Paralajmërimet E Përgjithshme Për Sigurinë E Veglës - Makita 5008MG Instruction Manual

Hide thumbs Also See for 5008MG:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e
sharrës së rrumbullakët
Procedurat e prerjes
1.
RREZIK: Mbajini duart larg zonës së prerjes
dhe fletës. Mbajeni dorën tjetër në dorezën
ndihmëse ose në kasën e motorit. Nëse të dyja
duart janë duke mbajtur sharrën, atëherë nuk
mund të priten nga fleta.
2.
Mos prekni pjesën e poshtme të materialit të
punës. Mbrojtësja nuk mund t'ju mbrojë nga fleta
poshtë materialit të punës.
3.
Rregulloni thellësinë e prerjes me thellësinë
e materialit të punës. Në pjesën e poshtme të
materialit të punës duhet të duket më pak se një
dhëmb i fletës së sharrës.
4.
Asnjëherë gjatë prerjes mos e mbani në duar
ose nëpërmes këmbëve materialin e punës.
Sigurojeni materialin e punës në një platformë
të qëndrueshme. Është e rëndësishme që ta
mbështetni materialin e punës siç duhet për të
minimizuar ekspozimin e trupit, përthyerjen e
fletës ose humbjen e kontrollit.
► Fig.1
5.
Mbajeni pajisjen elektrike në sipërfaqet kapëse
të izoluara, kur të jeni duke kryer një veprim në
të cilin pajisja prerëse mund të kontaktojë me
tela të fshehur ose kordonin e vet. Prekja e një
teli me rrymë do ta përçojë rrymën edhe te pjesët
e ekspozuara metalike të veglës elektrike dhe
mund të shkaktojë goditje elektrike te punëtori.
Gjithmonë përdorni një rigë drejtuese ose një
6.
udhëzues për anët e drejta. Kjo përmirëson
saktësinë e prerjes dhe pakëson mundësinë e
ngecjes së fletës.
Gjithmonë përdorni fletë me madhësinë dhe
7.
formën e duhur (ato të diamantit përkundrejt
atyre rrumbullake) të vrimave të boshtit. Fletët
që nuk përputhen me pjesën tjetër të sharrës do të
rrotullohen jashtë qendrës duke shkaktuar humbje
të kontrollit.
Lexoni të gjitha
8.
Asnjëherë mos përdorni rondele apo bulona të
dëmtuara ose jo të duhura të fletave. Rondelet
e fletëve janë projektuar veçanërisht për sharrën
tuaj, për performancë optimale dhe siguri të
funksionimit.
Shkaqet e zmbrapsjeve dhe paralajmërime në lidhje
me to
Zmbrapsja është një reagim i papritur ndaj një flete
sharre të ngecur, të bllokuar ose të zhvendosur, e cila
bën që sharra e pakontrolluar të ngrihet dhe të dalë nga
materiali i punës drejt punëtorit;
Kur fleta ngec ose bllokohet fort nga mbyllja e
kanalit të sharrës, ajo e humbet shpejtësinë dhe
reagimi i motorit e kthen pas pajisjen me shpejtësi
drejt punëtorit;
Nëse fleta përthyhet ose zhvendoset gjatë prerjes,
dhëmbët në pjesën e pasme të fletës mund të
ngecin në sipërfaqen e drurit, duke bërë që fleta të
dalë nga kanali i sharrës dhe të kërcejë mbrapsht
drejt punëtorit.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/ose procedurave
ose kushteve të pasakta të përdorimit dhe mund të shmanget
duke marrë masat e mëposhtme parandaluese.
1.
Mbajeni fort sharrën me të dyja duart dhe
vendosini krahët në atë mënyrë që t'i rezistoni
forcave zmbrapsëse. Poziciononi trupin në
cilëndo anë të fletës, por jo në drejtim me
fletën. Zmbrapsja mund të bëjë që sharra të
kërcejë mbrapsht, por nëse merren masat e
duhura parandaluese, forcat e zmbrapsjes mund
të kontrollohen nga punëtori.
2.
Kur fleta ka ngecur ose kur e ndërprisni prerjen
për çfarëdo lloj arsyeje, lëshojeni këmbëzën dhe
mbajeni sharrën të palëvizur në material deri sa
fleta të ndalojë plotësisht. Asnjëherë mos u përpiqni
ta hiqni sharrën nga materiali ose ta tërhiqni
sharrën pas ndërkohë që fleta është në lëvizje,
përndryshe mund të ndodhë zmbrapsje. Kontrolloni
dhe ndërmerrni veprime korrigjuese për të eliminuar
shkakun e ngecjes së fletës.
3.
Kur të rifilloni sharrimin në materialin e punës,
vendoseni fletën e sharrës në mes të kanalit në
mënyrë që dhëmbët e sharrës të mos ngecin
në material. Nëse fleta e sharrës ngec, ajo mund
të dalë ose zmbrapset nga materiali ndërkohë që
rifillohet sharrimi.
4.
Mbështetni panelet e mëdhenj për të
minimizuar rrezikun e bllokimit dhe të
zmbrapsjes së fletës. Panelet e mëdhenj
kanë tendencë të përkulen nga pesha e tyre.
Mbështetëset duhet të vendosen poshtë panelit
në të dyja anët, pranë vijës së prerjes dhe pranë
buzës së panelit.
► Fig.2
► Fig.3
5.
Mos përdorni fletë të pamprehura ose të
dëmtuara. Fletët e pamprehura ose të vendosura
në mënyrën e gabuar bëjnë prerje të ngushtë,
duke shkaktuar fërkim të tepërt, ngecje të fletës
dhe zmbrapsje.
Thellësia e fletës dhe levat bllokuese të
6.
rregullimit të buzëve duhet të shtrëngohen dhe
sigurohen përpara se të kryhet prerja. Nëse
rregullimi i fletës ndryshon gjatë prerjes, ajo mund
të shkaktojë ngecje dhe zmbrapsje.
18 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

5008mga

Table of Contents