Makita DLM462 Instruction Manual page 41

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for DLM462:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3.
Shtypni çelësin e rrymës kryesore.
4.
Tërhiqni levën e çelësit drejt jush ndërkohë që
mbani shtypur butonin e çelësit. Lëshoni butonin e
çelësit sapo motori nis të punojë.
► Fig.26: 1. Butoni i çelësit 2. Leva e çelësit
SHËNIM: Nëse çelësi i bllokimit nuk është futur,
llamba e energjisë pulson në të gjelbër kur tërhiqni
levën e çelësit.
5.
Lëshoni levën e çelësit për të ndaluar motorin.
Rregullimi i lartësisë së kositjes
PARALAJMËRIM:
dorën ose këmbën poshtë trupit të kositëses kur
rregulloni lartësinë e kositjes.
PARALAJMËRIM:
që të keni futur mirë levën në kanal përpara
përdorimit.
Lartësia e kositjes mund të rregullohet në një nivel mes
20 mm dhe 100 mm.
Hiqni çelësin e bllokimit dhe më pas tërhiqni levën e
rregullimit të lartësisë së kositjes për nga jashtë trupit
të kositëses dhe lëvizeni në lartësinë e dëshiruar të
kositjes.
► Fig.27: 1. Leva e rregullimit të lartësisë së kositjes
Tabela e mëposhtme tregon lidhjen mes numrit në
trupin e kositëses dhe lartësisë së përafërt të kositjes.
Numri
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
Mbajeni dorezën e përparme ose dorezën e poshtme
me njërën dorë dhe më pas levën e rregullimit të
lartësisë së kositjes me dorën tjetër.
► Fig.28: 1. Leva e rregullimit të lartësisë së kositjes
2. Doreza e poshtme 3. Mbajtësja e
përparme
SHËNIM: Figurat e lartësisë së kositjes duhet të
përdoren vetëm si udhëzuese. Në varësi të kushteve
të lëndinës ose të tokës, lartësia aktuale e kositjes
mund të jetë paksa e ndryshme nga lartësia e
vendosur.
SHËNIM: Provoni një kositje prove të barit në një
pjesë jo shumë të dukshme që të arrini lartësinë e
duhur.
Asnjëherë mos e vendosni
Gjithmonë sigurohuni
Lartësia e kositjes
20 mm
26 mm
32 mm
39 mm
47 mm
55 mm
63 mm
74 mm
86 mm
100 mm
Treguesi i nivelit të barit
Për modelet me kosh bari
Treguesi i nivelit të barit tregon volumin e barit të
kositur. Kur koshi i barit nuk është plot, treguesi
qëndron pezull ndërkohë që fletët janë në lëvizje.
► Fig.29: 1. Treguesi i nivelit të barit
Kur koshi i barit është pothuajse plot, treguesi nuk
qëndron pezull ndërkohë që fletët janë në lëvizje. Në
këtë rast, ndaloni menjëherë përdorimin dhe boshatisni
koshin.
► Fig.30: 1. Treguesi i nivelit të barit
SHËNIM: Treguesi është udhëzues i përafërt. Në
varësi të gjendjes brenda koshit, ky tregues mund të
mos funksionojë siç duhet.
Rregullimi i lartësisë së dorezës
KUJDES:
Përpara heqjes së bulonave,
mbajeni mirë dorezën e sipërme. Përndryshe,
doreza mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndim.
Lartësia e dorezës mund të rregullohet në dy nivele.
1.
Hiqni bulonat e sipërm të dorezës së poshtme
duke përdorur çelësin me tub numër 13 dhe më pas
lironi bulonat e poshtëm.
► Fig.31: 1. Buloni i sipërm 2. Buloni i poshtëm
2.
Rregulloni lartësinë e dorezës dhe më pas
shtrëngoni fort bulonat e sipërm dhe të poshtëm.
Kalibrimi i shpejtësisë së udhëtimit
Për DLM462/DLM532
► Fig.32: 1. Leva e shpejtësisë
Shpejtësia e udhëtimit mund të rregullohet me levën e
shpejtësisë. Për të ulur shpejtësinë, tërhiqni levën drejt
jush dhe për të rritur shpejtësinë kthejeni levën përpara.
Përdorimi i aksesorit të plehërimit
Aksesori i plehërimit ju lejon që ta ktheni barin e prerë
në tokë pa e mbledhur barin e prerë në koshin e barit.
Kur e përdorni makinerinë me aksesorin e plehërimit,
sigurohuni që të hiqni koshin e barit.
VINI RE:
Kur e përdorni makinerinë me aksesorin
e plehërimit, sigurohuni që gjatësia totale e
barit të jetë 30 mm ose më shumë dhe gjatësia e
prerjes është 15 mm ose më pak.
► Fig.33: (1) 30 mm ose më shumë (2) 15 mm ose
më pak
Përdorimi i aksesorit të shkarkimit
Për DLM530/DLM532
Aksesori i shkarkimit ju lejon që ta shkarkoni barin
e prerë në tokë nga ana e djathtë e makinerisë pa e
mbledhur barin e prerë në koshin e barit. Kur e përdorni
makinerinë me aksesorin e shkarkimit, sigurohuni që të
instaloni aksesorin e plehërimit dhe hiqni koshin e barit.
41 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm530Dlm532Dlm462pt4

Table of Contents