Makita 2704N Instruction Manual page 29

Hide thumbs Also See for 2704N:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
11.
Mos i hiqni copat e materialit të prerë ndërkohë
që fleta është në punë. Materiali mund të ngecë
mes rigës drejtuese ose brenda mbrojtëses së
fletës së sharrës dhe fletës së sharrës duke ju
tërhequr gishtat brenda fletës së sharrës. Fikeni
sharrën dhe prisni derisa fleta e sharrës të ndalojë
përpara se të hiqni materialin.
12. Përdorni një rigë ndihmëse në kontakt me
pjesën e sipërme të tavolinës kur përcaktoni
kënde të drejta në materiale pune më pak se
2 mm trashësi. Një material pune i hollë mund
të futet poshtë rigës drejtuese dhe të krijojë
zmbrapsje.
Shkaqet e zmbrapsjeve dhe paralajmërime në lidhje
me to
Zmbrapsja është një reagim i papritur i materialit
të punës për shkak një flete sharre të bllokuar ose
të ngecur ose një vije prerjeje të bashkërenditur në
mënyrë të pasaktë ose kur një pjesë e materialit të
punës ngec mes fletës së sharrës dhe rigës drejtuese
ose një objekti tjetër të fiksuar.
Më shpesh gjatë zmbrapsjes, materiali i punës ngrihet
nga tavolina nga pjesa e pasme e fletës së sharrës dhe
hidhet me forcë drejt operatorit.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/ose
procedurave ose kushteve të pasakta të përdorimit dhe
mund të shmanget duke marrë masat e mëposhtme
parandaluese.
1.
Asnjëherë mos qëndroni drejtpërdrejt në vijë
me fletën e sharrës. Gjithmonë pozicionojeni
trupin tuaj në të njëjtën anë të fletës së sharrës
me rigën drejtuese. Zmbrapsja mund ta hedhë
materialin e punës me shpejtësi të lartë drejt
kujtdo që qëndron përpara dhe në vijën e fletës së
sharrës.
2.
Asnjëherë mos u zgjatni mbi ose pas fletës së
sharrës për të tërhequr ose për të mbështetur
materialin e punës. Mund të ndodhë kontakt
aksidental me fletën e sharrës ose zmbrapsja e
saj mund të tërheqë gishtat tuaj brenda fletës së
sharrës.
3.
Asnjëherë mos e mbani ose shtypni materialin
e punës që po pritet kundrejt fletës së sharrës.
Shtypja e materialit të punës që po pritet kundrejt
fletës së sharrës do të krijojë një gjendje ngecjeje
dhe zmbrapsje.
4.
Bashkërenditni rigën që të jetë paralelisht
me fletën e sharrës. Një rigë e bashkërenditur
në mënyrë të pasaktë do të bllokojë materialin e
punës kundrejt fletës së sharrës dhe do të krijojë
zmbrapsje.
5.
Ushtroni kujdes të lartë kur bëni një prerje në
zonat që nuk mund t'i shikoni të materialeve të
montuara. Fleta e sharrës e dalë mund të presë
objekte që mund të shkaktojnë zmbrapsje.
6.
Mbështetni panelet e mëdhenj për të
minimizuar rrezikun e bllokimit dhe të
zmbrapsjes së fletës së sharrës. Panelet e
mëdhenj kanë tendencë të përkulen nga pesha e
tyre. Duhet të vendoset mbështetje nën të gjitha
pjesët e panelit që varen jashtë pjesës së sipërme
të tavolinës.
7.
Ushtroni kujdes të lartë kur prisni një material
pune që është i përdredhur, i nyjëzuar, i
deformuar ose nuk ka anë të drejtë për ta
udhëzuar me një matës për prerje tërthore
ose përgjatë rigës drejtuese. Një material pune
i deformuar, i nyjëzuar ose i përdredhur është i
paqëndrueshëm dhe shkakton bashkërenditje të
pasaktë të prerjes me fletën e sharrës, ngecje dhe
zmbrapsje.
Asnjëherë mos prisni më shumë se një
8.
material pune, të stivuar vertikalisht ose
horizontalisht. Një fletë sharre mund të kapë
një ose më shumë copa dhe mund të shkaktojë
zmbrapsje.
9.
Kur të rifilloni sharrimin me fletën e sharrës në
materialin e punës, vendoseni fletën e sharrës
në mes të kanalit në mënyrë që dhëmbët e
sharrës të mos ngecin në material. Nëse fleta
e sharrës ngec, ajo mund të ngrejë materialin e
punës dhe mund të shkaktojë zmbrapsje ndërkohë
që rifillohet sharrimi.
10. Mbajini fletët e sharrës të pastra, të mprehta
dhe me set të mjaftueshëm. Asnjëherë mos
i përdorni fletët e deformuara të sharrës ose
fletët e sharrës me dhëmbë të krisur ose
të thyer. Fletët e sharrës të mprehta dhe të
vendosura siç duhet minimizojnë ngecje, bllokimin
dhe zmbrapsjen.
Paralajmërimet e procedurës së përdorimit të
sharrës së tavolinës
1.
Fikeni sharrën e tavolinës dhe shkëputni
kordonin e rrymës kur hiqni insertin e
tavolinës, kur ndryshoni fletën e sharrës ose
bëni rregullime në thikën ndarëse, arpionet
kundër zmbrapsjes ose mbrojtësen e fletës
së sharrës, si dhe kur makineria lihet e
pamonitoruar. Masat paraprake do të shmangin
aksidentet.
2.
Asnjëherë mos e lini sharrën e tavolinës
në punë të pamonitoruar. Fikeni dhe mos
u largoni nga vegla derisa të ketë ndaluar
plotësisht. Sharra në punë e pamonitoruar është
rrezik i pakontrolluar.
3.
Vendoseni sharrën e tavolinës në një zonë
të ndriçuar mirë dhe të niveluar ku të keni
mbështetje të mirë dhe të keni ekuilibër.
Ajo duhet të instalohet në një zonë që ofron
hapësirë të mjaftueshme për përmasat e
materialit të punës. Zonat e ngushta dhe
të errëta dhe dyshemetë e paniveluara të
rrëshqitshme provokojnë aksidente.
4.
Pastroni dhe hiqni shpesh tallashin e sharrës
nga pjesa e poshtme e tavolinës së sharrës
dhe/ose pajisje që grumbullon tallashin.
Tallashi i grumbulluar është i ndezshëm dhe mund
të ndizet vetvetiu.
5.
Tavolina duhet të jetë e siguruar. Një tavolinë
sharre që nuk është e siguruar siç duhet mund të
lëvizë ose mund të përmbyset.
6.
Hiqni nga tavolina veglat, ashklat e drurit
etj. përpara se të ndizni sharrën e tavolinës.
Tërheqja e vëmendjes ose një ngecje e
mundshme mund të jenë të rrezikshme.
29 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents