Përdorimi I Synuar - Makita CL003G Instruction Manual

Cordless cleaner
Hide thumbs Also See for CL003G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të
përdoren për pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh
kuptimin e tyre përpara përdorimit.
Lexoni manualin e përdorimit.
Një shembull i baterisë për këtë produkt.
Vetëm për shtetet e BE-së
Ni-MH
Për shkak të pranisë së komponentëve të
Li-ion
rrezikshëm në pajisje, mbetjet e pajisjeve
elektronike dhe elektrike, akumulatorët dhe
bateritë, mund të kenë ndikim negativ në
mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.
Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe
elektronike ose bateritë me mbetjet
shtëpiake!
Në përputhje me Direktivën Evropiane
për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike, akumulatorët dhe bateritë,
dhe mbetjet e akumulatorëve dhe
baterive, si dhe përfshirjen e saj në ligjin
kombëtar, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike, akumulatorëve dhe baterive,
duhet të mbahen veçmas dhe të dorëzohen
në një pikë grumbullimi të veçantë për
mbetjet komunale, duke vepruar në
përputhje me rregulloret e mbrojtjes së
mjedisit.
Kjo tregohet nga simboli i koshit të
plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje.
Përdorimi i synuar
Vegla është synuar për mbledhjen e pluhurit të thatë.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërime për sigurinë e
pastruesit me bateri
PARALAJMËRIM:
LEXONI ME KUJDES të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet PARA PËRDORIMIT. Moszbatimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë
në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.
Mos e ekspozoni në kohë me shi. Ruajeni në
1.
ambiente të brendshme.
Mos lejoni të përdoret si lodër. Nevojitet
2.
vëmendje e kujdesshme kur përdoret nga ose
në afërsi të fëmijëve.
Të përdoret vetëm sipas udhëzimeve të këtij
3.
manuali. Përdorni vetëm pjesët shtesë të
rekomanduara nga kompania prodhuese.
Mos përdorni bateri të dëmtuar. Nëse pajisja
4.
nuk funksionon siç duhet, është përplasur,
dëmtuar, lënë në ambiente të jashtme ose ka
rënë në ujë, dërgojeni në një qendër shërbimi.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.
5.
E RËNDËSISHME
Mos vendosni objekte në pjesët e hapura. Mos
6.
e përdorni me pjesët e hapura të bllokuara;
mbajeni të pastër nga pluhurat, fijet, flokët dhe
çfarëdo gjë që mund të pengojë rrjedhjen e
ajrit.
Mbajini flokët, veshjet e lirshme, gishtat dhe të
7.
gjitha pjesët e trupit larg nga pjesët e hapura
dhe të lëvizshme.
Fikni të gjitha kontrollet para se të hiqni
8.
baterinë.
Tregoni kujdes maksimal kur pastroni në
9.
shkallë.
10. Mos e përdorni për të mbledhur lëngje të
ndezshme ose të djegshme si benzina apo
mos e përdorni në zona ku mund të gjenden
ato.
Për karikim, përdorni vetëm karikuesin e
11.
dhënë nga kompania prodhuese.
12. Mos mblidhni ndonjë gjë që digjet apo është e
ndezur, si cigaret, shkrepëset apo hiri i nxehtë.
13. Mos e përdorni pa vendosur qesen e pluhurit
dhe/ose filtrat në vend.
14. Mos e karikoni baterinë në ambiente të
jashtme.
15. Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Karikuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
16. Përdorini pajisjet vetëm me paketat e baterisë
të prodhuara posaçërisht për këtë qëllim.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
17. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg objekteve të tjera metalike, si kapëset e
letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose
objektet e tjera të vogla metalike që mund të
bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
18. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
19. Mos e përdorni një kuti baterie apo pajisje që
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
20. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose pajisjen
në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130
°C mund të shkaktojë shpërthim.
21. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
mos e karikoni kutinë e baterisë ose pajisjen
jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te
udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura
jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë
baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
29 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents