që të
siguroheni që fleta të mos prekë asnjë pjesë të bazës
së poshtme. Rregullojeni pak, nëse është nevoja.
Pas rregullimit, kthejeni gjithmonë levën e ndaluesit në
pozicionin fillestar.
PARALAJMËRIM:
fletë të re dhe me bateritë të hequra, sigurohuni
gjithmonë që fleta të mos të prekë asnjë pjesë të
bazës së poshtme kur doreza ulet plotësisht. Nëse
fleta prek bazën mund të shkaktojë zmbrapsje dhe të
çojë në lëndime personale serioze.
Krahu i ndaluesit
Pozicioni i kufirit të poshtëm të fletës mund të
rregullohet lehtësisht me anë të krahut të ndaluesit. Për
ta rregulluar, rrotullojeni krahun e ndaluesit në drejtim
të shigjetës siç tregohet në figurë. Rrotullojeni vidën
rregulluese në mënyrë të tillë që fleta të ndalojë në
pozicionin e dëshiruar kur doreza ulet plotësisht.
► Fig.20: 1. Krahu i ndaluesit 2. Vida rregulluese
Rregullimi i këndit të prerjes me
kënd
KUJDES:
Pasi të keni ndryshuar këndin e
prerjes me kënd, gjithmonë siguroni bazën e
rrotullimit duke shtrënguar fort dorezën.
VINI RE:
Kur rrotulloni bazën e rrotullimit,
sigurohuni që të ngrini dorezën plotësisht.
► Fig.21: 1. Leva e bllokimit 2. Mbajtësja 3. Leva e
lirimit 4. Treguesi
Rrotulloni në drejtim të kundërt të akrepave të
orës dorezën për të zhbllokuar bazën e rrotullimit.
Rrotullojeni dorezën ndërsa mbani poshtë levën
e bllokimit për të lëvizur bazën e rrotullimit.
Bashkërenditni treguesin me këndin e dëshiruar në
shkallë, më pas shtrëngoni dorezën.
SHËNIM: Nëse shtypni levën e lirimit, mund ta lëvizni
bazën e rrotullimit pa mbajtur poshtë levën e bllokimit.
Shtrëngoni dorezën në pozicionin e dëshiruar.
Kjo sharrë për prerje të pjerrët përmban funksion
ndalimi pozitiv. Mund ta vendosni me shpejtësi këndin
e djathtë/majtë të prerjes me kënd 0°, 15°, 22,5°, 31,6°,
45° dhe 60°. Për të përdorur këtë funksion, lëvizeni
bazën e rrotullimit pranë këndit të dëshiruar pozitiv të
ndalimit ndërsa mbani shtypur levën e bllokimit. Më pas
lirojeni levën e bllokimit dhe lëvizeni bazën e rrotullimit
në këndin pozitiv të dëshiruar të ndalimit derisa baza e
rrotullimit të bllokohet.
Pasi të keni instaluar një
Rregullimi i këndit të prerjes së
pjerrët
VINI RE:
Gjithmonë hiqeni mbrojtësen e sipërme
dhe morsën vertikale përpara se të rregulloni
këndin e prerjes së pjerrët.
VINI RE:
Kur ndryshoni këndet e prerjes së
pjerrët, sigurohuni që të keni pozicionuar siç
duhet dërrasat me kanale siç shpjegohet në
seksionin "Dërrasat me kanale".
VINI RE:
Sigurohuni që ta ngrini dorezën
plotësisht gjatë animit të fletës së sharrës.
VINI RE:
Mos e shtrëngoni shumë dorezën.
Duke vepruar kështu mund të shkaktohet
keqfunksionim i mekanizmit të bllokimit të këndit
të prerjes.
1.
Rrotulloni çelësin rrotullues në shufrën me
rrëshqitje në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
► Fig.22: 1. Çelësi rrotullues
2.
Tërhiqni dhe rrotulloni levën kapëse në pozicionin
siç ilustrohet.
► Fig.23: 1. Leva kapëse
3.
Puthitni treguesin me këndin e dëshiruar në
shkallë duke lëvizur shasinë, më pas shtrëngoni çelësin
rrotullues.
► Fig.24: 1. Shkalla e këndit të prerjes së pjerrët
2. Treguesi
Për të anuar shasinë djathtas, anojeni shasinë edhe
pak majtas dhe më pas anojeni djathtas ndërsa shtypni
poshtë butonin e lirimit.
► Fig.25: 1. Butoni i lirimit
Nëse kryeni prerje të pjerrët më të madhe se 45°,
lëvizeni shasinë ndërsa rrëshqisni levën e lirimit drejt
pjesës së përparme të veglës. Ju mund të kryeni prerje
të pjerrët deri në 48°.
► Fig.26: 1. Leva e lirimit
Kjo sharrë për prerje të pjerrët përmban funksion
ndalimi pozitiv. Ju mund ta vendosni këndin 22,5°
dhe 33,9° me shpejtësi si në të djathtë ashtu edhe në
të majtë. Vendoseni levën kapëse në pozicionin siç
ilustrohet dhe anoni shasinë. Për të ndërruar këndin,
tërhiqeni levën kapëse dhe anoni shasinë.
► Fig.27: 1. Leva kapëse
KUJDES:
Pasi të ndryshoni këndin e prerjes
së pjerrët, gjithmonë sigurojeni çelësin rrotullues.
Bllokimi me rrëshqitje
Për të bllokuar lëvizjen rrëshqitëse të shasisë, shtyjeni
shasinë drejt rigës udhëzuese derisa të ndalojë.
Tërhiqeni kunjin ndalues dhe rrotullojeni 90°.
► Fig.28: 1. Pozicioni i zhbllokuar 2. Pozicioni i
bllokuar 3. Kunji ndalues
71 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dls212Dls211zu

Table of Contents