Makita DLM462 Instruction Manual page 35

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for DLM462:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
4.
Shmangni përdorimin e kositëses në kushte të
këqija atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik
për vetëtima.
5.
Mbani mbrojtëse për sytë dhe këpucë të forta
gjatë gjithë kohës së përdorimit të kositëses.
6.
Përdoreni kositësen vetëm gjatë ditës ose në
kushte të mira ndriçimi artificial.
Ndizeni kositësen me kujdes sipas
7.
udhëzimeve dhe me këmbët larg diskut
(disqeve).
8.
Bëni kujdes të mos lëndoni këmbët dhe duart
me fletët e kositëses.
9.
Sigurohuni gjithmonë që vrimat e ajrosjes të
mbahen të pastra nga papastërtitë.
10. Kositni përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë
lart e poshtë. Bëni kujdes të veçantë kur
ndryshoni drejtimin në zonat e pjerrëta. Mos
kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.
11.
Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin
e kositëses ose kur e tërhiqni drejt vetes.
12. Ndaloni diskun(disqet) nëse kositësja duhet
anuar për transportim, kur kaloni në sipërfaqe
ku nuk ka bar dhe kur e transportoni nga apo
për në zonën e përdorimit.
13. Mos e anoni kositësen kur ndizni motorin,
përveçse kur kositësja duhet të anohet për t'u
ndezur. Në këtë rast mos e anoni më shumë
nga sa është absolutisht e nevojshme dhe
ngrini vetëm pjesën që është larg përdoruesit.
Gjithmonë sigurohuni që të dyja duart të jenë
pozicionin e përdorimit përpara se ta ktheni në
tokë kositësen.
14. Mos i vendosni duart ose këmbët pranë apo
nën pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë
larg vrimës së shkarkimit.
15. Mos e transportoni kositësen kur kositësja
është e ndezur.
16. Shmangni përdorimin e kositëses në bar të
lagur.
17. Mbajeni gjithmonë fort dorezën.
18. Mos kapni me dorë disqet prerëse ose tehet
prerëse të ekspozuara kur e ngrini ose mbani
kositësen.
19. Mbajini këmbët dhe duart larg disqeve
rrotulluese. Kujdes - Disqet rrëshqasin pasi
kositësja fiket.
20. Ndaloni menjëherë përdorimin nëse vini
re diçka të pazakontë. Fikni kositësen dhe
hiqni çelësin e bllokimit. Pastaj kontrolloni
kositësen.
21. Asnjëherë mos u përpiqni të bëni rregullime
të lartësisë së prerjes ndërkohë që kositësja
është në lëvizje nëse kositësja ka veçorinë e
rregullimit të lartësisë së prerjes.
22. Lëshoni levën e çelësit dhe prisni që fleta
të ketë ndaluar përpara se të kaloni rrugët,
rrugicat ose ndonjë zonë të mbuluar me
zhavorr. Gjithashtu, hiqni çelësin e bllokimit
nëse lini kositësen vetëm, zgjasni dorën për të
kapur ose hequr diçka që keni përpara ose për
ndonjë arsye tjetër që mund t'ju shpërqendrojë
nga puna që po bëni.
23. Nëse kositësja godet një objekt të huaj, ndiqni
hapat e mëposhtme:
- Fikni kositësen, lëshoni levën e çelësit dhe
prisni derisa disku të ketë ndaluar plotësisht.
- Hiqni çelësin e bllokimit dhe kutinë e
baterisë.
- Kontrolloni mirë kositësen për ndonjë
dëmtim.
- Zëvendësoni diskun nëse ka ndonjë dëmtim.
Riparoni çdo dëmtim përpara se të rinisni ose
të vazhdoni punën me kositësen.
24. Mos e ndizni kositësen kur jeni duke qëndruar
përpara vrimës së shkarkimit.
25. Nëse kositësja nis të ketë dridhje jo normale
(kontrollojeni menjëherë)
- inspektoni për dëmtim,
- zëvendësoni ose riparoni pjesët e dëmtuara,
- kontrolloni dhe shtrëngoni pjesët e liruara.
26. Asnjëherë mos ia drejtoni materialin e
shkarkuar dikujt. Shmangni shkarkimin e
materialit kundrejt një muri ose pengese.
Materiali mund të bëjë rikoshetë drejt përdoruesit.
Ndalojeni fletën kur kaloni mbi sipërfaqe me
zhavorr.
27. Mos e tërhiqni kositësen prapa përveçse
kur është absolutisht e nevojshme. Kur jeni i
detyruar që të ktheni kositësen nga një gardh ose
pengesë e ngjashme, shikoni poshtë dhe prapa
përpara dhe gjatë lëvizjes mbrapsht.
28. Fikeni motorin dhe prisni derisa fleta të ndalojë
plotësisht përpara se të hiqni kapësen e barit.
Tregoni kujdes sepse fletët lëvizin pas fikjes.
29. Kur e përdorni makinerinë në tokë me baltë,
pjerrësi të lagur, ose vend të lagur, kushtojini
kujdes vendosjes së këmbëve.
30. Shmangni punën në mjedise të
papërshtatshme ku përdoruesi mund të lodhet
së tepërmi.
31. Mos e përdorni makinerinë në mot të keq
ku shikueshmëria është e kufizuar.Nëse nuk
veproni kështu mund të shkaktohet rrëzim ose
funksionim i pasaktë për shkak të shikueshmërisë
së ulët.
32. Mos e zhytni makinerinë në pellgje.
33. Kur në grykën e thithjes (dritarja e ajrosjes)
ngjiten gjethe ose papastërti për shkak të
shiut, hiqini ato.
34. Mos e përdorni makinerinë në borë.
35. Nëse bari i prerë është i lagur, ai mund
të ngecë brenda makinerisë. Kontrolloni
rregullisht gjendjen e makinerisë dhe hiqni
barin e ngjitur sipas nevojës.
36. Kur përdorni makinerinë, kushtojuni kujdes
tubacioneve dhe instalimeve elektrike.
37. Mos përdorni furnizim me energji me kordon
si p.sh. përshtatës baterie ose paketë elektrike
portative me këtë makineri. Kablloja e këtij
furnizimi me energji mund të pengojë punën dhe
të rezultojë në lëndime personale.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo
1.
të dëmtuara. Përdorni vetëm pjesë këmbimi
dhe aksesorë origjinalë.
2.
Inspektoni dhe mirëmbajeni kositësen
rregullisht.
35 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm530Dlm532Dlm462pt4

Table of Contents