Philips Avent SCF430 Manual page 115

Hide thumbs Also See for Avent SCF430:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3 Filloni të shtyni ngadalë dorezën derisa të ndjeni thithjen në gji (Fig. 9). Më
pas lëreni dorezën të kthehet në pozicionin e saj të qëndrimit. Përsëriteni
shpejt këtë hap për 5 ose 6 herë për të nxitur refleksin e "lëshimit" të
qumështit.
Shënim: Nuk është nevoja ta shtyni dorezën deri në fund. Shtyjeni aq sa
është komode për ju. Shpejt qumështi do të fillojë të rrjedhë, ndonëse nuk
përdorni të gjithë kapacitetin thithës që mund të krijojë pompa.
4 Kur qumështi fillon të rrjedhë, gjeni një ritëm më të ngadaltë duke shtypur
dorezën dhe duke e mbajtur të shtypur për deri një moment përpara se ta
lini të kthehet në pozicionin e qëndrimit. Vazhdoni me këtë ritëm ndërkohë
që qumështi është duke rrjedhur. Nëse ju lodhet dora, provoni të përdorni
dorën tjetër ose të përdorni pompën nga gjiri tjetër.
Shënim: Mos u shqetësoni nëse qumështi nuk rrjedh menjëherë.
Qetësohuni dhe vazhdoni pompimin. Ndërrimi i pozicionit të pompës mbi
gjoksin tuaj herë pas here ndihmon në stimulimin e rrjedhjes së qumështit.
5 Vazhdoni të pomponi derisa të ndjeni që gjiri nuk ka më qumësht.
6 Pasi të keni përfunduar nxjerrjen e qumështit, hiqni me kujdes pompën nga
gjiri dhe lironi shishen ose gotën e ruajtjes nga trupi i pompës. Pastroni
pjesët e tjera të pompës së gjirit që janë përdorur (shih 'Pastrimi dhe
dezinfektimi').
Pas përdorimit
Paralajmërim: Vendosni në ruajtje vetëm qumësht gjiri të
mbledhur me pompën e pastër dhe të dezinfektuar.
Nëse parashikoni ta ushqeni foshnjën me qumështin e nxjerrë nga gjiri brenda
4 ditëve, qumështin mund ta ruani në frigorifer në një shishe ose gotë ruajtjeje
Philips Avent të montuar. Në të kundërt, mund ta ruani qumështin e gjirit në
ngrirje për deri në 6 muaj.
1 Për të ruajtur qumështin e gjirit, hidhni qumështin në një shishe të pastruar
dhe të dezinfektuar, në gotën e ruajtjes ose në një qeskë të re të ruajtjes së
qumështit të gjirit. Sigurohuni ta mbyllni mirë atë për të shmangur
rrjedhjen.
2 Zbërtheni dhe pastroni të gjitha pjesët që kanë rënë në kontakt me
qumështin e gjirit (shih 'Pastrimi dhe dezinfektimi').
Paralajmërim: Ftoheni ose ngrijeni menjëherë qumështin e nxjerrë
nga gjiri, etiketojeni me datën dhe orën ose mbajeni në temperaturë
dhome për maksimumi 4 orë përpara se të ushqeni foshnjën. Mos e
ringrini kurrë qumështin e shkrirë një herë, për të evituar rënien e
cilësisë së qumështit. Mos shtoni qumësht të freskët gjiri në qumësht
115
Shqip

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Avent scf430/00

Table of Contents