Makita 5008MG Instruction Manual page 21

Hide thumbs Also See for 5008MG:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ruajtja e çelësit hekzagonal
► Fig.12: 1. Çelësi heksagonal 2. Pjesa e dalë
Çelësi hekzagonal lihet në vegël. Për ta hequr çelësin
hekzagonal, rrotullojeni drejt vetes dhe tërhiqeni për ta nxjerrë.
Për ta vendosur çelësin hekzagonal, vendoseni në dorezë
dhe rrotullojeni derisa të prekë me pjesën e dalë në dorezë.
Heqja ose instalimi i diskut të sharrës
► Fig.13: 1. Çelësi heksagonal 2. Bllokimi i boshtit
KUJDES:
Sigurohuni që disku të jetë instaluar me dhëmbët e
drejtuara nga ana e përparme e veglës.
Përdorni vetëm çelësa Makita për instalimin apo
heqjen e diskut.
Për të hequr diskun, shtypni kyçin e boshtit në mënyrë
që disku të mos rrotullohet dhe përdorni çelësin
hekzagonal për të liruar në drejtimin kundërorar
bulonin me kokë hekzagonale. Më pas, hiqni bulonin
hekzagonal, flanxhën e jashtme dhe diskun.
Për të instaluar diskun, ndiqni procedurën e anasjellë
të heqjes. SIGUROHUNI TA SHTRËNGONI MIRË
NË DREJTIMIN ORAR BULONIN ME KOKË
HEKZAGONALE.
► Fig.14: 1. Fleta e sharrës 2. Buloni hekzagonal
3. Flanxha e jashtme 4. Flanxha e
brendshme 5. Unaza
Kur ndërroni diskun, sigurohuni gjithashtu që të pastroni
tallashin e grumbulluar në mbrojtësen e sipërme dhe të
poshtme të diskut, siç diskutohet në seksionin Mirëmbajtja.
Këto veprime nuk shmangin nevojën për të kontrolluar
funksionimin e mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.
Lidhja me një fshesë me korrent
Aksesorë opsionalë
► Fig.15: 1. Fshesa me korrent
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një fshesë
me korrent Makita me veglën tuaj. Vendosni bashkuesin
në vegël duke përdorur vidat. Më pas, lidhni tubin e
fshesës me korrent në bashkues siç tregohet në figurë.
PËRDORIMI
KUJDES:
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara lehtë
dhe në vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të
çojnë në mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje
të rrezikshme, duke shkaktuar ndoshta dhe
lëndime serioze.
► Fig.16: 1. Doreza e pasme 2. Mbajtësja e përparme
3. Bazamenti
Përdorni gjithmonë dorezën e përparme dhe dorezën
e pasme dhe mbajeni fort veglën në të dyja dorezat
gjatë kohës që është në punë. Pajisja është e pajisur
me dorezë përpara dhe mbrapa. Nëse të dyja duart
përdoren për të mbajtur sharrën, ato s'mund të priten
nga disku. Vendoseni bazën mbi materialin e punës
që do të pritet pa bërë asnjë kontakt me diskun. Në
vijim ndizeni veglën dhe prisni derisa disku të arrijë
shpejtësinë e plotë. Tani thjesht lëvizni veglën përpara
mbi sipërfaqen e materialit të punës, duke e mbajtur në
të njëjtën lartësi dhe duke ecur para me ngadalë derisa
sharrimi të përfundojë.
Për të bërë prerje sa më të pastra, mbajeni drejt vijën e
sharrimit dhe shpejtësinë e avancimit të njëjtë. Nëse prerja
nuk bëhet sipas vijës së prerjes që kishit në mendje, mos u
përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni veglën pas me forcë për në
vijën e prerjes. Ky veprim mund të bllokojë sharrën e të çojë
në zmbrapsje të rrezikshme dhe ndoshta lëndime serioze.
Lëshoni çelësin, prisni derisa disku të ndalojë dhe më pas
tërhiqeni veglën. Rivendoseni veglën në vijën e re të prerjes
dhe nisni sërish prerjen. Përpiquni të shmangni pozicionet
që ekspozojnë operatorin ndaj ciflave të drurit dhe tallashit
që nxjerr sharra. Përdorni syze mbrojtëse për të shmangur
lëndimin.
Plani lëvizës (vizore udhëzues)
(Aksesor)
► Fig.17: 1. Kufizues (vizore udhëzuese)
Udhëzuesi praktik lëvizës ju mundëson prerje të drejta
tepër të sakta. Thjesht rrëshqiteni udhëzuesin me
ngadalë lart kundër anës së materialit të punës dhe
sigurojeni në pozicion me anë të vidës në pjesën e
përparme të bazës. Me të mund të bëni dhe prerje të
përsëritura me gjerësi të njëjtë.
Lidhja me kordon (rrip lidhës)
Paralajmërimet e sigurisë specifike për
përdorimin në lartësi
Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet
për sigurinë. Mosndjekja e paralajmërimeve dhe e
udhëzimeve mund të rezultojë në lëndime serioze.
1.
Gjithmonë mbajeni veglën të lidhur kur punoni
"në lartësi". Gjatësia maksimale e kordonit
është 2 m (6,5 ft).
2.
Përdoreni vetëm me kordon të përshtatshëm
për këtë lloj vegle dhe të miratuar për të paktën
6,0 kg (13,3 lbs).
Mos e ankoroni kordonin e veglës në ndonjë
3.
gjë në trupin tuaj ose në komponentë të
lëvizshëm. Ankorojeni kordonin e veglës në
një strukturë të fortë që mund t'u bëjë ballë
forcave të një vegle që bie.
4.
Sigurohuni që kordoni të jetë siguruar mirë në
secilën anë përpara përdorimit.
5.
Inspektojeni veglën dhe kordonin përpara çdo
përdorimi për dëmtime dhe për funksionimin
e rregullt (duke përfshirë copën dhe fijet e
qepjes). Mos e përdorni nëse është i dëmtuar
ose nuk funksionon në rregull.
6.
Mos i mbështillni kordonët rrotull cepave të
mprehtë ose të ashpër, ose mos i lejoni të bien
në kontakt me to.
7.
Shtrëngojeni anën tjetër të kordonit jashtë
zonës së punës në mënyrë që vegla të mbahet
në mënyrë të sigurt nëse bie.
8.
Lidheni kordonin në mënyrë të tillë që vegla
të lëvizë larg nga operatori nëse bie. Veglat
që bien do të luhaten në kordon, gjë që mund të
shkaktojë lëndim ose humbje të ekuilibrit.
21 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

5008mga

Table of Contents