Philips Avent SCF430 Manual page 114

Hide thumbs Also See for Avent SCF430:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
114
Shqip
Paralajmërim: Bëni kujdes, pasi t'i keni dezinfektuar pjesët e
pompës në ujë të vluar, ato mund të jenë shumë të nxehta. Për të
evituar djegien, montojeni pompën e gjirit vetëm pasi pjesët e
dezinfektuara të jenë ftohur.
Kontrolloni pjesët e pompës së gjirit për konsumim apo dëmtim përpara
përdorimit dhe ndërrojini nëse është e nevojshme.
Shënim: Vendosja e saktë e vatës dhe diafragmës prej silikoni është
thelbësore për krijimin e vakuumit të duhur për pompën e gjirit.
Shënim: Numrat e figurës të përmendur më poshtë u referohen numrave të
figurës në pjesën e brendshme të fletëpalosjes së këtij manuali përdorimi.
1 Futni nga poshtë valvulën e bardhë brenda në trupin e pompës. Shtyni
valvulën sa më shumë të jetë e mundur (Fig. 2).
2 Mbërtheni trupin e pompës në drejtimin e akrepave të orës në shishe derisa
të jetë mbërthyer mirë (Fig. 3).
3 Shtyjeni plotësisht bishtin në diafragmën prej silikoni deri në fund (Fig. 4).
4 Futni nga lart membranën prej silikoni brenda në trupin e pompës.
Sigurohuni që të përputhet sa më mirë përreth buzës duke e ngjeshur me
gishta për të garantuar një izolim të përkryer (Fig. 5).
5 Montoni dorezën në membranën me bisht duke futur vrimën në dorezë
mbi skajin e bishtit. Shtyni poshtë dorezën në trupin e pompës derisa të
fiksohet në vend (Fig. 6).
6 Vendosni vatën në trupin e pompës (Fig. 7) dhe sigurohuni që buzët të
mbulojnë trupin e pompës. Shtyjeni pjesën e brendshme të vatës në hinkë.
Sigurohuni që ta shtyni vatën plotësisht brenda, deri në vijën e treguar me
një shigjetë në trupin e pompës (Fig. 8).
Përdorimi i pompës së gjirit
Paralajmërim: Gjithmonë përdoreni pompën e gjirit me vatën.
Shënim: Nëse keni pyetje ose nëse hasni efekte anësore, kontaktoni mjekun.
Përdorimi i pompës së gjirit
1 Lajini mirë duart me ujë e sapun dhe sigurohuni që gjirin ta keni të pastër.
2 Ngjisheni trupin e pompës së montuar mbi gjoksin tuaj. Sigurohuni që
thimtha e gjirit të jetë në qendër, në mënyrë që vata të krijojë një izolim
hermetik.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Avent scf430/00

Table of Contents