Makita 2704N Instruction Manual page 28

Hide thumbs Also See for 2704N:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Udhëzimet e sigurisë për sharrat e
tavolinës
Paralajmërimet lidhur me mbrojtësen
1.
Mbajini mbrojtëset në vend. Mbrojtëset duhet
të jenë në gjendje pune dhe të montuar siç
duhet. Mbrojtëset që janë të lira, të dëmtuara ose
që nuk funksionojnë mirë duhet të riparohen ose
zëvendësohen.
Sigurohuni që fleta e sharrës nuk e prek
2.
mbrojtësen, thikën ndarëse ose materialin
e punës përpara se të ndizet çelësi. Kontakti
aksidental i këtyre artikujve me fletën e sharrës
mund të shkaktojë gjendje të rrezikshme.
3.
Rregullojeni thikën ndarëse siç përshkruhet
në manualin e përdorimit. Lënia e hapësirës,
pozicionimi dhe bashkërenditja jo e duhur mund
të bëjnë që thika ndarëse të mos ketë efikasitet në
reduktimin e mundësisë së zmbrapsjes.
4.
Në mënyrë që të funksionojë thika ndarëse dhe
arpioni kundër zmbrapsjes, ato duhet të jenë
futur në materialin e punës. Thika ndarëse dhe
arpionet kundër zmbrapsjes nuk kanë efikasitet
kur priten materiale pune që janë tepër të shkurtër
për t'u futur me thikën ndarëse dhe arpionet
kundër zmbrapsjes. Në këto kushte thika ndarëse
dhe arpionet kundër zbmrapsjes nuk mund të
parandalojnë zmbrapsjen.
5.
Përdorni fletën e duhur të sharrës për thikën
ndarëse. Në mënyrë që thika ndarëse të
funksionojë siç duhet, diametri i fletës së sharrës
duhet të përputhet me thikën ndarëse përkatëse
dhe trupi i fletës së sharrës duhet të jetë më i hollë
sesa trashësia e thikës ndarëse dhe gjerësia e
prerjes së fletës së sharrës duhet të jetë më e
madhe sesa trashësia e thikës ndarëse.
Lexoni të gjitha
Paralajmërimet për procedurat e prerjes
1.
RREZIK: Mos i vendosni kurrë gishtërinjtë ose
duart në afërsi ose në një vijë me fletën e sharrës.
Një moment mungese vëmendjeje ose një rrëshqitje
mund ta drejtojë dorën tuaj drejt fletës së sharrës dhe
mund të rezultojë në lëndime të rënda personale.
Futeni materialin e punës në fletën e sharrës
2.
vetëm në drejtimin e kundërt të rrotullimit.
Futja e materialit të punës në të njëjtin drejtim
rrotullimi të fletës së sharrës mbi tavolinë mund
të rezultojë në tërheqjen e materialit të punës dhe
dorës suaj në fletën e sharrës.
3.
Asnjëherë mos përdorni matësin për prerjen tërthore
për të futur materialin e punës kur dëshironi të
përcaktoni kënde të drejta dhe mos e përdorni rigën
drejtuese si ndalues gjatësie kur prisni tërthorazi me
matësin për prerje tërthore. Futja e materialit të punës
me rigën drejtuese dhe matësin për prerje tërthore në të
njëjtën kohë rrit mundësinë që fleta e sharrës të ngecë
dhe të zmbrapset.
4.
Kur përcaktoni kënde të drejta, gjithmonë
aplikoni forcën e futjes së materialit të punës
mes rigës dhe fletës së sharrës. Përdorni një
shkop shtytës kur distanca mes rigës dhe
fletës së sharrës është më pak se 150 mm dhe
përdorni një dërrasë shtytëse kur kjo distancë
është më pak se 50 mm. Pajisjet "ndihmëse të
punës" do ta mbajnë dorën tuaj në një distancë të
sigurt nga fleta e sharrës.
5.
Përdorni vetëm shkopin shtytës të dhënë nga
prodhuesi ose të udhëzuar në përputhje me
udhëzimet. Ky shkop shtytës ofron distancë të
mjaftueshme për dorën nga fleta e sharrës.
6.
Mos e përdorni asnjëherë një shkop shtytës
të dëmtuar ose të prerë. Një shkop shtytës i
dëmtuar mund të thyhet duke shkaktuar që dora
juaj të rrëshqasë te fleta e sharrës.
7.
Mos kryeni asnjë veprim "me dorë të lirë".
Gjithmonë përdorni ose rigën drejtuese ose
matësin për prerjen tërthore për të pozicionuar
dhe udhëzuar materialin e punës. Veprimi
me "dorë të lirë" është përdorimi i duarve për të
mbështetur ose drejtuar materialin e punës, në
vend që të përdorni rigën drejtuese ose matësin për
prerjen tërthore. Sharrimi "me dorë të lirë" çon në
bashkërenditje të pasaktë, ngecje dhe zmbrapsje.
8.
Asnjëherë mos u zgjatni rrotull ose mbi një
fletë sharre që rrotullohet. Zgjatja mbi materialin
e punës mund të çojë në kontakt aksidental me
fletën e sharrës që lëviz.
9.
Siguroni mbështetje shtesë për materialin e
punës në pjesën e pasme dhe/ose anësore
të tavolinës së sharrës për materiale pune
të gjata dhe/ose të gjera për t'i mbajtur të
niveluara. Një material pune i gjatë dhe/ose i
gjerë ka një tendencë për t'u rrotulluar në cepin
e tavolinës, duke shkaktuar humbje të kontrollit,
ngecje dhe zmbrapsje të sharrës.
10. Futeni materialin e punës me një ritëm të
njëtrajtshëm. Mos e përkulni ose përdridhni
materialin e punës. Nëse ndodh ngecje, fikeni
menjëherë veglën, hiqni nga priza veglën dhe
pastroni ngecjen. Ngecja e fletës së sharrës nga
materiali i punës mund të shkaktojë zmbrapsje
ose ngecje të motorit.
28 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents